Biznesmenët
Kthimi i bulevardit “Shën Gjergji“ në zonë pedonale, falimentimi ynë!
Korçë- Ideja e hedhur kohë më parë nga Bashkia e qytetit të Korçës për shndërrimin e bulevardit “Shën Gjergji” në zonë pedonale, u prezantua ditën e djeshme në një projekt, përpara 41 biznesmenëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë bulevard. Prezantimi i projektit kishte si qëllim marrjen e miratimit nga ana e tyre, por ndryshe nga sa pritej, biznesmenët refuzuan implementimin e projektit në fjalë, pasi siç pohuan ata, nëse një gjë e tillë do të realizohej, atëherë falimentimi i bizneseve që operojnë në këtë rrugë do të ishte i sigurt. Sipas Kryebashkiakut të Korçës, Niko Peleshi, krijimi i zonës pedonale do të ishte në të mirë të biznesit, sepse do të krijohej një ishull i qetë, relaksues, ku banorët do të ishin më të lirshëm në bërjen e pazarit, ndërsa biznesi do të fitonte më shumë të ardhura. Veç sa më sipër, Peleshi shpjegoi se qarkullimi i mjeteve nuk do të ndërpritej totalisht, sepse do të lejohej lëvizja me një sens kalimi, ndërsa me ngushtimin e rrugës trotuaret do të shtonin gjerësinë e tyre, gjë që do të krijonte mundësi shumë më të mëdha për lëvizjen e këmbësore. Jo vetëm kaq, por Peleshi bëri të ditur se, në këtë projekt ishte i gatshëm të financonte 60% të investimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, por me kushtin që shumica e bizneseve që ushtrojnë aktivitetin në këtë rrugë të ishin “pro” projektit. Për këtë arsye, Kryebashkiaku i Korçës u kërkoi biznesmenëve që të jepnin pëlqimin e tyre, por në fund të këtij takimi u evidentua fakti se biznesmenët nuk e dëshironin një projekt të tillë. Sipas biznesmenëve, pjesa e qytetit, ku është menduar të kthehet në zonë këmbësore është zona më e gabuar e mundshme për zonë pedonale, pasi në këtë rrugë historikisht kanë lëvizura automjetet dhe asnjëherë nuk ka shërbyer si shëtitore për qytetarët.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj