Opinion nga Sazan Guri
Psikologjia e ushqyerjes
Nuk ka diskutim lidhja e jetës së gjallë në tokë me diellin, madje jo vetëm me të, por ca më shumë dhe ca më pak, edhe me planetët e saj, deri tek ai më i largëti. Në këtë kuptim, Hëna, si planeti më i afërt mund të llogaritet si më i qënësishmi, madje ndonjëherë duket se ka jetën e çdo qënie, ashtu sikundër e sheh, në pëllëmbë të dorës së saj. Në varësi të pozicionit të Tokës me Diellin dhe Planetëve të tjerë shpjegohen lëvizjet, ndryshimet, evoluimet e shumë dukurive në Tokë. Veçse, ndryshimi është nëse nga dielli, koha e përshtatjeve të dukurive në tokë do mijëra vjet, nga planetët e tjerë do mijëra muaj, nga Hëna dukuritë lëvizin dhe përshtaten me vite, muaj e ditë. Për shembull, për shkak të ndikimeve diellorë, ndryshimet në tokë kapin një kohë prej 400,000 dhe 100,000 vjet, që lidhen me ndryshimet në ekscentricitetin e orbitës së tokës rreth diellit. Përshtatje tjetër të ligjësive në tokë është 41,000 vjet, që lidhen me ndryshime në pjerrësinë e aksit të tokës në lidhje me planin, në të cilën ajo i rrotullohet diellit dhe një përshtatje tjetër është 21,000vjet, për shkak të pjerrësisë së aksit, duke formuar një kon, në sajë të pjerrësisë së aksit.
Nga këto proporcione, që formohen midis diellit, planetëve të saj e tokës, ndryshon dhe merr pamje tjetër intensiteti i rrezatimit diellor, pozicioni i veriut të tokës dhe forca e gravitetit të saj. Ajo që ndryshon dhe ndihet në tokë është klima e shprehur me akullnajim dhe çakullnajim, pastaj nga ajo dhe prej saj vijnë të gjitha me radhë shumë dukuri të tjera evolutive deri në transformim total si, shpëlarjet apo erozionet e tokës, prurjet sedimentare dhe sekuencat e sedimentimeve, ciklet e ngritjes dhe të uljes së nivelit të detit, ndryshimi i delleve të lumenjve dhe deltave të tyre deri sa u formua dhe u përgatit jeta e gjallë, tokat për mbjellje, etj. Të tëra këto në jetëgjatësitë e sipërmendura janë vepër e diellit, veçse nuk ndihen brenda një apo shumë brezave gjallese. Dinozaurët u zhdukën pasi jetuan qindra mijëra vjet, kështu dhe shumë klasa të tjera me bimë apo kafshë vdisnin në koloni deri në zhdukje të plotë, si në ujë det dhe tokë. Kjo, për shkak të një ndryshimi të madh (pas 100,000 vjetësh, ose 41,000 ose 21,000 vjetësh), që lidhesh me rrezatimin diellor, me prurjet, praninë dhe mungesën e oksigjenit në ujë, tokë e ajër. Këto cikle shkaktohen nga ndryshimet klimaterike, të krijuara nga ciklet orbitale të Milankoviçit (matematikan serb), i cili llogariti i pari, periodicitetin dhe efektin e tyre. Teoria e Milankoviçit mbështetet në faktin, se fluktuacionet në shpërndarjen sezonale të rrezatimit të ardhur diellor përbëjnë kontrollin kryesor, në rritjen dhe shpërberjen e masave akullnajore, si përgjegjëse të rezultateve dhe ndryshimeve në jetën e gjallë në tokë, sepse gjatë rritjes së masave akullnajore kontinentale, uji i detit pasurohet progresivisht me O18 e rënde dhe masa e akullit me O16 më të lehtë. Kjo për shkak se izotopi më i rëndë është më pak i lëvizshëm. Gjatë ç’akullnajimit, izotopi më i lehtë kthehet në ujrat detare. Mirëpo brenda këtyre dukurive apo cikleve diellore të shprehura me ndyshime në klimë, tkurje apo bymim të akullnajave, gjenden dhe vërehen cikle apo dukuri më të vogla, që lëvizin botën e gjallë sipas një kohe shumë më të vogël-ditë, muaj vit, aq sa hyn në një konkordancë perfekte, që ndryshe mund ta quash cikël biologjik jetësor. Në këto njësi kohe, njerëzimi filloi të shquante një periodicitet të ndryshimeve në tokë sipas një ligji përpikërisht ciklik e të rregullt. Për mijëra vjet, njerëzit e kanë kuptuar efektin e madh të hënës së re dhe të plotë në jetën njerëzore. Njerëzit primitivë e adhuronin hënën në këto periudha, dhe organizonin gosti të mëdha, si dhe rituale frenetike. Shumë ogure dhe ngjarje mbi natyrën lidhen me këto ditë, dhe madje edhe sot ka shumë bujq në mbarë botën që mbjellin disa lloje bimësh kur hëna është e plotë. P.sh. ai pa që ujët e detit e të oqeanit të tërhiqen si të mysta ose të shtyhen si konkave, në intervale fikse kohe. Ai pa se toka kur mbillesh me të njëjtiën farë, nga e njëjta dorë, por jo në kohën që kishte ciklin e saj nuk mbarsesh me bereqet. Por, ai pa se edhe kur qenia femër mund të ngjizeshe ose jo në varësi të një cikli të caktuar. Madje, edhe prerja e flokëve, pirja e ilaçeve, kurimi i sëmundjeve mund të kishte sukses në varësi të një cikli të caktuar. Pastaj u kuptua se edhe mensturacionet e femrave vinin sipas një cikli të caktuar. Dhe së fundi u kuptua, se edhe ushqimi i njeriut na qenkërka i lidhur me një cikël të përcaktuar qartë, ku organet e tij kërkonin rigjenerim një herë në “x” kohë. Dhe kjo lidhje e njeriut me natyrën, madje jo vetëm e tij, por e të gjithë botës së gjallë, u kthye në përshtatshmëri biologjike, që kontrollohesh e menaxhohesh nga një forcë natyrore sipas një cikël të caktuar ditor, mujor e vjetor ose porcione të këtij cikli. Dhe kjo forcë ishte dhe lidhesh me atë, që ishte më afër saj-Hëna. Ndaj dhe njeriu nuk vonoi ta pagëzojë atë. Me atë emër, ai lidhi ditën e parë të javës, ku në çdo gjuhë të botës ajo thirret “lunedi”, “e henë”, “moonday”, etj., dhe e përsëriti javën katër herë për të mbyllur ciklin e saj mujor prej 28 ditësh. Por edhe sepse, çerekshet e muajit hënor prej shtatë ditësh presupuzonin sjellje të tjera të jetës së gjallë në tokë në varësi të minimumit, rritjes, zhvillimit dhe humbjes së forcës së hënës. P.sh. në kohën e lashtë nuk bëhej fjalë të ekzistonte “For You” dhe planifikimi familiar nuk mungonte. Kjo, sepse ngjizja bëhesh në ditë të caktuar të hënës ose akti seksual me qëllim jo ngjizje bëhesh në ditë të tjera të caktuara të këtij cikli. Kjo simbiozë ishte aq e fortë, sa të gjitha gratë i kishin zonjat “menstruacionet” në të njëjtën ditë të ciklit hënor dhe burrat merreshin me gjueti po në ato ditë. Edhe sot ndodh, nëse një fermer me të njëjtën farë bime, si ajo e komshiut e mbjell tokën pak ditë më vonë se pozicioni përkatës brenda ciklit hënor, ai dështon në ngjizjen e saj ose ajo i del e cunguar. Madje, edhe gjendja shpirtërore e njeriut varet së tepërmi nga ndikimi hënor, ku njeriu në ditët e hënëve të plota ose të mangët ndodhet tej mase i shqetësuar ose të paktën një shkallë më poshtë i përkeqësuar. Jo më kot, në shumë vende perëndimore, policia ndodhet pothuajse në gatishmëri nr-1, e gatshme për të parandaluar të papritura jo vetëm nga lunatik-ët, por edhe nga ata që humbasin gradë qetësie e vetkontrolli në këtë pozicion të hënës. Sot është i vertetuar korrelacioni, që ekziston midis përbërjes së elementëve kimik, që njeriu zotëron në trupin e tij dhe fushës elektromanjetike të çdo planeti, por sidomos të Hënës, ku kjo fushë, jo rallë sjell pështjellime në parametrat psikomotorik të njeriut. Zyrat e gazetave shpesh mbajnë një kalendar të varur në mur, me datat e hënës së plotë të rrethuara me të kuqe, sepse siç e kanë kuptuar shumë botues, gjatë atyre ditëve ndodhin shumica e krimeve, dhe po kaq më shumë reporterë nevojiten në këto turne. Policë shtesë janë me shërbim gjatë këtyre ditëve gjithashtu, sepse më shumë njerëz kanë prirje të pijnë me tepricë, të grinden me familjet e tyre dhe fqinjët, dhe të shqetësojnë policinë me rrëfime dhe ankesa imagjinare. Madje, ky korrelacion ka qenë zbuluar qysh 10-12 mijë vjet përpara, ku njerëzimi arriti t`i zbuste këto pështjellime me anë të ushqimit dhe pushimit në të ushqyer ose agjërimit. Edhe në këtë rast, si kudo dhe përçfarëdo, njeriu i atëhershëm jo më pak i ditur se sa sot, iu drejtua botës së kafshëve, ku vërejti se ato ushqeheshin me cikël hënor prej 28 ditësh dhe pushonin së ngrëni e së piri dy ditë brenda këtij cikli. Pas 3000 vjetësh studime dhe vrojtime në sjelljen e tyre, ata, njerëzit e vjetër indianë mësuan, se ky cikël nuk kish si të ishte ndryshe për njerëzit. Edhe sepse organet njerëzore (veshka, stomak, zemra, shpretka, etj.), nuk mund të jenë parreshtur në lëvizje dhe në bazë të ligjeve të natyrës nuk mund të jenë “perpetum mobile”. Ato kishin trashëguar, sikundër dhe kafshët, ciklin biologjik hënor dhe punonin sipas atij ritmi, pushim aktiviteti, rritje, zhvillim, zvogëlim aktiviteti, pushim prap. Kësisoj u lind filozofia e agjërimit dhe koncepti biologjik ose natyror i të ushqyerit, që sikundër dhe kafshët, njeriu duhet të ushqehet 28 ditë në muaj, fiks sipas një cikli hënor dhe për dy ditë të tjera të muajit, organet e tij duhet të pushojnë sipas një regjimi 24 orësh, nga mëngjezi në mëngjezin tjetër. Këto ditë janë stisur 2-3 ditë përpara pozicionit të hënës së plotë dhe asaj të mangët, ose e thënë ndryshe para atyre pozicioneve, ku Hëna me fushën e saj elektromanjetike ndikon shumë më shumë në parametrat psiqik të njeriut. Zbulimet e fundit nga shkencëtarët britanikë kanë treguar që janë dy ditë gjatë muajit, kur vibrimi elektro-magnetik i trupit ndryshon në mënyrë thelbësore – tre ditë para hënës së re dhe të plotë. Në këto dy ditë gjatë muajit përjetohet një ndryshim i dukshëm në potencialin elektrik midis vibrimit elektromagnetik midis kërthizës dhe trurit. Shkencëtarët hamendësojnë se përse në këto dy ditë të veçanta shfaqen ndryshime të tilla – por mjeshtërit e jogës e kanë kuptuar me kohë rëndësinë e këtyre ditëve dhe i kanë agjëruar në mënyrë të rregullt. Edhe pse shumë njerëz gjatë këtyre periudhave xhindosen apo shqetësohen, ata që agjërojnë pa ujë, do të zbulojnë se mendjet e tyre mbesin të ekuilibruara dhe të qeta.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Dashuri engjëjsh
- Nis sondazhi në "Telegraf" për personazhin e vitit 2011
- Flet astrologia Meri Shehu
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj