Eurodeputetja Fajon
“Ballkani, i rrezikuar nga regjimi i vizave”
Mekanizmi për kthimin e vizave me procedurë urgjente në situata të jashtëzakonshme mund të miratohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, i tha Deutsche Vvelle-s Tanja Fajon, anëtare e Komitetit të PE për liritë civile. “Kjo nuk është aspak e re. Për propozimin e Komisionit për pezullimin e regjimit pa viza për një vit e gjysmë apo kohë më të gjatë, tashmë një kohë të gjatë po diskutohet kjo në Këshillin, Komisionin dhe Parlament Evropian”, – thotë Znj. Fajon. Ajo që Parlamenti Evropian kërkon, është që të ketë rol më të madh në tërë procedurën, dhe në rast të një situate ku një vend anëtar kërkon pezullimin e vizave, kjo të mos ndodhë brenda natës. Duhet të ketë mekanizma për të parandaluar që një vend anëtar ta përdorë këtë mekanizëm si një mjet politik”, shpjegoi eurodeputetja sllovene, njëkohësisht anëtare e Komisionit të PE për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Sipas saj, tani ende është duke u negociuar për detajet e kushteve nën të cilat një shtet anëtar mund të kërkojë rivendosjen e vizave. “Unë mendoj dhe pres që Parlamenti Evropian dhe Komisioni për Liritë do të votojë për raportin në fillim të vitit të ardhshëm dhe nëse ne gjejmë pajtim me Këshillin, atëherë ky mekanizëm do të miratohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.” E pyetur nëse ekziston rrezik real për Ballkanin Perëndimor për pezullimin e regjimit pa viza, Fajon për Deutsche Vvelle-n thekson: “Ky rrezik ekziston tanimë që nga fillimi dhe veçanërisht në rrethanat ku jemi sot. Në BE po ndjehet populizmi dhe nacionalizmi në kohën kur qeveritë janë duke luftuar me krizën ekonomike dhe financiare. Numri i atyre të cilët po kërkojnë ndryshimin e të drejtave të Shengenit, ndryshimin në liritë e lëvizjes, po rritet gjithnjë e më shumë dhe nga e gjithë kjo është i kërcënuar regjimi i heqjes së vizave. ”
Fajon më tej tha se, deputetët informohen rregullisht për numrin e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, numri më i madh i të cilëve është refuzuar.
-
95 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj