Hyrje | Opinione | Naftëtarët drejt flijimit

Naftëtarët drejt flijimit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

SKANDALI/ Gjendje kritike e 6 naftëtarëve grevistë. Firma indiferente, Inspektorati i Punës ngre supet

 

 







Ka mbi 9 ditë që ish-naftëtarët e sektorit të Gorishtit vendosën dhe janë futur në grevë urie, pas disa protestave që bënë 110 ish-punonjës të naftës, që pak kohë më parë dolën në reformë. Gjithçka nisi më datë 19 dhjetor kur Drejtori i Përgjithshëm i Stream Oil &. Gas, Albania Branch, Arian Tartari, ka nxjerrë një njoftim mbi përfundimin e marrëdhënieve të punës të punëmarrësve me shoqërinë në fjalë. Firma private Stream Oil end Gas ka marrë të drejtën e shfrytëzimit të një pjesë të puseve të naftës në zonat Kocul-Gorisht edhe rreth 350 punëtorë, pas një kontrate koncesionare lidhur më datë 31.12.2010 me Alpetrol sh.a. Në njoftim thuhej se, Kompania Stream Oil &. Gas, Albania Branch, në kuadër të ristrukturimit dhe riorganizimit të personelit të saj në vendburimin e Gorisht-Koculit, ka marrë vendimin të reduktojë numrin e punonjësve të saj në këtë vendburim. Në kuadrin e këtij procesi, kompania Stream Oil & Gas, Albania Branch, ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet e punës me punëtorët e vetë. Për sa më sipër dhe bazuar në nenet 148 paragrafi 5 dhe 143 të Kodit të Punës, është komunikuar se marrëdhëniet e punës me Stream Oil & Gas, Albania Branch do të ndërpriten më datë 22 Janar 2012, datë në të cilën është bërë dhe ndërprerja e marrëdhënieve financiare. Kompania thotë se, bazuar në nenin 94 të Kodit të Punës, punëtorët do të përfitojnë vetëm “pagën që ju takon për pushimet e pamarrë” gjatë kohës që kanë punuar për Stream Oil & Gas.
Grevistët naftëtarë nga ana tjetër i kanë dërguar një letër parlamentarëve të Republikës së Shqipërisë në të cilën kanë deklaruar se, “Në rastin konkret edhe pse është lidhur kontrata koncesionare dhe firmës Stream Oil i janë vënë në dispozicion punëtoret e Alpetrolit, këtyre të fundit dhe as sindikatës se tyre nuk u është marre pëlqimi për ketë transferim dhe për vënien në dispozicion të firmës Stream Oil. Rrjedhimisht do të mbetet në fuqi kontrata fillestare midis punëdhënësit, që është Alpetrol sh.a dhe punëmarrësve.
Thelbi i kërkesës është që edhe këta punëmarrës të pushuar nga STREAM Oil, të kenë të njëjtin trajtim si edhe punonjësit e larguar nga puna nga Albpetrol sh.a (për të cilët pritet të shprehet qeveria me V.K.M.), për shkak se kemi të bëjmë me vënie në dispozicion të punëmarrësve dhe jo me transferim të ndërmarrjes, pasi pronësia mbi këtë pasuri nuk ka ndryshuar. Përveç kësaj, nuk do të ishte e moralshme që këta punonjës për shkak të transferimit në një shoqëri private për pak muaj të humbasin kontributin e 30-40 viteve.
Nga 6 grevistët, ish-naftëtarë të sektorit të Gorishtit, dy prej tyre ndodhen në një situatë të përkeqësuar shëndetësore në ditën e 9-të të grevës. Drejt përkeqësimit janë edhe 4 grevistët e tjerë. Tek ata shfaqet tensioni i lartë, dhimbje koke dhe humbje të ekuilibrit.
Refuzimi për të marrë mjekimin dhe vendosmëria për tu flijuar, duhet të kishte tërhequr vëmendjen e institucioneve të shtetit, dhe sidomos Avokatit të Popullit Igli Totozani, i cili është treguar indiferent dhe shumë i zënë me takime në zyrat luksozë të Tiranës. Ata i kanë dërguar një peticion edhe Kryeministrit Sali Berisha, për të ndaluar padrejtësitë e kësaj kpompanie e cila pasi ka shkatërruar terrenin dhe  po kërkon më në fund tu heqë edhe bukën e gojës naftëtarëve të Gorishtit. E vetmja mbështetje është gatishmëria e kolegëve të tyre, që i zuri reforma, për t’u përfshirë në grevë. Në kërkesat e tyre ata shprehen se është shkelur kodi i punës, ndaj kërkojnë përfitimin e një page për 1 vit dhe më pas asistencën pas reformës. Ata nuk kundërshtojnë reformën, por kërkojnë të ardhurat që i garanton ligji.
Punëtorët nuk kanë përfituar nga kompania
Punonjësit e naftës Gorishtit që nga periudha Janar 2011 deri më 19 janar 2012, që kanë kaluar me STREAM Oil nuk kanë përfituar:
1.Furnizim me veshmbathje.
2.Sipas Kodit të punës neni 103 nuk kemi bërë vizitë mjekësore (punonjësit janë me fenolë në gjak) nga ana e fumës.
3.Punonjësit që kanë punuar me turne 23 dhe 24 ditë në muaj, nuk janë paguar dhe nuk u është dhënë as pushim për ditët e punuar tepër, as kompensim sipas nenit 91 të K.Punës.
4.Firma ka shkelur nenin 114 të K.Punës ku bëhet fjalë për shpërblimin e punonjësve në fund viti.
5.Firma na ka sjellë shqetësim edhe në dhënien e pagave, duke i vonuar deri në 3 muaj shkelje e nenit 120 të K.Punës.
6.Nuk kemi siguri në derdhjen e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore nga ana e firmës, kërkojmë ndihmën tuaj për ta verifikuar këtë.
7.Kërkojmë nga ana juaj të zbardhet marrëveshja midis Albpetrol sh.a dhe Stream Oil mbi trajtimin e punonjësve.
8.Nga ana e ALBPETROL sh.a gjatë kryerjes së reformës më dt.16.06.2010 janë marrë në konsideratë kriteret për punonjësit që dolën të papunë si pasojë e ristrukturimit, bazuar në V.K.M Nr.275,datë 25.04.2010,(të zbardhet ky vendim a na vjen dhe ne në ndihmë).
9.Firma nuk na ka dhënë lejen e zakonshme sipas nenit 92 të Kodit të Punës, si dhe neni 7 pika 2/a.b.c.d.e.f. e kontratës kolektive.

Investigimi Vlorë
Naftëtarët  në grevë urie, Brinja nuk ka kohë të flasë se ka planifikuar një drekë
Ne shkuam në zyrat e Inspektoratit të Punës në Vlorë, për të mësuar se çfarë veprimesh do të ndërmerren për të mbyllur grevën e naftëtarëve, por jemi befasuar me sjelljen e drejtorit Edmond Brinja dhe të inspektores Dhurata Kajaj. Inspektorja na thotë se drejtori ka shkuar të interesohet sepse do të organizohet një drekë pune edhe pse ishte ora 9.30 e mëngjesit. Ajo e la përgjysmë fjalinë që nisi se: “për problemin e grevës, ka ardhur një grup nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe…Këtu ,mbetet fjala përgjysmë e inspektores. Ajo foli në telefon me drejtorin, madje arritëm te komunikojmë me të, por Brinja ngul këmbë se nuk dëgjon, ndërkohë që zëri i tij kumbon. Inspektores si shpëtoi fjala për drekën e punës dhe ngaqë ky institucion nuk e ka vënë ujin në zjarr për naftëtarët grevistë, bënë një sjellje të padenjë ndaj gazetares edhe pse janë punonjës të institucioneve të shtetit. Punëtorët kanë qenë të siguruar në punë. Këtë e deklaron për "Telegraf", naftëtari Ëngjëll Koci, i cili është nga 110 naftëtarët që dolën në reformë. Ai shprehet se po përgatiten të futen në grevë urie edhe një numër i madh naftëtarësh, që kërkojnë të drejtat e tyre sipas kodit të punës.
Z.Luka Vlorë 

PREJ 9 DITËSH, 7 NAFTËTARË E GORISHTIT NË GREVË URIE   
Deputeti Fatmir Toçi: I kërkoj Avokatit të Popullit të ndërhyjë!
Fillimi i këtij viti ka nisur me hedhjen në rrugë të 110 punonjësve të qendrës së Prodhimit të Naftës Gorisht në Komunën e Vllahinës në rrethin e Vlorës, si rrjedhojë e reformës nga Firma private “Strema Oil”, si rrjedhojë e privatizimit të një pjese të kompanisë “Albpetrol” Sh.A para rreth një viti e gjysmë. Kjo ka përfshirë punonjësit e prekur dhe mbështetësit e tyre në një valë protestash, ndërsa 7 prej naftëtarëve kanë hyrë që prej 9 ditësh në grevë urie. Unë jam takuar me protestuesit dhe grevistët në qendrën e tyre të punës në Gorisht dhe jam me njohur me kërkesat e tyre.
Është e patolerueshme, madje kriminale se si po tallet shteti shqiptar me të drejtat, madje me jetën e naftëtarëve. Sipas tyre dhe kryetarit të sindikatës që nga dita që janë shkëputur nga “Albpetroli” dhe punojnë për llogari të firmës private nuk është lidhur asnjë kontratë, individuale apo kolektive midis tyre, për detyrimet dhe të drejtat, kushtet e punës etj., gjë që bën shkelje flagrante të Kodit të Punës, neni 137.
Së dyti, punonjësit e pushuar nga puna janë njoftuar në mënyrë taksative se ndërpresin marrëdhëniet e punës me firmën dhe prej saj përfitojnë vetëm pagesën e ditëve të lejes së zakonshme që nuk kanë kryer, ndërkohë që këta punonjës kanë një jetë që punojnë në sektorin e naftës, madje, pjesa më e madhe mbi 20 apo 30 vjet punë dhe nuk ka asnjë lloj transparence, asnjë lloj informimi për të të drejtat që gëzojnë edhe nëse ndërpresin marrëdhëniet e punës pa pëlqimin e tyre. Të ndërgjegjshëm se ata edhe mund të pushohen nga puna për interesa apo për gjykimin e firmës që i ka marrë në punë, pothuaj të gjithë të mbeturit pa punë kërkojnë zbatimi  e ligjit për trajtimin e tyre sipas ligjit në rastet e pushimit nga puna jo për fajin e tyre, para shikuar në ligjin “Për sigurimet shoqërore”, Nr.7703, datë 11.05.1993, nenet 53, 54. Sipas këtij ligji, në rastin si më sipër punonjësit përfitojnë jo më pak se një vit asistencë, dhe detyrimet i takojnë shtetit, tek i cili këta punonjës kanë derdhur sigurimet e tyre shoqërore gjatë veprimtarisë së punës.
Kjo është ana ligjore e çështjes dhe askush deri më sot nga organet shtetërore apo politike e shoqërore nuk ka shkuar deri më sot t’i qetësojë këta njerëz të zhytur në prag të mjerimit, t’i informojë e sqarojë për të drejtat e detyrimet e tyre, për të mos krijuar edhe aksese të tilla sociale fare të panevojshme dhe shqetësime jo vetëm për ata, por edhe për familjet e tyre dhe komunitetin ku jetojnë.
Ajo që të bën përshtypje në rastin e pushimit nga puna të punonjësve të këtij sektori është se në vendin tonë punohet me dy standarde: Në rastin e privatizimit të një kompanie me aksione shtetërore, siç është “Albpetroli”, ligji për privatizimin e të cilit kaloi në Kuvendin e Shqipërisë pa votat e opozitës, i është lënë si detyrim firmave tenderuese që në rastin e pushimit nga puna të kësaj kompanie t’u sigurohet paga atyre edhe për dy vjet pune. Ndërsa në rastin e punonjësve të të njëjtit sektor të nxjerrjes së naftës që punojnë në një firmë private shteti hiqet dorëjashtë nga detyrimet dhe përgjegjësia për pagimin e këtyre punonjësve të hedhur në rrugë padrejtësisht sipas ligjeve në fuqi të këtij shteti. Duket si një lëvizje e qëllimshme periudha tranzitore prej një vit e gjysmë e kalimit të punonjësve nga kompania shtetërore në atë private, për të mos u paguar atyre dëmshpërblimin prej të paktën rrogën e një viti sa të sistemohen në një punë tjetër.
Ne u kemi premtuar punëtorëve të hedhur në rrugë mbështetjen tonë ligjore deri sa të fitojnë të drejtat e tyre.
Por kërkoj edhe nga ana e Avokatit të Popullit ndërhyrjen e menjëhershme për mbështetjen e njerëzve në nevojë, të hedhur në rrugë e të lënë në mëshirë të fatit, të cilëve u mohohen edhe të drejtat më elementare, respektimi i kushteve ligjore të punësimit, sigurimin e asistencës dhe ndihmës së nevojshme në rastin konkret, për përballimin e jetesës dhe të familjeve të tyre që jetojnë me varfëri nga këto të ardhura.

Fadil KEPI: Kushtet e përfitimit të pagesës së papunësisë
Mbështetur në nenet 53 e 54 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore Nr. 7703 Datë 11.05.1993, përfitojnë pagesë papunësie deri në 12 muaj kalendarike punonjësit të cilët kanë punuar të siguruar në punë shtetërore ose private jo më pak se 1 vit. Pagesa e papunësisë jepet vetëm në rastet kur shkurtohet vendi i punës dhe janë regjistruar si punëkërkues pranë zyrave të punësimit, pranojnë të kualifikohen ose të rikualifikohen.
...

Kushtet e përfitimit të pagesës së papunësisë do t'i gjeni të plota në gazeten "Telegraf"

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0