Këshilli Bashkiak i Vlorës largon 126 punonjës të administratës
Të larguarit: Kjo është dhurata e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak
Këshilli Bashkiak i Vlorës, i ka thënë “Ok”, reformës në administratën e bashkisë. Ata kanë votuar unanimisht pro statusit të të papunëve, duke larguar plot 126 punonjës nga administrate e bashkisë së qytetit. Si në asnjë rast tjetër në këtë mbledhje të parë të Këshillit Bashkiak të qytetit, ka kaluar në qetësi. Duke folur vetëm me votën pro.
Shkurtimi i grandit të Qeverisë, vuri në vështirësi Bashkinë e Vlorës, që nuk kishte rrugë tjetër, përveçse ndërmarrjen e kësaj reforme. Rreth këtij problemi është prononcuar kryetari i Komisionit të Financës në Këshillin Bashkiak, Maksim Hekurani. Ai shprehet:
“Këtë vit kemi 60 milionë lekë më pak se një vit më parë dhe këtu duhet ruajtur raporti i shpenzimeve për paga dhe të ardhurat, që shkon në 25 për qind. Komisioni ynë i la detyrë administratës që edhe pas këtij reduktimi të punonjësve, të mos preket niveli i investimeve dhe të mos ulet cilësia e shërbimit ndaj komunitetit.”
-PD mendon ndryshe me votë dhe tjetër gjë thotë me fjalë
Sido që me votë i kanë thënë “Ok” shkurtimeve në administratën e bashkisë, në diskutimet e tyre, janë shprehur ndryshe. Laureta Bejkosala në diskutimin e saj është shprehur: “Në të vërtetë unë ndjehem e frikësuar për cilësinë e shërbimeve, që do të kryejë bashkia me njësitë vartëse, pas këtyre shkurtimeve. Të besojmë tek fjala e nënkryetarit Banushi, që premtoi se nuk do të ndryshojë cilësia e shërbimeve ndaj komunitetit. Ne do të kërkonim që të bëhej një referencë se sa duhet të jetë numri i punonjësve të administratës në raport me popullsinë e qytetit, por një administratë e kualifikuar, do të përballonte edhe vështirësitë nga reforma.
-Pse nuk ngrihet komisioni qeveritar për 100- vjetorin e Pavarësisë:
Këshilli Bashkiak ka debatuar edhe për probleme të tjera, sikurse ka qenë shërbimi urban, ndërsa problemi i rëndësishëm për pasojën që sjellin antenat firmave celulare të vendosura në qytet, ku u dhanë argumente për pasojën në shëndetin e qytetarëve, u la përgjysmë. Ai që zgjoi nga gjymi këshilltarët, ishte diskutimi i Halim Dervishit, këshilltarit të majtë, ish-nënkryetari i bashkisë së qytetit. Ai u shpreh se, jemi të vonuar për ngritjen e komisionit shtetëror apo ndërministror enkas për 100 -vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ai u ka kërkuar këshilltarëve që të bëjnë një kërkesë Qeverisë për të mësuar programin e 100- vjetorit, investimet që janë planifikuar në Vlorë.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Dashuri engjëjsh
- Nis sondazhi në "Telegraf" për personazhin e vitit 2011
- Flet astrologia Meri Shehu
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj