Kabllogrami për Gjunkshin
Shefi i Shtabit, 7 mijë dollarë për një ushtarë në Irak
Vrasja e dy ushtarëve ditën e djeshme në Afganistan, riktheu dhe njëherë në vëmëndjen e meia kabllogramet e VVikileaks. Misionet paqeruajtëse shqiptare shpesh herë janë shoqëruar dhe me akuza për afera korruptive të zyrtarëve më të lartë të forcave të armatosura. Një prej tyre është edhe shefi aktual i Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, emri i të cilit u përmend gjatë kabllogramëve të Ambasadës Amerikane, të zbuluara nga VVikileaks, ku theksohej se ai merrte ryshfet për të dërguar ushtarë shqiptarë në misione paqeruajtëse. “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare është një njeri i korruptuar që merrte deri në 7 mijë dollarë për të dërguar një ushtarak shqiptar në Irak.” Kjo u bë e ditur në një kabllogram shokues që ish-ambasadori amerikan Ëithers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidhur me shefin aktual të Shtabit, kolonel Xhemal Gjunkshi. Kabllogrami zbuloi një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Sipas tij, kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht në Irak. Ambasadori amerikan thekson në kabllogram se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje. Grupi i oficerëve, që ka akuzuar kolonel Gjunkshin, përmes një letre konfidenciale kanë vënë në dijeni për këtë aferë drejtuesit më të lartë të qeverisë. Shefi aktual i Shtabit akuzohej jo vetëm për ryshfete në përcaktimin e komandove që shkonin me misione jashtë shtetit, por edhe si i përfshirë në skema të tjera korruptive.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj