Situata në Libi
Luftime të ashpra në kryeqytet, Kryengritësit marrin Tripolin dhe televizionin qendror
Besnikët e Gadafit qëllojnë me snajper dy fëmijë
Al Arabya njoftoi dje se persona besnikë të Kolonel Gadafit kanë qëlluar me snajperë dy fëmijë sot në Tripoli. Sipas mediave ndërkombëtare, të shtënat me armë ndodhen pas hyrjes së kryengritësve në qytetin kryesor të Libisë, Tripoli.
Njëri nga fëmijët, 11 vjeç, mësohet se është qëlluar në stomak, ndërsa tjetri ka marrë dëmtime në kokë. Dy të plagosurit mësohet se janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa fëmija në foto është në gjendje kome.
Tripoli: TV shtetëror në duar të kryengritësve
Televizioni shtetëror i regjimit të Muammar Gaddafit në Libi, aktualisht nuk transmeton program, ndërsa luftëtarët opozitarë thonë se tashmë ata e kanë kontrollin ndaj TV-së shtetërore, raporton REL. Ky zhvillim u bë derisa raportohet se luftëtarët kryengritës e kanë nën kontroll afro 95% të territorit të kryeqytetit Tripoli, pas avancimit të shpejtë prej të dielës. Po ashtu, është raportuar edhe për mungesë të rrymës elektrike në disa pjesë të Tripolit.
Berisha: Rënia e regjimit të Gedaf, fitore për popullin
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka përshëndetur rënien e Tripolit kryeqytetit të Libisë nga sulmi i gjithanshëm i luftëtarëve të opozitës, duke shënuar kështu fundin e regjimit diktatorial, shtypës, gjysmë shekullor të Muhamer Gedafit dhe një fitore historike për popullin libian, NATO-n, vendet anëtare dhe miqtë e tjerë të lirisë së tij, në mbarë botën. Në një njoftim zyrtar për mediat kreu i qeverisë shqiptare tha se rënia e regjimit të Muammar Gedafit është një fitore për popullin e Tripolit, ndërkohë që duke paralizuar situatën në tritoli me atë që kanë përjetuar shqiptarët nën regjimin gjysmë shekullor të diktaturës së Enver Hoxhës në vend, kryeministri theksoi se shqiptarët ndajnë me popullim libian gëzimin e fitores. Sipas Berishës, fitorja mbi regjimin diktatorial të Gedafit është një dalje nga epoka e shtypjes pasi nëpërmjet saj i hapet rruga ndërtimit të shtetit ligjor, pasi sipas kryeministrit libianët meritojnë një të ardhme më të mirë. "Shqiptarët që kanë përjetuar për rreth gjysmë shekulli regjimin më barbar në Europën e pasluftës së Dytë Botërore të diktatorit gjakatar Enver Hoxhës ndajnë me popullin mik libian kënaqësinë e kësaj fitoreje të madhe që shënon për libianët daljen nga epoka e shtypjes dhe terrorit shtetëror dhe hapjen e rrugës për ndërtimin në liri të shtetit ligjor, të bazuar në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të individit, barazinë para ligjit, epërsinë morale të pajtimit kombëtar si kushte për një të ardhme të ndritur që qytetarët libianë meritojnë",- thuhet në deklaratën e Kryeministrit.
-
264 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj