Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj
Thirrje vendeve islame për njohjen e pavarësisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën turke "Zaman", i bëri thirrje vendeve anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik, që të njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas MPJ-së kosovare, ministri Hoxhaj tha se, 80 shtete e kanë njohur Kosovën që nga shkurti 2008, ndërsa vuri theksin mbi faktin se disa vende islamike ende nuk e kanë njohur pavarësinë. Ministri Hoxhaj, i cili vijon vizitat e tij në kuadër të lobingut për njohjen e republikës së Kosovës, tha se po bëhen përpjekje të konsiderueshme për anëtarësimin në BE dhe OKB. Hoxhaj vlerësoi se investimet më të mëdha në Kosovë bëhen nga turqit. Duke vënë theksin mbi faktin se mbi 20 nga 57 vendet anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ai u shpreh se "ne ndajmë të njëjtin besim fetar dhe presim nga këto vende njohjen e shtetit te Kosovës". Ndërkaq, duke shtuar se një nga përpjekjet më të mëdha është anëtarësimi në BE dhe OKB, ministri Hoxhaj vuri në dukje se po bëhen përpjekje për krijimin e marrëdhënieve të forta me këto organizata. Duke u ndalur në pretendimet se Rusia dhe Kina (të cilat ende nuk kanë njohur pavarësinë), po mbështesin Serbinë, Hoxhaj deklaroi se këto vende e mirëkuptojnë situatën e Kosovës së pavarur. "Ne po përpiqemi të shpjegojmë se çdo të thotë liri e Kosovës, duke vizituar vendet e ndryshme të botes", thekson ministri Hoxhaj në intervistën dhënë për gazetën "Zaman", gjatë qëndrimit në Stamboll, ku ka marrë pjesë në takimin e Organizatës për Kooperim Islamik për Somalinë.
Kosova arrin njohjen e 81-të nga Shën Lucia
Shën Lucia është shteti më i ri që e ka njohur Republikën e Kosovës. Nota verbale për njohjen e fundit ka arritur dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga këshilltari i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Artan Behrami. Shën Lucia bën pjesë në Komunitetin e Karaibeve dhe është shteti i 81-të që njeh Kosovën. Njohjet nga vendet e CARICOM-it i paralajmëroi një ditë më parë zyra e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli. 15 vende të CARICOM-it kanë premtuar se do të njohin Republikën e Kosovës.
Berisha: “Jahjaga, kontribut në konsolidimin e shtetit të Kosovës”
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Vlorës. Berisha ka vlerësuar rolin që presidentja Jahjaga “ka luajtur dhe po luan në rritjen dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan”, thuhet në kumtesën për media. Sipas së njëjtës, ai sërish ka vlerësuar vendosmërinë e autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues në të gjithë territorin e saj. Në anën tjetër, presidentja Jahgaja ka falënderuar kryeministrin Berisha për mbështetjen që ai i ka dhënë dhe i jep Republikës së Kosovës.
-
236 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj