Hyrje | Rrethet | Prefekti i Korçës

Prefekti i Korçës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pritet mot i keq, na duhet të përballemi me të papriturat

 

 

 

 



Edhe pse deri më tani në Qarkun e Korçës ka mbizotëruar një dimër i ashpër me reshje të shumta dhe temperatura minimale deri në -19 gradë celcius, pritet që në dy ditët e ardhshme (ndoshta edhe më tepër) situata të bëhet edhe më e vështirë. Sipas parashikimeve meteorologjike, duke nisur nga dita e hënë, e cila erdhi me reshje të vrullshme dëbore dhe deri ditën e enjte moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe gjithçka do të vijë duke u përkeqësuar nga ora në orë, gjë që mund të sjellë mjaft probleme në qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve, në furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, por edhe në jetën e përditshme të banorëve.
Takim me Komisionin e Emergjencave
Për këtë arsye, mesditën e së hënës prefekti i Qarkut Korçë, Andrea Mano mblodhi në një takim anëtarët e Komisionit të Planifikimit të emergjencave, ku  pasi bëri të ditur pritjen përkeqësimit të mëtejshëm të motit, edhe në ditët në vijim, u kërkoi të pranishmëve marrjen e të gjitha masave për mbajtjen hapur të rrugëve nacionale dhe rurale, për qëndrimin në gatishmëri të shërbimeve shëndetësore, për sigurimin e energjisë elektrike dhe ujin e pijshëm, por edhe për reduktimin e orëve të mësimit në të gjitha shkollat që do të kenë probleme me ngrohjen etj.. “Ajo që unë dua të theksoj, -tha Mano- ka të bëjë me faktin se po përballemi me një situatë dinamike, e cila ndryshon nga ora në orë. Situata është vështirësuar së tepërmi në 24 orët e fundit dhe ne presim një vazhdim të kësaj situate edhe për 48 orët e ardhshme, gjë që do të thotë se, secili prej nesh do të vazhdojë të jetë në krye dhe në lartësinë e duhur në detyrën që përfaqëson për të përballuar sa më mirë këtë situatë”. Prefekti Mano bëri të ditur gjithashtu se, probleme me energjinë kishte patur në disa Komuna të rrethit Devoll, ku ndërprerja e energjisë kishte ardhur për shkak të defekteve në linja.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0