Hyrje | Rrethet | Defekt i rëndë në Ujësjellës, Kuçova pa ujë të pijshëm

Defekt i rëndë në Ujësjellës, Kuçova pa ujë të pijshëm

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

SHQETËSIM/ Banorët apel prefektit të Beratit, për të ndryshuar situatën. Specialistët: Duhen 10 ditë kohë për riparimin

 

 

 

 




Rreth 50 mijë banorët e qytetit të Kuçovës po vuajnë pasojat e mungesës së ujit të pijshëm që prej 4 ditësh. Shkak për këtë është bërë dëmtimi i një tuboje tip fllanxhe të stacionit të pompimit, në Arrëz që furnizon këtë rreth me ujë të pijshëm. Banorët kanë dhënë alarmin pasi kanë 4 ditë pa një pikë uji. Burimet nga Drejtoria e Ujësjellësit, bëjnë të ditur se defekti është i rëndë dhe si pasojë ka dëmtuar një tubacion tip fllanxhe, i cili shërben për lidhjen e tubacionit kryesorë me atë të stacionit të pompimit. Po këto burime bëjnë të ditur se, edhe nga saldimet që i është bërë këtij tubacioni nga specialistët e drejtorisë Ujësjellësit, nuk ka dhënë rezultat. Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se, specialistët të ndodhur përballë një situate të rëndë, kanë bërë menjëherë një porosi për tubo jashtë vendit. Derisa të vijë porosia e bërë, banorët do të mbeten pa asnjë pikë uji të pijshëm.
Gjendja
Sipas specialistëve të Ujësjellësit bëhet e ditur për gazetën “Telegraf”, se duhen 10 ditë që të rregullohet defekti dhe njëherazi të vijë edhe tuba e porositur nga jashtë vendit. Banorët e qytetit të Kuçovës i ka bërë thirrje edhe drejtuesve të bashkisë që të mos flenë gjumë, por të angazhohen me problemet që ka komuniteti i Kuçovës, i cili ka 4 ditë pa as një pikë uji të pijshëm. Po në të njëjtën kohë banorët e qytetit dhe rrethinat për rreth, i bëjnë thirrje prefektit të Beratit, Bujar Hoxha, që me kompetencat që i jep ligji të ndërhyje për të stabilizuar situatën e krijuar në Ujësjellësin e Kuçovës. Ata kanë kërkuar nga prefekti dhe Kryetari i Bashkisë, Fatbardh Gjyzeli, që të koordinojnë punën për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve, të cilët janë në prag të një epidemie. Banorët shprehen se, disa kohë më parë Kryeministri inaugurojë rrjetin e ri të Ujësjellësit Berat - Kuçovë, për të prurë ujin e Bogovës në këtë qytet. Ka kaluar një vit dhe në çezmat e familjeve kuçovare nuk ka ardhur asnjë pikë uji.
Kërkesa
Tashmë që stacioni i pompimit të ujësjellësit të Arrzës që furnizon qytetin e Kuçovës me ujë të pijshëm është përfshirë në një defekt shumë të rëndë, pse drejtoria Rajonale e Ujësjellësit me qendër në Berat nuk i shpërndan ujë qyteti, në një kohë që tubacioni është i gatshëm. Z. Prefektë në si banorë të qytetit të Kuçovës ju bëjmë apel që të ndërhyni tek Drejtoria e Rajonale të Ujësjellësit të Beratit që të na furnizojë, edhe ne me ujë të pijshëm që vjen nga Bogova. Edhe në qytetin e Kuçovës, ka jetë, zoti Hoxha  dhe si të tillë edhe ne duam ujë të pijshëm si qytetarët e Beratit?

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0