Hyrje | Rajoni | Fillimi i 2012

Fillimi i 2012

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Greqia nën hijen e zymtë të falimentimit

 

 

 

 

 

Dyshimet lidhur me aftësinë e Greqisë për të zgjidhur financat, po shoqërohen me obsionin e rritjes së masës së prerjes së borxhit grek, përtej 50%.  Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron të pamjaftueshëm programin e rregullimit fiskal dhe thekson se mund të jenë të nevojshme lëvizje të reja, për të shmangur falimentimin. Se çfarë nënkuptohet me “lëvizje të reja”, e sqaron kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivier Blansar, që beson se prerja e borxhit grek mund të ketë nevojë të tejkalojë 50%, masë e parashikuar në marrëveshjen e samitit të tetorit. "Ne kemi nevojë për një reduktim të ndjeshëm, që Greqia të mundet të marrë frymë," tha ai për CNBC. Në të njëjtën gjatësi vale është edhe Kryetari i Këshillit Shkencor të Ministrisë gjermane të Financave Clemens Fouest, i cili e konsideron të pamjaftueshëm zvogëlimin e borxhit. "Greqia për mendimin tim është tashmë e falimentuar. Dhe pjesëmarrja "vullnetare" në prerjen e borxhit, në fakt nuk ishte vullnetare, sepse huadhënësit u detyruan të marrin pjesë, gjë që shkaktoi pasiguri të madhe. Unë mendoj se mirë do të ishte të thuhej ndershmërisht, që qeveria greke nuk mund të paguajë borxhet e saj", tha ai. Ndërkaq, pas pak ditësh pritet të mbërrijë në Athinë ekipi i Trojkës për negociata të reja me qeverinë greke, që do të mundësojnë marrëveshjen e re të kredisë së ndihmës për Greqinë. Negociatat vlerësohen tepër të vështira, për shkak se në tryezë do të hidhet diskutimi për uljen e pagave minimale në sektorin privat, çështja e evazionit fiskal, shkurtimet në shpenzimet publike dhe hapja e profesioneve të mbyllura.  Pritet që Trojka të kërkojë uljen e pagave minimale duke iu afruar shifrës 566 euro, siç janë në Portugali si dhe të shfuqizohen pagat 13 dhe 14. Të martën, sindikatat e sektorit privat pritet të takohen me përfaqësues të punëdhënësve, për të përcaktuar pozicionin e tyre ndaj kërkesave të Trojkës.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 11 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0