Ekspozitë për ditën e 168- vjetorit të lindjes së Ismail Qemalit
Si e cilësojnë disa nga firmosësit e Aktit të Pavarësisë, Ismail Qemalin
Në këtë vit të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, çdo ngjarje, çdo datë, çdo dokument e fotografi, që lidhet me këtë ngjarje të madhe të Kombit, merr vlera të veçanta. Kështu me rastin e 24 janarit, 168- vjetorit të lindjes, njëherësh edhe 93 -vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, në Vlorë po organizohen veprimtari të ndryshme. Ndërsa bashkia e qytetit, në ditën e lindjes do të organizojë homazhe tek varri dhe një konferencë në teatrin “Petro Marko”, në Muzeun e Pavarësisë, është çelur ekspozita me dokumente dhe foto, që vizitohet nga të rinj e të reja dhe vizitorë të moshave të ndryshme.
-Çfarë thonë firmëtarët e Aktit të Pavarësisë për Ismail Qemalin:
Në këtë datë të shënuar për Ismail Qemalin, i vlerësuar si arkitekti i Pavarësisë së Shqipërisë, Babai i Kombit dhe themeluesi i shtetit shqiptar, duke shfletuar disa dokumente që i referohen kësaj figure madhore të Kombit.
-Dhimitër Zografi:
Një ndër delegatët e Kuvendit të Vlorës, i cili shoqëroi Ismail Qemalin nga Trieste deri në Vlorë dhe që bashkë me delegatët e tjerë nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, shkruan: “Çka bërë Ismail Qemali për Shqipërinë, ç’nder i duhet bërë dhe ku duhet ngritur emir i tij, atë mund ta gjykojë vetëm ai njeri, që i di dhe i pa veprat e tij”
-Qazim Kokoshi:
Një tjetër firmë në Aktin e Pavarësisë, më 12 shkurt të vitit të vitit 1919, Qazim Kokoshi, përpara trupit të pajetë të Ismail Qemalit, Babait të Kombit, sikurse e quante ai, do ti drejtohej popullit të pranishëm: “Juve që qetë në vitin 1912, o atdhetarë të dashur, juve jeni edhe sot, më 28 të vjeshtës së tretë të atij viti patë, bëtë dhe gëzuat fitimin e plotësimin e idealit” Ju, pra jeni një histori e gjallë e Shqipërisë së re, por krijuesi dhe heroi i parë i kësaj historie është Ismail Qemali”
-Ferit Vokopola:
Është një tjetër firmë në aktin e Pavarësisë, në 100- vjetorin, në 100- vjetorin e lindjes së Ismail Qemalit do të shkruante: “Ismail Qemali, si biri i vetëm i Shqipërisë, rrëmbeu Flamurin, doli në ballkon dhe e ngriti me dorën e vet, duke iu drejtuar popullit me fjalën e madhe patriotike, me të cilën i bëri të ditur Shqipërisë dhe botës mbarë, se në këtë çast vendimtar, në radhët e Mbretërive të Mëdha e të vogla, shtohej edhe një shtet i ri, që populli i vet, ishte një nga trashëgimtarët më të vjetër të Ballkanit. Atë unë e njoha dhe e pashë në ato çaste vendimtare, shumë më të ndryshuar se sa herët e tjera. Ishte më parë një yll e tani një diell i botës shqiptare. Ishte më parë një luftëtar i lirisë, një shërbëtor besnik i Kombit, tani një shpëtimtar i Popullit.” Kjo është gjuha që përdorin edhe nënshkruesit e tjerë të Aktit të Pavarësisë si: Mustafa Kruja, Luigj Gurakuqi, Rexhep Mitrovica etj, që në vlerësimin e Ismail Qemalit citojnë “Babai i Kombit”.
-Enigma e vdekjes së Ismail Qemalit më 24 janar 1919.
Ende të paqarta rrethanat e vdekjes së Ismail Qemalit në qytetin e Peruxhias më 24 janar 1919. Duke shkëputur disa të dhëna, ku ngulmon më tepër stërnipi i Ismail Qemalit, Darling Vlora, mësohet se, një ditë përpara se të ndërronte jetë Ismail Qemali, teksa priste në Peruxhia, pësoi një hemorragji cerebrale dhe megjithë ndihmën mjekësore, u nda nga jeta më 24 janar. Ka pasur mendime të ndryshme për vdekjen e tij, që përkoi në një moment shumë delikat për çështjen kombëtare dhe ndihma e tij ishte shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Sigurisht, si përfaqësues i çështjes kombëtare, ai kishte edhe armiq të betuar të Shqipërisë, ndaj nuk përjashtohet mundësia, që të ketë pasur edhe një komplot kundër tij. Sigurisht, si përfaqësues i çështjes kombëtare ai kishte edhe armiq, armiq të betuar të Shqipërisë, ndaj ekziston mundësia që të ketë pasur edhe një komplot ndaj tij nga qarqeve antikombëtare.
-Ekspozita në Muzeun e Pavarësisë
Në muzeun kombëtar të Pavarësisë, që vlerësimi mbetet vetëm në emërtimin e tij, është çelur ekspozita që i kushtohet figurës së Ismail Qemalit, kjo në përvjetorin e ditëlindjes dhe ditë-vdekjes të kësaj figure madhore të Kombit. Agron Shehu, drejtori i Muzeut të Pavarësisë, shprehet se, për të çelur këtë ekspozitë, puna ka filluar që vitin e kaluar, ndërkohë që, kemi përcjellë disa projekte për ridimesionimin e tij. Ky është aktiviteti i parë që do të çelë serinë e veprimtarive në këtë vit të 100 -vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Në të pasqyrohen dokumente, fotot që tregojnë veprimtarinë e kësaj figure gjigande të ekzistencës së Kombit, njeriu që nderon në të gjithë botën perëndimore Shqipërinë me kulturën, me potencialin e tij intelektual.
-Projekti:
Përveç rikonstruksionit që duhet bërë në pjesën muzeale, është paraqitur edhe një projekt për ridimesionimin e muzeut duke vënë në funksion ish- godinën e gardës, përbërëse e Qeverisë së Ismail Qemalit, ku të funksionojë një arkiv me kërkesa bashkëkohore, një sallë e madhe që do të shërbejë edhe për ekspozita, pasi sikurse shihet, për këtë qëllim tani përdoret holli i katit të parë të godinës, që është një hapësirë e kushtëzuar dhe për vizitorët e shumtë që janë prezent, kanë vështirësi për të lëvizur nga njëri ambient në tjetrin. Mendojmë që pjesa tjetër të vihet në dispozicion për stafin e Muzeut, për të pasur kushte normale, pasi në këto kushte, kur godina është thjeshtë për reklamimin e historisë, duket e pamundur të kryhet detyra si duhet. Vizitorit i duhet të marrë edhe një album, fletë-palosje etj., botime, që do t’i shërbejnë gjithë kohën për të mësuar e vlerësuar historinë e Pavarësisë së Kombit.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Dashuri engjëjsh
- Nis sondazhi në "Telegraf" për personazhin e vitit 2011
- Flet astrologia Meri Shehu
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj