Hyrje | Politike | Terrorizmi në Afganistan

Terrorizmi në Afganistan

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Atentat kriminal ndaj trupave shqiptare paqeruajtëse. Vritet një komando, tjetri në gjendje kome

 

 

 

 




Ditën e djeshme janë sulmuar dy komando në Afganistan. Ngjarja është regjistruar në Kandahar, në orën 15:05, ku në drejtim të komandove të Kontigjentit “Eagle-4”, është hapur zjarr prej efektivëve të policisë afgane, siç njofton Ministria e Mbrojtjes. Prej sulmit u raportua fillimisht se mbetën të vrarë dy komandot shqiptarë Kapiten Feti Vogli, 31 vjeç nga fshati Shpat i komunës Baldushk në Tiranë dhe specialisti i armatimit Aleksandër Peci 23 vjeç nga Lekbibaj i Tropojës, por pak orë më vonë u deklarua se Peçi ndodhej në vdekje klinike, duke lënë të hapura shpresat se ai mund të mbijetojë. Ministria e Mbrojtjes sqaroi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Robat 2, në Kandahar ku Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, janë sulmuar teksa ishin në mision patrullimi. Ata kishin detyrë të patrullonin dhe siguronin jetën e “personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, të cilët po zhvillonin një takim për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat. Por papritur, në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale. Po sipas njoftimit të ministrisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4", ndërsa njëri prej tyre humbi jetën në spital. Ndërkohë që mësohet se janë arrestuar 11 policët afganë, që hapën zjarr në drejtim të efektivave tona. Kjo është hera e parë që një komando shqiptar, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s humb jetën në Afganistan. Komadot ishin pjesë e misioni të forcave paqeruajtese “Eagle 4″ i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012.
Familjarët: Aleksandër Peci në vdekje klinike
Familjarët e Aleksandër Pecit, pas ngjarjes kanë deklaruar se djali i tyre është në gjëndje kome. Ku nga kjo është ndezur një fije shprese se ai mund të jetë gjallë. Sipas familjarëve të tij “Dy ushtarakë të repartit të Zall Herrit kanë sjellë një lajm tjetër në familjen Peci. Sipas tyre 23 vjeçari është në gjendje të rëndë, në vdekje klinike. Ai mbahet në jetë me aparatura”.
Trupi diplomatik shpreh ngushëllime për familjarët e viktimës
Trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë ka përcjellë me dhimbje humbjen e jetës së komandove shqiptarë në Afganistan. Në një mesazh ngushëllimi ambasadorët shprehën mes të tjerash se vlerësojnë kontributin e vendit tonë në Afganistan dhe rolin e forcave tona paqeruajtëse. Në mesazhin e tyre ambasadorët shprehin ngushëllime për familjarët e viktimës.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Arber ne 22/02/2012 15:33:43
avatar
Ngushellime familjes te te renit ne krye te detyres ne Avganistan.I pa haruar kujtimi i Voglit! Sali zagari ti pasurohesh, ushtaraket flijohen dhe ti si anti shqiptar prape i percmon e denigron.
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0