Hyrje | Opinione | Naço: “Reformat vazhdojnë të japin efektin pozitiv”

Naço: “Reformat vazhdojnë të japin efektin pozitiv”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Konkurrueshmëria e SME-ve shqiptare, objektiv parësor i politikave pro-biznes

 

 

 

 

 


Ministri Naço ishte i pranishëm në konferencën “Zhvillimi i ekonomisë dhe SME-ve në kushtet e krizës dhe hapja e mundësive të reja”. Në fjalën e tij në takim ai ka theksuar se “Censusi i fundit i publikuar vetëm disa ditë më parë nga INSTAT tregoi edhe një herë kontributin e jashtëzakonshëm që luajnë SME në ekonominë shqiptare. SME kontribuojnë në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe 82% në punësim. Këto shifra tregojnë se përqasja e qeverisë shqiptare, duke ndërmarrë reforma në mbështetje të SME ka qenë dhe vazhdon të jetë një përqasje e drejtë”. Duke folur për rëndësinë e ekonomisë shqiptare ai shtoi se që ekonomia të jetë konkurruese, që vendi të ketë një ekonomi të fortë, mendoj se treguesi kryesor është dhe do të jetë shkalla e konkurrueshmërisë së SME-ve shqiptare. Nëse ekonomia shqiptare arriti t`i bëjë ballë me sukses krizës, kjo i detyrohet në radhë të parë aftësisë së biznesit shqiptarë të adaptohet me lehtësi dhe fleksibilitet. Por, nga ana tjetër, tregon se reformat e ndërmarra kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin efektin pozitiv të tyre! Konkurrueshmëria e SME-ve shqiptare mbetet objektiv parësor i politikave tona pro-biznes. Treguesit më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së SME-ve janë: aksesi në financë; përdorimi i teknologjive të reja, rritja e shkallës së teknologjisë së informacionit si dhe kualifikimi i burimeve njerëzore, u shpreh ministri. Ndërsa shtoi se: “Ne kemi arritur jo pak në këtë drejtim: Sipas indeksit të konkurrueshmërisë (Global Competitiveness Index 2011-2012), Shqipëria renditet në vendin e 78 nga 142 vende të analizuara, me një përmirësim mesatar prej 10 vendesh në secilin nga 4 vitet e fundit. Ky është një rezultat i rëndësishëm, por mbetet ende shume për të bërë. Sidoqoftë, më duhet të pohoj se edhe duke u krahasuar me vendet e tjera të rajonit, për SME-të tona konsiderohet si “kritik” niveli i zhvillimit të sipërmarrjes dhe inovacionit, që përbëjnë bazën standardeve të BE-së dhe që janë tregues për matjen e performancës së tyre.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0