Bashkimi Europian
Arrihet marrëveshja për Fondin e Shpëtimit të Eurozonës
Do të jetë operativ që në korrik të këtij viti, Fondi i Përhershëm për Shpëtimin e Shteteve, mekanizmi i stabilitetit europian. Liderët e BE-së të mbledhur dje në Bruksel kanë arritur një marrëveshje lidhur me këtë mekanizëm. Siç raporton e përditshmja “Corriere della Serra”, duke cituar vetë zyrtarët pjesëmarrës në takim, traktati i ri që do të rregullojë funksionimin e këtij fondi do të nënshkruhet me vonë. Ky mekanizëm do të mund të financojë shtetet europiane në krizë deri në 500 miliardë euro dhe do të zërë vendin e Fondit të Stabilitetit Financiar Europian. “Marrëveshja është arritur, por traktati do të nënshkruhet më vonë”,- ka thënë një prej burimeve. Fillimisht ishte menduar që Fondi për Shpëtimin e Shteteve duhej të lindte në janar të 2013-ës, por Gjermania nxiti partnerët e saj që të përshpejtojnë hapat për t’i dhënë Bashkimit Europian një mekanizëm më efikas dhe të përhershëm mbrojtje kundër krizës së borxheve që ka goditur ekonomitë periferike të eurozonës. Ndërsa, sa i përket marrëveshjes së bilancit, Polonia dhe Republika Ceke vazhdojnë të kundërshtojnë pasi nuk janë të kënaqura me rregullat e përcaktuara për pjesëmarrjen e vendeve që nuk janë në eurozonë.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj