Hyrje | Rrethet | Nis ristrukturimi në Këshillin e Qarkut Durrës, largohen 15 punonjës

Nis ristrukturimi në Këshillin e Qarkut Durrës, largohen 15 punonjës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Durrës, Englantina Bekteshi: “Qëllimi i këtij akti është mirëmenaxhimi i financave”

 

 

 






Për Këshillin e Qarkut të Durrësit 2012 ka shënuar një etapë të re. Ky këshill është përfshirë në një ristrukturim total. Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Durrës, Eglantina Bekteshi, deklaroi se, me miratimin e buxhetit të vitit 2012, do të shkurtohen në fazën e parë edhe rreth 15 vende për punonjësit e administratës dhe të ndërmarrjes së rrugëve rurale.

-Zonja Bekteshi, çfarë përfshin ristrukturimi i Këshillit të Qarkut Durrës? Është shkurtuar fondi i qeverisë për Këshillin?
Në fakt administrata është e fryrë dhe janë një numër i konsiderueshëm punonjësish, të cilëve u shkurtohen vendet e punës. Qëllimi është që të administrohen sa më mirë paratë e taksapaguesve të Qarkut të Durrësit, menaxhimi më i mirë i financave të tyre është qëllimi i punës tonë. Për të ulur shpenzimet, por edhe për të menaxhuar sa më mirë financat Këshilli i Qarkut të Durrësit është përfshirë në një ristrukturim të plotë. Në fazën e parë është menduar shkrirja e rreh 15 vendeve të punës, në ato sektorë ku deri tani ka fryrje dhe shpenzime të mëdha. Me funksionimin e ligjit të ri i Urbanistikës nr. 10119, datë 23.04.2009 "Për planifikimin e territorit", të ardhurat nga lejet e ndërtimit parashikohen të zvogëlohen gjatë vitit 2012. Si rrjedhojë do të kemi një zvogëlim të të ardhurave në masën 8 %. Duke pasur parasysh sa më sipër, si dhe duke pasur si objektiv miradministrimin e fondeve është parashikuar një reduktim i lehte i administratës së Këshillit të Qarkut.
-Kur nis ristrukturimi?
Mendoj që, brenda muajit shkurt është faza e parë me miratimin e buxhetit të ri të Këshillit të Qarkut Durrës. Këtë vit nga buxheti i shtetit fondi nuk ka pësuar rënie, por ka një rritje të vogël. Nëse në vitin 2011 fondi ka qenë 55 milionë lekë, këtë vit, ka shkuar 58.74 milionë lekë. Megjithatë shkurtimet nuk janë si pasojë e buxhetit, por siç e përmenda më lart për menaxhimin më të mirë të fondeve.
-Zonja Bekteshi, sa janë realizuar të ardhurat e Këshillit të Qarkut?
Të ardhurat nga taksa e lejeve të ndërtimit dhe lejeve të shfrytëzimit është brenda parashikimeve. Por, kuota e bashkive dhe e komunave nuk është realizuar në pritshmëritë tona. Janë disa bashkia dhe komuna, të cilat nuk kanë derdhur kuotat siç i parashikon ligji, për Këshillin e Qarkut, ku vërej se është Bashkia e Shijakut, Fushë Krujës, Komuna e Gjepalajt etj..

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0