Hyrje | Rajoni | Diaspora shqiptare

Diaspora shqiptare

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bumçi-Makolli: Hapa për ruajtjen e identitetit të diasporës

 

 

 

 

 

Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli është pritur në një takim nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi. Në qendër të këtij takimi ishin hapat që duhet të ndërmerren për ruajtjen e identitetit të diasporës shqiptare, duke nisur me hapjen e shkollave shqipe. “Shqiptarët në Europë dhe në botë nuk kanë kufij, është diaspora shqiptare. Janë nga treva dhe krahina të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës , Maqedonisë, Serbisë Jugore, malit të Zi, por janë të gjithë shqiptarë dhe ne duhet të bashkërendojmë punën. Fondet dhe burimet nuk janë të shumta. Si në fushën e arsimit, si në të kulturës, këto janë instrumentet që ne duhet të përdorim të bashkërendojmë punën, midis një diaspore që është 2 milionë shqiptarë”,- theksoi Bumçi. Ministri kosovar Makolli, nga ana tjetër nënvizoi se me ndihmë të Komunitetit të Diasporës, i cili do të krijohet së shpejti do të zbatohet një politikë e përbashkët në raport me përkujdesje më të mirë për diasporën. “Ne do të shohim format dhe modalitetet e këtij bashkëpunimi qoftë në fushën e arsimit, qoftë në fushën e kulturës më duhet të them që sot po ashtu kam marrë një lajm nga ana e kryeministrit Berisha, për krijimin e një Komunitetit për Diasporën, i cili do të jetë i autorizuar të hartoje dhe zbatoje të gjitha politikat shtetërore të Republikës së Shqipërisë në raport me diasporën, gjithsesi, duke pasur një diasporë të përbashkët shtrohet edhe domosdoshmëria dhe nevoja e krijimit të formave të bashkëpunimit, të cilat do të rezultojnë me një përkujdesje më të mirë në raport me diasporën në veçanti dhe me gjeneratat treta”,- deklaroi ministri i Diasporës së Kosovës, Ibrahim Makolli.

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Fatmir Lamaj ish i burgosur politik ne 02/10/2011 10:24:13
avatar
Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës Gazeta Sot 29-09-2011

Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane



1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi
Kushtrim Gashi ne 22/09/2011 23:48:24
avatar
O diaspor lexojeni http://bit.ly/jAL5ep.
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 507 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00