Prostitutat imitojnë Priftin
Kapet prostituta që iu bënte shantazh biznesmenëve. Pasi i kishe fotografuar, u kërkonte 15 mijë euro
Durrës- Për herë të parë në qytetin e Durrësit që është konstatuar fenomeni i kanosjes së klientëve nga një prostitutë, e cila bashkëpunonte me persona të tjerë. Policia e Durrësit ka bërë me dije se një prostitutë durrsake dhe bashkëpunëtori i saj, u vinte gjobë klientëve të saj për të mos u publikuar fotot e familjarët dhe vetëm pasi t’u merrte lekët i linte të qetë. Mësohet se, arrestimi i dy personave erdhi pasi në lagjen Nr.17 të Durrësit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes duke i kërkuar një shumë prej 15.000 eurosh shtetasit kosovar me iniciale D.K., 70 vjeç, me banim në qytetin e Kavajës. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se, u arrestuan në flagrancë 39-vjeçari Teki Syla nga Kukësi dhe 48-vjeçarja me iniciale D.SH nga Durrësi. Por duket se i moshuari nuk ka preferuar të japë lekë, ndoshta dhe nuk ka pasur e për rrjedhojë ka kërkuar ndihmë në polici duke denoncuar gjithë çfarë i kishte ngjarë. Ndërkohë që, Policia e Durrësit ka hapur hetimin edhe për raste të tjerë të shantazhit të prostitutës dhe bashkëpunëtorit të saj, të cilët nuk kanë bërë ende denoncim në polici.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj