Greta Koçi në Fier
Jo si këngëtare, por si pjesë e politikës
Prezantohet tek të rinjtë fierakë nënkryetarja e Përgjithshme e forumit të Partisë Demokratike, Greta Koçi, këngëtarja e muzikës shqiptare. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast nga forumi rinor i Degës së PD-së së Fierit, ku morën pjesë të rinj të profesioneve të ndryshme, nxënës shkollash dhe të rinj intelektualë, të cilët pritën me entuziazëm të madh prezantimin e kësaj figure shumë të dashur, jo vetëm për të rinjtë, por për të gjithë qytetarët. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Telegraf”, Koçi pohoi se, vizioni dhe idetë bashkëkohore që ajo ka, gjejnë vend dhe mundësi zbatimi në funksion të zhvillimit të kulturës së vendit tonë dhe zbatimit të projektit për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane. Përqendrimi i madh te forcat e reja dhe angazhimi te kjo kategori për fitoren e PD-së në zgjedhjet e 2013-s, sipas saj, çdo individ e projekton të ardhmen e tij, gjë e cila tregon, ka thënë Koçi se, angazhimi në politikë i saj nuk është një rastësi, por në funksion të rritjes së numrit të anëtarësimeve të të rinjve në forumin rinor të PD-së, që sipas saj gjatë kohëve të fundit numri ka shkuar në 1604. “Politika nuk do të më bëhet pengesë e karrierës artistike, të cilën e kam deklaruar publikisht”, ka thënë këngëtarja. Ajo u shpreh se, nuk ka strategji, por vetëm pasion dhe dëshirë në zgjedhjen e re. Më pas numri dy i rinisë demokrate këndoi këngë të repertorit të saj e shoqëruar nga të rinjtë e Fierit.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj