Ambasadorja gjermane Holtkemper, kërkon një President sipas Kushtetutës
Kryediplomatja, bën një paralelizëm për zgjedhjen e Presidentit në Shqipëri dhe Gjermani
Në një intervistë të dhënë radios “Deutsche Vvelle” në shqip ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper duke krahasuar zgjedhjet presidenciale në Gjermani, ka tërhequr vëmendjen partive politike ne Shqipëri për një domosdoshmëri bashkëpunimi politik midis tyre për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Ambasadorja Holtkempes, e pyetur për zgjedhjen e Presidentit në Shqipëri është shprehur se “Për ne është e rëndësishme që Presidenti të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe Kushtetuta e Shqipërisë tregon qartë preferencën e vet për një kandidat mbipartiak si në personin e Presidentit, ashtu edhe në procedurat e zgjedhjes. Sipas saj Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik apo veprimtari private. Ajo shton më tej në lidhje me këtë çështje se Presidenti propozohet nga të paktën 20 deputetë dhe zgjidhet me një shumicë prej 3/5; vetëm në një fazë të mëvonshme mund të jetë e mjaftueshme shumica e thjeshtë, dhe përpos kësaj, në të rregullohet edhe rasti i mbetjes vakant të postit. Një çështje tjetër për të cilën ka folur intervistën e dhënë ka qenë roli i drejtësisë në Shqipëri dhe kufizimi i korrupsionit. Duke krahasuar Gjermaninë dhe Shqipërinë, ajo ka vënë në një paralelizëm dy realitetet, që sipas saj janë shumë larg njëra tjetrës, në luftën kundër korrupsionit, apo dhe në shumë drejtime të tjera. Holtkemper, është shprehur se, “në Gjermani toleranca e shoqërisë kundrejt një çështjeje korrupsioni apo edhe vetëm në dukje si të tillë është shumë e vogël. Një rol të madh në dorëheqjen e z. Vvulff kanë luajtur një rol të rëndësishëm një shoqëri e fortë civile, mediat dhe opinioni publik por edhe sistemi i pavarur i drejtësisë”. Sipas saj, institucionet shtetërore, edhe drejtësia, nuk punojnë boshllëk, ato ndërvaren ngushtë me faktin që pjesa më e madhe e popullsisë respekton rregullat dhe gjithashtu pretendon respektimin e tyre, sipas saj kjo e përforcon pavarësinë e drejtësisë në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe i mundëson asaj të përmbushë rolin e vet kushtetues.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj