Hyrje | Rrethet | Qarku i Beratit

Qarku i Beratit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza financiare paralizon institucionet

 

 

 

 




Viti 2012 sapo ka filluar dhe e ka gjetur Beratin dhe gjithë popullin shqiptar në krizë financiare. Kjo gjendje e vu re gjersa shtresat më të varfra si pensionistët, invalidët dhe klasa punëtore nuk morën rrogat apo shpërblimet. Në një kohë kur qeveritarët mburren për rezultatet e arritura për zhvillim ekonomik dhe e paraqesin vendin tonë si një vend që nuk ka krizë, invalidët kanë tre muaj që nuk marrin rrogat mujore. Personeli shëndetësor ka dy muaj pa marrë rrogat mujore. Shumë ndërmarrje, që punojnë, kanë dy muaj pa i dhënë rrogat punëtorëve. Pa harruar këtu edhe shpërblimet e premtuara për vitin e ri. Të gjitha institucionet vendore nuk iu kanë dhënë rrogat nëpunësve të tyre, edhe pse ata kanë kryer një reformë të madhe nëpër institucionet përkatëse. Këtu futen të gjitha bashkitë e qarkut dhe ndërmarrjet që ata kanë në nomenklaturën e tyre. Po të bëhet një llogari, shumë punëtorë janë kryefamiljarë dhe kanë dy muaj që nuk çojnë para nëpër shtëpitë e tyre. Burime nga këto ndërmarrje bëjnë të ditur për gazetën se, ende nuk dihet se kur do të merren rrogat, nuk ka asnjë dritë jeshile. “Kemi dy muaj që s’kemi marrë rrogat mujore. Shkojmë në drejtori për të kërkuar sqarime ata ngrenë supet duke na u përgjigjur s’ka fonde. Në një kohë qeveritarët i bien daulleve duke thënë se, nuk kemi krizë financiare”, shprehen punonjësit e shërbimit shëndetësor në Berat. Kjo gjendje e krijuar ka tronditur këtë qark pasi varfëria po arrin kulmin në të gjitha këto familje, të cilat i janë drejtuar dyqaneve ushqimore, për të marrë ushqime me listë. Tregtari Sajmir Tërpan, u shpreh për gazetën: “Jam drejt falimentimit për arsye se, kam shumë mall që jua kam dhënë njerëzve pa para në dorë. Janë 20 milionë lekë veresie, që unë kam dhënë ushqime të ndryshme, përveç listave të vjetra prej vitesh të familjeve që s’kanë të ardhura fare”.  Kjo gjendje tregon se, të gjitha institucionet në Qarkun e Beratit janë në krizë, të paralizuara. Specialisti i ekonomisë, Ardian Stefa, u shpreh se, ky vit është një vit krize në të gjitha sferat. Kjo tregon,- tha ai, -se jo vetëm institucionet e këtij qarku, ndodhen të paralizuara, por e gjithë Shqipëria.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0