Hyrje | Opinione | Opinion nga Areti Stringa

Opinion nga Areti Stringa

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

20 shkurti dhe zgjedhjet në universitete

 

 

 






Sot në mëngjes u nisa për në fakultet pa asnjë preokupim, si një person, i cili vazhdon të bëjë detyrën deri sa të zgjidhen drejtuesit e rinj të fakultetit dhe të universitetit. Duhet të isha në fakultet për të ndjekur zgjedhjet, që do të zhvilloheshin më 20 shkurt në Universitetin e Tiranës, pa asnjë interes, sepse emri im nuk figuron në asnjë nga listat e këtyre zgjedhjeve. Rrugës për në fakultet, dikush rreth  40-45 vjeç, më tha: “Prof., çdo të bëjmë për të kujtuar 20 shkurtin apo do të merresh me zgjedhjet në UT?” Dhe unë me shaka iu përgjigja: “E di Kryeministri me Jozefinën.” Dhe për çudinë time kur i pashë të dy në televizor në drekë, m’u duk vetja profet. Kjo pyetje, si veza e Kolombit, më futi në mendime. Pse MASH-i i shpalli zgjedhjet në universitetet publike në datën 20 shkurt? A ishte e domosdoshme kjo datë, si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ana formale? Pse Rama shpalli zgjedhjet për PS-në e Tiranës në datë 20 shkurt dhe i shtyu ato? Këto pyetje më bënë të shkruaj këto radhë dhe aq më shumë kur pashë Kryeministrin në TV që e lidhte 20 shkurtin me disa probleme, të cilat edhe mund të qëndrojnë. Është ky problemi që unë dua të shpreh, se ç’është 20 shkurti për mua. Pa dashur të them që është ditë e madhe ose e vogël, atë do ta vendosin vetë shqiptarët, për mua 20 shkurti është dita e shembjes së idhujve të rremë të shqiptarëve, e idhujve të rremë komunistë që për vite të tëra i gënjenin dhe i linin pa bukë dhe pa të ardhme; është dita kur shqiptarët kuptuan që vjen një ditë që idhujt e rremë duhet të shemben me turp; është dita kur shqiptarët u thonë atyre që pretendojnë të ribëhen përsëri idhuj të rremë, që shumë shpejt do të shkojnë dhe ato si idhujt e rremë të 20 shkurtit. 20 shkurti është dita që u thotë shqiptarëve jeni ju që do të bëni më të mirën për familjen tuaj, njerëzit tuaj dhe Shqipërinë, nuk janë aspak individët komunistë në përmbajte që janë shfaqur shumë në jetën tuaj të përditshme kudo. Të mos harrojmë që çdo ditë, për shkak të trashëgimisë së madhe komuniste në Shqipëri do të shfaqen individë, të cilët në emër të së majtës ose së djathtës do të pretendojnë që Shqipëria ekziston se ekzistojnë ata, që ne ekzistojmë se ekzistojnë ata, gjithmonë ne duhet të kemi në mendje 20 shkurtin, ata siç kanë ardhur ashtu dhe do të ikin, sepse vetëm kështu do të shkojmë më shpejt drejt një të ardhmeje më të bukur për ne dhe për fëmijët tanë. Kushdo që do t’u premtojë shqiptarëve në mënyrë direkte ose indirekte që Shqipëria do të bëhet, sepse janë ata të parët dhe pa ta nuk bëhet gjë, shqiptarët duhet të dyshojnë, duhet t’i kundërshtojnë dhe duhet t’i përgjigjen si më 20 shkurt, sa më shpejt ta bëjnë këtë gjë aq më mirë do të jetë për ta dhe për Shqipërinë. Dhe tani, për të dalë tek ideja e shkrimit dhe për t’i dhënë përgjigje mikut tim që më pyeti, të cilin unë nuk e njoh, do të doja të thosha: Pse ministri i MASH-it, prof. dr. zoti Tafaj shpalli ditën e zgjedhjeve në universitetet publike 20 shkurtin? Unë do të kisha dy përgjigje dhe lexuesit të arsyetojnë vetë. Një ide ka qenë ndoshta për ta harruar këtë datë, datën e shembjeve të idhujve të rremë, të cilët janë shtuar shumë në Shqipëri dhe zoti Tafaj pëlqen ndonjërin prej tyre dhe kjo do të ishte e pafalshme për zotin Tafaj, ose prof. dr. Tafaj ka dashur që pedagogët dhe studentët shqiptarë, me votën e tyre të shembin idhujt e rremë të universiteteve shqiptare. Cili ka qenë qëllimi i zotit Tafaj, koha do ta tregojë.

*Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

elsi ne 24/02/2012 03:23:01
avatar
bukur e ke thene areti ,po keta te sotmin jane qelbesira plera cne enveri ,punoj per popullin luftoj per kombin vdiq i nderuar deri ne fund i lotuar nga shqiptaret edhe pas 5 vjetesh ,vdiq i varfer ,luftoj te gjithe ata armiq te brendshem dhe te jashtem ,ore ai e kishte pas shume mire se e shikoni cbejne keta armiqte e brendshem na shkatrruan universitetet na shkatrruan vendin na e vodhen na e vrane ,me luge dhe barkethare ne brez na lane ,atere enveri eshte me i miri nate gjithe ,keta sot jane tradhetare dhe mafioze sjane per popull as per shqiperi ,por per krime dhe hajduteri.
Dritani ne 22/02/2012 20:27:58
avatar
Po Saliu me Jozefinken jane me uzurpuesit se cdo udheheqes qe ka patur ne dekada Shqiperia. C'Ahmet Zog more, C'Enver Hoxha More. Atyre t'u marin te keqe. Keta jane sharllatane, idjote, anti shqiptare, mafioze, barbare. Po e shkaterojne do gje kombetare e moderne.
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0