Hyrje | Rajoni | Kosovë-Serbi, sot nis raundi 7 i dialogut teknik

Kosovë-Serbi, sot nis raundi 7 i dialogut teknik

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Delegacioni kosovar i udhëhequr nga zv/kryeministrja, Edita Tahiri, udhëtoi dje për në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë

 

 

 

 

 

Delegacioni kosovar i udhëhequr nga zv/kryeministrja, Edita Tahiri, udhëtoi dje për në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë (21-22 nëntor), të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve. Burimet zyrtare në Prishtinë bënë të ditur dje pasdite se “do të bisedohet për problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe për çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimit rajonal”. “Po ashtu pritet të shtrohet çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve”, shtojnë burimet nga zyra e udhëheqëses së delegacionit të Kosovës. Theksohet se “pala e Kosovës tashmë ka krijuar epërsi në dialog në raport me palën e Serbisë, për faktin se Komisioni Evropian zyrtarisht ka vlerësuar rolin konstruktiv të qeverisë së Kosovës në dialog, përderisa ka kritikuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve, si dhe ka kërkuar nga ajo përmbushjen e obligimeve nga dialogu dhe arritjen e marrëveshjeve të reja me Kosovën”.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet për rezultate konkrete si dhe do të mbrojë qëndrimin se, suksesi i dialogut teknik është në zbatimin e marrëveshjeve, si dhe do të ripërsërisë kërkesën që Kosova të shpërblehet për konstruktivitetin në këtë dialog, duke vendosur marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian. Burimet qeveritare kosovare theksojnë se “në prag të vendimeve të Këshillit të Ministrave të BE-së për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së që pritet të mbahet me 9 dhjetor 2011, Kosova pret të ketë përparime esenciale drejt BE-së, si një shtet me filozofi dhe praktika evropiane dhe euroatlantike”.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 98 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0