Hyrje | Rrethet | Përçahet Partia Socialiste në Berat

Përçahet Partia Socialiste në Berat

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

BERAT- Socialistët mirëpresin të deleguarin e kryesisë Namik Dokle

 

 

 






Përçahet Partia Socialiste në Berat. Kjo përçarje ka filluar fill pas lëvizjeve të kryera për deputetët e qarqeve nga kreu i kësaj partie Edi Rama. Burimet nga njësitë socialiste të Qarkut të Beratit bëjnë të ditur se, disa ditë më parë i është bërë një peticion kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, për të mos lëvizur deputetin Erion Braçe nga Qarku i Beratit. Fill pas mbledhjes së firmave nga  socialistët e qytetit, menjëherë kanë reaguar socialistet e zonës më të madhe të Komunës Kutalli, e cila është njëkohësisht edhe bazë socialiste që prej krijimit të kësaj partie. Socialistët e Kutallisë menjëherë kanë reaguar kundra këtij veprimi. Burime nga Asambleja e Partisë Socialiste, të kësaj zone me 20 mijë banorë, bëjnë të ditur se, ata përkrahin Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka bërë një veprim të matur për të shmangur dhe shkatërruar grupet e krijuara, jo vetëm në Berat, por edhe më gjerë. Asambleja e kësaj partie, e mbledhur dje, është distancuar dhe nga anëtari i asamblesë, që përfaqëson këtë forcë politike, Fadi Adili, i cili është bashkuar me grupin e mbledhjeve të firmave për peticion. Anëtari i kësaj asambleje njëkohësisht dhe kryetar i komunës Shpëtim Vrapi, është shprehur për gazetën se: “Ne jemi përkrahë kryetarit tonë Edi Rama, për këtë lëvizje shumë të matur. Kjo është një strategji shumë e mirë për të shkatërruar grupet e krijuara prej vitesh në radhët e Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë socialistëve që të mos merren më me grupe dhe fraksione, të cilat po shkatërrojnë Partinë Socialiste. Ne nuk do të lejojmë më që një grup njerëzish për interesat e tyre përfituese të luajnë me emrin e kësaj partie. Asambleja e kësaj partie distancohet nga Fadil Adili, i cili është anëtari i asamblesë, i cili përfaqëson socialistët e Kutallisë. Ai ka filluar të mbledhë firma, për të mos lejuar largimin e Erion Braçes nga Qarku i Beratit”. Burime nga Asambleja e  Partisë Socialiste e Kutallisë bëjnë të ditur për gazetën se, ata e mirëpresin të deleguarin e kryesisë Namik Dokle, i cili ka vlerat e tij në këtë parti prej vitesh.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Arjani ne 25/01/2012 21:09:41
avatar
NUK ESHTE PERCARE ,POR VENDIMIN E ASAMBLESE PER LARGIMIN E ERJON BRACES SI DREJTUES POLITIK E MIREPRET PJESA ME E SHENDETSHME E PS BERAT,MAJDE DHE NE BISEDA ME QYTETARE TE NDRYSHEM SHPREHEN SE ME NE FUND I ESHTE HAPUR RRUGA FUNKSIONIMIT NORMAL PER PS E BERATTI.
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0