Hyrje | Opinione | Opinion nga Shpëtim Zinxhiria

Opinion nga Shpëtim Zinxhiria

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Greqia pranë falimentimit të gjashtë

 

 

 

 

 

 

Sistemi politik apo mentaliteti ballkanas ka bërë që ky vend të ketë një borxh të madh që përbën një rekord të njerëzimit
Askush nuk fantazonte, askujt nuk i shkonte ndërmend se një ditë ky vend do të përfundonte në një kaos të vërtetë. Populli grek po jeton ditët më dramatike të pas luftës. Vendi është mbërthyer nga një krizë ekonomike dhe politike të vërtetë. Masat antikrizë, shkurtimi nga dita në ditë i vendeve të punës, varfëria dhe papunësia kanë gjunjëzuar përfundimisht shoqërinë vendase, që të ardhmen e shohin të pashpresë. Papritur e kujtuar, populli grek u gjend nga një jetë “parajsë” në skëterrë. Analistët e vendit i shikojnë me skepticizëm masat antikrizë të marra nga qeveria Papandreu dhe sot nga kryeministri Papadhimo shikojnë që borxhet jo vetëm nuk po ulen, por rriten edhe më tej. Kreditë e marra deri më sot nuk kanë bërë të mundur normalizimin e gjendjes, pasi pjesa më e madhe shkon për të larë interesat kreditore, si dhe për pagesat e punonjësve të shërbimit publik. Shumë qytetarë të Athinës janë kthyer dhe po kthehen në fshatrat nga erdhën, ndërsa emigrantët në vendlindjet e tyre. Greqia ndodhet në një kaos të vërtetë, duket sikur vendi është kthyer peng i Trojkës, që nga ana e saj kërkon çdo ditë masa të reja në kurriz të popullit. Sot Trojka nën ombrellën e BE-së, kërkon ti gllabërojë këtij vendi atë që nuk i takon, duke i kërkuar që të shesë pasuritë e patundshme shtetërore. Kriza padyshim po rrit kriminalitetin dhe dyfishon numrin e vetëvrasjeve për 2011. Për vitin 2010 u regjistruan 500 vetëvrasje, ndërsa vrasjet me armë për 50-100 euro, çdo muaj u merr jetën 10 vendasve.
-Greqia ka falimentuar 5 herë
Greqia nuk përbën ndonjë histori të pasur falimentimesh në krahasim me vendet e tjera, por përbën një fakt ku brenda dy shekujsh ka falimentuar 5 herë, duke mos lënë pas dore falimentimin e gjashtë. Sipas Bankës Zvicerane, Greqia ka deklaruar falimentimin duke filluar që nga viti 1821, 1826, 1840, 1894 dhe 1932, por nuk përjashtohet që të falimentojë përsëri, por këtë radhë si një anëtare e Bashkimit Evropian që prej 30 vjetësh. Greqia e ka filluar falimentimin një vit e gjysmë më pare dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim thonë analistët e huaj dhe ata vendas. Kriza aktuale ka nxjerrë fitues dhe humbës. Të fituarit janë ata që i kanë dhënë kredi këtij vendi, ndërsa të humbur nga kriza konkretisht janë masa e gjerë punonjëse që çdo ditë shikon se po i shtrëngohet përditë laku në fyt. Falimentimi i Greqisë do të vijë atëherë kur Greqia të mos ketë mundësi më, për të paguar kreditorët e huaj, afaristët dhe punonjësit vendas kryesisht të shërbimit publik Borxhi i saj i brendshëm dhe i jashtëm llogaritet rreth 960 miliardë euro. Falimentimi i Greqisë varet më shumë nga strategjia evropiane se sa e gatshme është kjo për të ndihmuar këtë vend ballkanik, ose për ta hedhur ne greminë. Kreditë e Greqisë janë shumë të mëdha dhe të pa mundshme për t’u paguar, por njëkohësisht ky vend nuk heq dorë nga blerja e armatimit luftarak, gjë që e rendit këtë në vend të katërt në botë dhe në vend të pare në blerje armatimesh në Gjermani. Nga ana tjetër realiteti tregon se vetë Evropa Veriore po shembet dhe kjo po ndikon edhe në shtetin grek. Aktualisht në Greqi në këto dy vitet e fundit po shkatërrohet çdo gjë, duke filluar që nga siguracionet social, sektorit publik e privat e deri tek bankat apo arkat e kursimit. Sistemi bankar, arkat dhe siguracioni social janë shembur. Sot nuk ka më as sistem bankar dhe as siguracion social, pasi këto sipas analistëve vendas janë të falimentuara këtu e dy vite më pare. Shteti i ka borxh ndërmarrjeve farmaceutike, ku këta të fundit nuk japin me ilaçe si më pare sipas sistemit social, por japin ilaçe me para në duar. Pagesa e pensionistëve dhe pagesa e punonjësve të shërbimit publik varet nga kreditë që pritet të marrë përsëri Greqia, ku këtë radhë prêt të marrë të shtatën kredi. Cunami  i katastrofës Evropiane po i afrohet brigjeve të Greqisë. Nga viti 2009 e deri më sot duket se kolapsi ka mbërthyer pikat më nevralgjike të vendit, në fushën e investimeve, të recensionit dhe të borxheve, ku këtë të fundit Greqia nuk ka më force për ta shlyer, dhe ky është problem i Evropës. Komuniteti Evropian e ka të qartë këtë gjë që Greqia nuk ka forca dhe mundësi për të larë borxhet dhe nga ana tjetër nuk mundohet të shohë krizën e Greqisë si krizë mbarë evropiane. Qytetarët të trembur nga frika po tërheqin të hollat e tyre nga bankat, po kështu po veprojnë edhe të huajt duke mos përjashtuar edhe emigrantët shqiptarë të cilët kanë rreth 250 mijë llogari bankare. Falimentimi i Greqisë do të thotë falimentim dhe katastrofë totale e viteve 1930. Po fati i Greqisë është i lidhur me dëshirën e Evropës se sa e gatshme është për ta ndihmuar, interesat e ngushta që ka kjo Evropë. Nga ana tjetër Greqia po diskuton miratimin e një ligji për të dhënë me qira objektet e saj kulturore, me qëllim për të mbledhur sado pak të pambledhurat për vite të tëra. Pak kohë më pare ajo nxori në treg-shitje edhe disa ishuj po nuk pati rezultat. Falimentimi ekonomik i shteteve të Evropës nuk përbën ndonjë fenomen të ri, përkundrazi ka një të kaluar të pasur, duke filluar që nga shekulli i 13-të e deri më sot. Tetë shtete, që sot janë anëtare të BE-së, së bashku kanë falimentuar 53 herë nga viti 1340 – 1945. Kampion në këtë drejtim është Spanja që ka falimentuar plot 19 herë, ndjekur nga Franca 9-të herë, Portugalia 8-të herë, Greqia dhe Gjermania nga 5 herë, Austria 4 herë, ndjekur nga Anglia 3 herë dhe Holanda me një falimentim. Por edhe vende të tjera si Ekuadori dhe Venezuela kanë falimentuar nga 10 herë. Falimentimi i Greqisë për të gjashtën herë është i pashmangshëm, pasi treguesit ekonomik dhe social janë rrafshuar dhe ndodhen nën kuotën zero.
Greqia sot, borxhe për të larë borxhe
Edhe pse Greqia është një nga vendet më të bekuara, sistemi politik apo mentaliteti ballkanas ka bërë që ky vend të ketë një borxh të madh që përbën një rekord të njerëzimit. Është hera e parë që mbas Luftës së Dytë Botërore, që një vend të ketë kaq shumë hua. Analistët grekë thonë se dëmet që shkaktoi Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, ishin në 50 miliardë, ndërsa sistemi politik vendas gjatë 60 vjetëve në paqe e ka tejkaluar atë në 380 miliardë, ose më saktë një fëmijë që lind sot në këtë vend, sa del në jetë, ka një borxh prej 30.000 eurosh. Sa për kuriozitet, borxhi i Greqisë prej 380 miliardë është më shumë se sa borxhet që kanë së bashku Rusi-Argjentinë. Sot po bën përpjekje për të siguruar një borxh tjetër, borxhin e 6-të të radhës prej 120 miliardë euro, ku një pjesë do të shkojë për të larë borxhet e mëparshme. Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm është mbi 900 miliardë euro, theksojnë analistet vendas.
25 vjet punë për të shlyer borxhin
Analistët kompetentë për ekonominë flasin se, për të shlyer këtë borxh të këtij vendi, i duhen të paktën rreth 25 vite dhe kjo do të arrihet, në qoftë se kontrollohet borxhi sa nuk është vonë. Po një shqetësim mbetet për qeverinë, se papunësia këtë vit do të prekë rreth 1 milionë njerëz, duke mos marrë në konsideratë emigrantët apo komunitetin rom e cigan. Borxhet, 4 herë më shumë kufirin në Eurozonë. Greqia ka një deficit prej 12.7 për qind, katër herë më të lartë se sa lejohet në Eurozonë. Qeveria ka vendosur ta ulë këtë deficit në 8.7 për qind këtë vit, dhe të zvogëlojë borxhin kombëtar, duke shkurtuar rrogat e punonjësve të shërbimeve publike, duke ngritur moshën e pensionit, si dhe duke rritur TVSH-në nga 13% në 24%.
Çdo muaj 300 vendas humbasin apartamentet e tyre
Papunësia ka ndikuar që në çdo muaj rreth 300 grekë humbasin apartamentet e blera me anën e kredisë, ndërsa 60.000 të tjerë në vit humbasin makinat për të njëjtën arsye. 60 për qind e popullit grek nuk është në gjendje të paguajë kreditë e marra, ndërsa pjesa më e madhe e biznesit nuk është në gjendje të paguajë detyrimet (taksë) shtetit. Marrja e masave antikrizë nga ana e qeverisë, shkurtimi i vendeve të punës i ka lëshuar terren edhe rritjes së kriminaliteti që nga dita në ditë po merr jetë njerëzish. Greqia, dikur një nga vendet më të sigurta në Evropë është kthyer sot në një nga më të pasigurta. Sot Varfëria ka prekur rreth 833.000 familje që jetojnë me të ardhura vjetore, më pak se 13.600 euro, këto të regjistruara para krizës ekonomike. Po sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Greqisë (NSG) të vitit 2008, më shumë se 832.975 familje greke, ose 2.186.869 njerëz, janë të regjistruar në listën e varfërisë, baras kjo me 21 për qind të popullsisë të kërcënuar nga varfëria. Rreth 250 mijë vendas dhe të huaj mbajnë radhën çdo ditë pranë bashkive dhe kishave për të siguruar një racion ushqim. Kriza i ka dhënë teren krimit, ku për gjashtëmujorin e parë të këtij sipas medias vendase janë kryer 48.266 vjedhje, si dhe janë vjedhur 541 kisha. Çdo ditë regjistrohen mbi 290 vjedhje dhe vritet një person në çdo dy ditë.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00