Pitella: “Shqipëria nuk duhet të humbë trenin për në Europë”
Integrimi: Zv. presidenti i Parlamentit Europian, Pitella, kërkon më shumë angazhim nga politika në BE
Në një takim me liderin e opozitës Edi Rama, në selinë rozë zv.presidenti i Parlamentit Europain, Xhani Pitella ka inkurajuar opozitën që të bashkëpunojë me qeverinë me qëllim që Shqipëria të mos e humbë mundësinë për tu integruar në BE.
Pitella është shprehur se: “Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të humbë trenin drejt Europës. Pikërisht për këtë qëllim inkurajova opozitën që të bëjë pjesën e saj dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe qeveria. Të dyja palët duhet të ushtrojnë me përgjegjshmëri detyrat e tyre. Kjo duhet bërë në mënyrë, seriozë, konstruktive dhe të vendosur”, tha ai.
Sipas Pitellës, edhe zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një moment që duhet të përcjellë sinjale maturie dhe përgjegjshmërie. Nga ana e tij kryesocialisti Rama garantoi të dërguarin e PE, se socialistët janë të gatshëm të jenë pjesë e proceseve integruese.
“Shkëmbyem edhe disa mendime lidhur me situatën në vend. E informuam për rolin e PS në çuarjen përpara të atyre proceseve që janë të domosdoshme”, tha ai.
Zv. Presidenti i PE-së Pittella, merr titullin Doctor Honoris Causa, nga Universiteti Mesdhetar
Ditën e djeshme, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë u organizua ceremonia e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa z. Gianni Pittella, zëvendëspresident i Parë i Parlamentit Evropian. Në fjalën e tij Rektori i UMSH, Prof.Dr. Anastas Angjeli, anëtar i Akademisë së Shkencës, u shpreh se: “Dita e sotme është një ditë e veçantë për Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, për studentët, stafin akademik dhe për mua si rektor i këtij universiteti”. Ai shtoi ndër të tjera se për Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhënia e titullit Doctor Honoris Causa, është si një shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme që z. Pittella ka dhënë për vendin Shqipërinë, gjatë rrugës së integrimit në familjen e madhe evropiane. Ndër të tjera në këtë ceremoni u vlerësua aktiviteti i zotit Pittella, që është karakterizuar nga një përkushtim ndaj detyrës, nga një ndjenjë e fortë europianiste si dhe nga një solidaritet dhe ndjenjë drejtësie e spikatur.
Në fjalën e tij zoti Pittella, u shpreh, se ndihet i nderuar që merr këtë titull në një universitet shqiptar pjesë e EMUNI University. Z.Pitella u shpreh entuziast për arritjet në arsimin shqiptar dhe për të ardhmen e sigurt të tij. Ndër të tjera zoti Pittella, u shpreh se: “Shqipëria ka ecur me hapa të mëdhenj në këtë drejtim duke treguar dhe njëherë vullnetin për të përkrahur zhvillimin nëpërmjet edukimit dhe arsimimit.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj