Bashkimi Europian, ndihmon familjet e izoluara në veri
Moti i Keq/Ambasadori i BE-së, në Shqipëri, i bashkohet nismës “Një kilogram për emergjencën” për zonat e bllokuara
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi është solidarizuar dje me banorët e izoluar në veri të vendit, duke dërguar ndihma ushqimore për ta. Ndërsa i është bashkuar nismës "Një kilogram për emergjencën", duke dhënë ndihma për banorët e izoluar, ambasadori Sequi ka theksuar se me këtë gjest modest ka dashur të tregojë solidaritet me banorët që vuajnë nga kushtet e vështira të motit."BE po planifikon dhe zbaton nisma të ndryshme, por edhe në gjërat e thjeshta është e rëndësishme të tregohet solidaritet. Sikur të jetë e mundur që ta bëjmë një familje me fëmijë të vegjël të buzëqeshë sot në këtë kohë emergjence është diçka që ia vlen të bëhet", u shpreh Sequi. Gjithashtu, ambasadori i BE deklaroi se në ditët në vijim do të vizitojë vetë këto zona, për të parë nga afër edhe problemet që kanë këta banorë. “ Meqë sot është pushim dhe mua më pëlqen të bëj pazar mendova të blej diçka edhe për këta banorë në shenjë solidariteti”, komentoi shkurt ambasadori. Diplomati i BE-së nuk ka komentuar pyetjet e gazetarëve për mënyrën se si e ka menaxhuar politika situatën e krijuar nga bora, si dhe për shpërndarjen e ndihmave. “Konkluzionet për ndihmat duhet të jepen në fund”, ka thënë Sequi, ndërsa ka shtuar se sot është ditë e diel e se ai nuk dëshiron të merret me politikë.
Gjendja e jashtëzakonshme tejzgjatet: 22 komuna ende nën borë
Ministria e Brendshme njoftoi se 22 komuna ishin ende të bllokuara nga bora mbrëmjen e djeshme. Në një raport për situatën e krijuar nga moti i keq në vend, MB theksoi se janë kryer 15 fluturime për dërgimin e ndihmave si dhe janë evakuuar nga zonat e bllokuara 5 të sëmurë. Nga informacionet e grumbulluara nga Shtabet e Emergjencave Civile në qarqet e prekura nga fatkeqësia natyrore e reshjeve të shumta të dëborës mësohet se sot është mundësuar komunikimi rrugor me akset kombëtare i komunave Kala e Dodës, Ostren, Bushtricë, Surroj dhe Llugaj, duke zvogëluar kësisoj numrin e komunave të bllokuara në 22 të tilla në të gjithë vendin, nga 27 që ishte ditën e djeshme.
Në qarkun e Shkodrës aktualisht janë të bllokuara komunat Shalë, Shosh, Shllak, Pult, komuna Kelmend e Malësisë së Madhe dhe komunat Iballë, Fierzë dhe Blerim të Pukës. Sot po punohet për hapjen e aksit rrugor Qafë Mali-Fierzë që lidh komunat Blerim dhe Fierzë, si dhe për hapjen e segmenteve rrugore Kryezi-Iballë dhe Pukë-Qelëz.
Në qarkun e Kukësit janë të bllokuara komunat Shishtavec, Kalisë, Arrën, Gryk Çajë, Lekbibaj dhe Bytyç. Po punohet për hapjen e rrugës Bushtricë-Peshkopi. Aksi rrugor Kukës-Shishtavec është hapur deri në fshatin Novosej dhe po punohet për hapjen e plotë të tij.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj