Hyrje | Opinione | Opinion nga Shpëtim Zinxhiria

Opinion nga Shpëtim Zinxhiria

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Persekutimi i shqiptarëve në Greqi

 

 

 

 

 

 

Arrestimi i Kryetarit të Unionit të Emigrantëve Shqiptarë në Athinë në duart e ambasadës, përbën një dënim politik. Punonjësit e policisë shqiptare pranë Ambasadës në Athinë si protagonistë, duhet të informojnë për arrestimin e tij dhe jo të heshtin. Ka ardhur koha që të thuhet e vërteta, pasi asnjëherë nuk është vepruar në këtë mënyrë, që për mashtrime të kërkohet ndihma e Interpolit. Arrestimi i Hidër Bucit ka lidhje me organizimin e paligjshëm të 27 janarit të 2008 në Athinë, për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Nuk kam ndërmend që të paragjykoj drejtësinë shqiptare, pasi tashmë dihet se si vepron ajo në Shqipëri. Por kam bindje të plotë se në qoftë se drejtësia shqiptare do të vepronte në këtë mënyrë me persona e individë të tjerë siç veproi me Bucin, vendit tonë i duhej që të ndërtojë me dhjetëra burgje të tjera. Drejtësia shqiptare nuk zbuloi sot për të parën herë mashtrimin as dhe korrupsionin, ashtu si nuk ka dëshirë të zbulojë të vërtetën përse u arrestua dhe u dënua Hidër Buci? Ky rast nuk përbën çudinë në shoqërinë shqiptare, pasi edhe veprime të tjera të kësaj natyre po shfaqen për ditë, ku autorët gëzojnë lirinë e plotë përballë këtij shtetit ligjor. Veprime të kësaj natyre janë të dënueshme, por…?

Përse heshti ambasada?

Mënyra e arrestimit të kryetarit të Unionit të Emigrantëve Shqiptarë z. Hidër Buci, dita,  ora dhe vendi lë për të kuptuar më shumë nga sa janë trajtuar në shtypin shqiptar pak ditë më parë, duke mos hedhur dritë mbi “hijen e së vërtetës”.  Sa për kujtesë, arrestimi i tij kryhet në mbrëmjen e 27 nëntorit, në pritjen që jepte ambasada shqiptare, si dhe në prani të punonjësve të policisë shqiptare të inkuadruar pranë ambasadës si titullarë të saj. Të dekoruar edhe nga autoritetet greke për indiferentizëm ndaj keqtrajtimeve dhe zhdukjeve në masë të emigrantë tanë. Ambasada shqiptare e la në heshtje arrestimin e tij, duke mos bërë asnjë njoftim për gazetarët apo komunitetin shqiptar. Një heshtje për të mbuluar të vërtetën pasi në arrestimin e Bucit është vetë dora e kësaj përfaqësie që ende nuk po gjen vetveten. Pasi deri më sot për mashtrime asnjëherë nuk i është kërkuar ndihmë nga Interpoli. Heshtja e saj e plotë na jep të drejtën të mendojmë ndryshe, pasi gjatë 20 viteve në emigracion kemi pare ambasadorët tanë kanë qenë thjeshtë përçuese dhe karrierista të përsosur.

Dritëhijet e arrestimit…

Hidër Buci arrestohet më 27 nëntor, në të njëjtën ditë, ku tre vite më parë ai së bashku me një tjetër organizonte në qendër të Athinës, në sheshin “OMONIA” mitingun mbi Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Mitingu pati jehonë, por u shpall i paligjshëm nga autoritet greke, duke i kërkuar shpjegim edhe ambasadorit tonë të asaj kohe Vili Minarollit. Dy ditë më pas ambasadori ynë zhvillon një takim urgjentë me gazetarë dhe kryetarë shoqatash në Athinë, ku ka dënuar mitingun e Shpalljes së Pavarësisë si të paligjshëm, duke i mbyllur përfundimisht edhe derën e ambasadës, organizuesit të mitingut.

Që nga kjo ditë Hider Buci kërkohet nga autoritet policore. Në derën e zyrës së tij tashmë të braktisur nga frika, policia vinte për ta arrestuar. Në mungesë të tij i ngjiste në dere një fletushkë ku i kërkohej të paraqitej sa më pare në komisariatin e policisë në “OMONIA”. Ambasadori shqiptar përgatit valixhet e kthimit për në atdhe, ndërsa Greqia i jep edhe Interpolit arrestimin e tij.

Në ilegalitet Buci shkon në Shqipëri, ku ngrenë Unionin e Emigrantëve Shqiptarë, duke lënë familjen e tij në Greqi. Në Shqipëri ai qëndron mbi dy vite, i ftuar edhe në kanale televizive, ku drejtësia shqiptare i kishte të gjitha mundësitë për ta ndaluar dhe gjykuar. Buci kthehet ilegal pranë familjes së tij duke rrezikuar jetën, dhe si i tillë jetoi deri sa u arrestua. Por arrestimi i tij në Shqipëri nuk do të bënte bujë, nuk do të kënaqte  Greqinë, prandaj edhe u ndalua në Athinë dhe pikërisht në çastin më të volitshëm, për të kënaqur Greqinë lidhur me arrestimin e tij.

Jehona e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka 3 vite që ka pushuar, por shovinizmi grek nuk pushoi për asnjë çast për ta arrestuar këtë njeri, duke vënë si “mashë” autoritetet shqiptare. Greqia hoqi qafe një njeri që herë pas here ngrinte probleme që asaj nuk i pëlqenin, Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në zemër të Athinës, kërkesa dhe zbardhja e zhdukjeve në masë të fëmijëve dhe të emigrantëve tanë në Greqi, keqtrajtimet apo vrasjet e emigrantëve, konferencat me gazetat vendase ishin një dhimbje koke për shtetin grek.

Këto që shkruajmë nuk janë fantazi as mashtrime, por janë të jetuara nga afër. Nuk kam qëllim të mbulojë veprimet e tija mashtruese, pasi dihet që janë të dënueshme. Askush nuk do të dëshironte që në shoqërinë tonë të ketë njerëz të tillë të gënjejnë dhe të mashtrojnë bashkatdhetarët e tyre. Por kemi të drejtë të themi se njerëz të tillë ka plotë, mund të gjesh kudo, bile edhe jashtë portës së ambasadës sonë në Athinë, por ndalimi i tyre nuk përbën shqetësim për vendin fqinje bile as edhe për punonjësit e policisë pranë kësaj ambasade të kthyer prej vitesh në “monumente kulture”. Shoqëria jonë ka nevojë për të vërtetën dhe këtë më shumë se kushdo ja ka borxh sistemi politik.

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

I mashtruari ne 08/02/2012 14:38:23
avatar
Me sa jemi ne dijeni zoti zinxhiria, manifestimi per pamvaresine ishte ideuar nga policia sekrete greke, prandaj u zhvillua 1 muaj para shpalljes dhe pa u shpallur pamvaresia nga Kosova, ju me Bucin kerkonit ta njihte shteti grek pamvaresine. Ku ishit ju diten qe u shpall pamvaresia e kosoves. Ne dolem ne shesh po vetem 30 veta se nuk kishi urdher nga asfalja greke(policia e fshehet) qe te organizoheshit ate dite qe duhej. Sa per dieni ne ambasade dim se ka vetem nje oficer kontakti te policise se shtetit dhe ju shume police sic pretendon zinxhiria. urime se shpifjet i interesojne me shume popullit....
Emigranti shqiptar ne 28/12/2011 14:41:51
avatar
Me vjen keq qe e keni fshire komentin tim, por me vjen keq kur te deskrititoheni si gazete antishqiptare qe iu hapni dritare spiuneve te grekut.
Urime dhe qofsha i gabuar. Nje pyetje do kisha deshire tiua beja. Si ka mundesi qe asnje nga shoqatat qoft edhe ky unioni fantazem i emigranteve nuk beri nje protest ose nuk kerkoj qofte edhe nje sqarim formal per mikun e Zinxhirise, Buci... Urime, por do pendoheni per kto perralla shpifese o te nderuar telegrafist,,,
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 95 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
1.00