Dimri i acartë, 200 raste në urgjenca
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”, shefi i Urgjencës në Spitalin e Durrësit, Ashim Zogu: “Gripi shënoi viktimën e parë”
Dimri i ftohtë dhe i acartë i këtij viti, ka rritur në masë të ndjeshme vdekshmërinë në qytetin e Durrësit, si pasojë e komplikacioneve të sëmundjeve të ndryshme. Sëmundshmëria është rritur dhe bashkë me të edhe numri i vdekjeve që vijnë si pasojë e gripi të përhapur gjerësisht. Në një intervistë për “Telegraf”, shefi i Urgjencës në Spitalin e Durrësit, Dr. Ashim Zogu deklaroi se gripi ka sjellë dhe komplikacione të rënda, ndërsa një 42 -vjeçar ka humbur jetën nga gripi toksik. “I kish prekur të gjitha organet jetësore, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve pas 4 ditësh që ishte paraqitur në spital 42-vjeçari ka ndërruar jetë”, tha Zogu.
Zoti Zogu si paraqitet situata në Urgjencën e qytetit bregdetar. Nga ajo çfarë vëmë re vërejmë se ka një numër shumë të madh qytetarësh që vijnë për vizita në spital?
Më shumë se 200 pacientë në ditë vijnë në Spitalin e Durrësit dhe kërkojnë ndihmën mjekësore të specializuar, një numër gati 3 herë më i madh se zakonisht, ose që mund ta krahasojmë me periudhën e stinës së verës, kur qyteti i Durrësit shkon deri në 1 milion banorë së bashku me pushuesit. Ky numër pa llogaritur urgjencën e pediatrisë së fëmijëve. Por nga 200 pacientë 50 prej tyre janë me situatë gripale, të cilët patjetër që kërkojnë një ndihmë më të specializuar të mjekëve.
Cilat janë moshat më të prekura?
Janë pikërisht moshat e vjetra me rezistencë më të ulët dhe ata me sëmundje kronike. Por një numër i madh i përkasin edhe kategorisë së njerëzve që punojnë në punë të vështira dhe të lodhshme, të cilët janë më të rrezikuar, por edhe ata që punojnë në kolektiv shfaqin rrezik etj.. Gjatë javës së fundit në urgjencë kryesisht ndihmë kanë kërkuar personat që kanë pësuar infarkt, sëmundje të zemrës, mushkërive dhe diabetit. Numri është shumë i lartë edhe tek personat që kërkojnë ndihmë mjekësore në familje.
Kjo situatë a ka rritur vdekshmërinë?
Në fakt me uljen e temperaturave është rritur edhe vdekshmëria si pasojë e komplikacioneve të ndryshme të gripit. Problem qëndron tek moshat më të vjetra, të cilat e kanë të vështirë të përballen me gripin dhe të ftohtin e madh, pasi kalojnë në situate më të rënduara.
A ka pasur raste vdekjeje nga gripi?
Javën që shkoi një 42-vjeçar nga qyteti i Shijakut mbërriti në urgjencën e spitalit i prekur nga gripi toksik, forma më e rëndë e gripit. Për 4 ditë mjekëve u është dashur të përballen me një sëmundje të rëndë, por 42-vjeçari ishte prekur në veshka në mëlçi, mushkëri dhe nuk mundi të mbijetonte, pasi erdhi me vonesë në spital dhe gjendja e tij ishte tepër e rëndë. Unë do t’ju bëja thirrje të gjithë të sëmurëve që të paraqiten në spital, para se gjendja e tyre shëndetësore të pësojë komplikacione që shkojnë deri në vdekje. Moshat e vjetra kanë pësuar mjaft komplikacione në këtë stinë, gjë që ka shtuar numrin e vdekshmërisë tek kjo kategori e popullsisë.
Cilat janë këshillat tuaja?
Të mos dalin jashtë në këtë të ftohtë sepse rezistenca trupore është e ulët dhe kjo këshillë vlen për të gjithë popullsinë. Të kursejnë daljet e tyre dhe të përdorin sa më shumë ushqime vitaminoze. Veshja është një tjetër element shumë i rëndësishëm. Duhet të vishen trashë dhe të ruajnë energjinë trupore.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj