Hyrje | Rrethet | Tkurret, Flota Tregtare e Shqipërisë

Tkurret, Flota Tregtare e Shqipërisë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pas kushteve të BE-së klasën e kalojnë 12 anije tregtare dhe tre tragete, që lidhin Sarandën me Korfuzin

 

 







Vetëm 15 është numri i anijeve dhe trageteve që mbajnë flamurin shqiptar, në vitin 2012, ku një prej këtyre anijeve është e re dhe pikërisht anija tregtare 2033 tonësh “Kristi1” e blerë nga një biznesmen shqiptar në vitin 2011. Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë Detare, Gazmir Tahiri, deklaroi se, është emergjent përmirësimi i imazhit të flamurit tonë për të dalë nga lista e zezë ku qëndronte prej vitesh flota shqiptare dhe tashmë rinovimi ka nisur. Anijet tregtare me flamur shqiptar, deri para një vit, ishin rreth 40- vjeçare, duke përbërë edhe flotën më të vjetër në rajon, pa garanci lundrimi, kushte lundrimi dhe ekuipazh të pasiguruar, por dalja nga qarkullimi e rreth 60% të këtyre anijeve ka ndikuar dukshëm në rritjen e klasave nga e “zezë” në “gri” Standardet e Bashkimit Europian kërkojnë që anijet të cilat janë të përfshira në listën e zezë të transportit detar,  ku bënte  pjesë edhe Flota e anijeve tregtare të Shqipërisë, të mos kryejnë më aktivitet tregtar me vendet e BE. Por çfarë ka ndodhur realisht me anijet e flotës tonë, e cila prej vitesh ka qenë e përfshirë në listën e zezë të lundrimeve nga Organizata Ndërkombëtare Detare “IMO”? Kreu i drejtorisë detare Gazmir Tahiri pohon se, Flota Tregtare pothuajse është përgjysmuar gjatë 2 viteve të fundit në numër, dhe kjo ka ndikuar pozitivisht për rritjen e shkallëve të standardeve të kërkuara.
-Zoti Tahiri tashmë në Shqipëri janë vetëm 12 anije tregtare dhe 3 tragete që mbajnë flamurin shqiptar. Çfarë ka ndodhur?
Pas rritjes së kërkesave tona drejtuar të gjithë pronarëve të anijeve për të nxjerrë flotën nga lista e zezë ku qëndronte për shkak të problemeve të mëdha, duket se ka filluar të fryjë një erë pozitive, skualifikimi i një numri të madh anijesh, përkatësisht 28 prej tyre, kanë bërë që flota jonë të ngjisë disa shkallë dhe të renditet në zonën  “gri” nga Organizata Ndërkombëtare e Lundrimit. Deri në vitin 2011 bënim pjesë në zonën me rrezik të lartë ndërsa klasifikimi i fundit na ka çuar në zonën “gri”. Fakt është se anijet me flamur shqiptar janë shumë të vjetra, të pakontrolluara, përsa u përket kushteve të lundrimit, dhe kësisoj Shqipëria u përfshi në listën e zezë të lundrimit, 20 vjet më parë.
-Ku kanë përfunduar anijet e flotës shqiptare?
6 anije janë shitur në vendet e botës së tretë në bazë të informacioneve që kemi, ndërsa 14 anije kanë përfunduar duke u shitur për skrap. Ishin anije mbi 40 vjeçare dhe të palejueshme për transportin e mallrave. Por situata ishte edhe më e komplikuar sepse tregtia e biznesmenëve shqiptarë bëhej me vendet e rajonit, kryesisht Italinë dhe Greqinë, të dy shtete që bëjnë pjesë në Europë me kërkesa shumë të larta përsa u përket standardeve të lundrimit. Nga sa bëhet me dije tarifat e regjistrimit të anijeve në Shqipëri kanë një avantazh shumë të madh, sepse në raport me shtet fqinjë Italinë, Greqinë, Malin e Zi apo Kroacinë tarifat janë disa herë më të ulëta.
-A ndikojnë tarifat e ulëta tek kërkesa për të regjistruar anijet me flamur shqiptar?
Në fakt tarifat janë 90% më të ulëta në Shqipëri sesa në vendet e rajonit. Por pikërisht përfshirja e flotës në listën e zezë ka bërë që biznesmenët shqiptarë ti regjistrojnë në Panama apo gjetkë anijet e tyre. Megjithatë edhe më këtë kërkesa e bizneseve është e lartë. Megjithatë 2 pronarë anijesh kanë blerë anije përkatësisht 17 dhe 35 mijë tonësh, por që regjistrimin do ta bëjnë në Panama.
-Prej 2 vjetësh kanë nisur debatet për ta nxjerrë flotën tonë nga lista e zezë. Kur do të përfundojë ky proces?
Është një rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë. Vendet e tjera të rajonit janë shumë kërkues, kanë standarde dhe deri në plotësimin e standardeve duhen edhe disa vjet të tjerë. Synimi i kësaj drejtorie mbetet përmirësimi i imazhit të flamurit tonë detar duke e nxjerrë atë nga lista e zezë e Memorandumit të Parisit “MOU” si dhe mundësimi i  njohjes ndërkombëtare të dokumenteve detare shqiptare.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0