Hyrje | Politike | Intervistë me Xhemal Qefalinë

Intervistë me Xhemal Qefalinë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ngërçi për Presidentin e ardhshëm, rekomandimet e OSBE-së dhe opsioni i zgjedhjeve të parakohshme

 

 

 






Ashtu si dhe shumica e përfaqësuesve të opozitës, të cilët kërkojnë që zgjedhja e Presidentit të ri të jetë një figurë konsensuale, ashtu edhe deputeti socialist Xhemal Qefalia, ka përsëritur nevojën e një Presidenti të zgjedhur mbi bazën e një konsensusi. Problemi i zgjedhjes së një figure të tillë sipas tij, qëndron tek maxhoranca, e cila nëse do të vazhdojë me kokëfortësinë e saj, medoemos do të krijohet një ngërç politik që do të penalizojë Shqipërinë, ashtu siç është penalizuar dy vitet e kaluara duke mos marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Në një intervistë për “Telegraf”, ai ka ngritur edhe shqetësimin se puna për reformën zgjedhore nuk po ecën normalisht për shkak të qëndrimit të maxhorancës, ku sipas tij ajo duhet të jetë më elastike, për të rënë dakord për të çuar përpara reformën. Zgjedhjet e parakohshme i sheh si një mundësi për të shpëtuar vendin nga kriza, por opozita nuk mund të futet në zgjedhje pa u përfunduar reforma, pasi nuk dëshiron që të bëhen zgjedhje si në 2009 dhe 2011.

-Zoti Xhemal, a e shihni zgjedhjen e Presidentit, si një çështje që mund të sjelli një ngërç politik, pasi palët kanë pretendimet e tyre?
-Zgjedhja e Presidentit, sipas afatit kohor i bie që të përfundojë në muajin qershor. Natyrisht që janë të interesuar të tëra skajet politike, por ajo që është më e rëndësishme, është se janë të interesuar edhe shqiptarët për të pasur një president konsensual. Fakti që në kushtetutë është përcaktuar fare qartë që në tre raundet e para kërkohen 84 vota, e pra kjo tregon që duhet që presidenti të jetë konsensual. Partia Socialiste, është shprehur vazhdimisht që ne jemi për një president konsensual. Nëse maxhoranca vazhdon me kokëfortësinë e saj, medoemos do të krijohet një ngërç politik që do të penalizojë Shqipërinë, ashtu siç është penalizuar dy vitet e kaluara duke mos marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
-Plotësimi i 12 prioriteteve duket se po ecën me hapa të ngadalshëm, edhe nga ambasadori i BE-së, Sequi, u kërkua më shumë angazhim para pak ditësh. A kanë shanse që të përmbushen në afatin e caktuar këto, duke parë ecurinë e punës?
-Dihet tashmë që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë nënshkruar së bashku një aktmarrëveshje, për plotësimin e kushteve të nevojshme për 12 prioritetet. Ajo që është më e rëndësishme, në këtë pikë është se, ne si Parti Socialiste, po tregohemi shumë serioz, siç dihet kjo marrëveshje e nënshkruar midis dy palëve ka të bëjë qoftë me reformën zgjedhore, po ashtu edhe me reformën parlamentare. Së treti ka të bëjë me miratimin e ligjeve që duan tre të pestat, edhe në këtë pikë ne po tregohemi shumë serioz, dhe po i miratojmë këto ligje. Përsa i përket reformës parlamentare, ku e kam fjalën këtu për hartimin e një rregulloreje konsensuale të Parlamentit dhe reformës zgjedhore, duket se po bëhen hapa të ngadalshëm. Sipas informacioneve që disponoj puna për reformën po bëhet me një ngadalësi nga ana e maxhorancës, pasi në fund të muajit mars, të dyja partitë duhet t’i kenë plotësuar të tëra kushtet që Shqipëria të ketë mundësi që të plotësojë të tëra kushtet dhe të shihen të tëra mundësitë që të marrim statusin e vendit kandidat brenda afatit të përcaktuar.
-Është hedhur ideja e zgjedhjeve të parakohshme, a është i gatshëm vendi për zgjedhje të tilla?
- Nuk ka opozitë në botë që mos të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Normalisht për aq kohë sa në Shqipëri, është një krizë jo vetëm ekonomike, por edhe politike, është e domosdoshme që vendit t’i jepet një zgjidhje edhe me zgjedhje të parakohshme. Por ajo që do të thoja unë, është se ne nuk hymë në zgjedhje të parakohshme për aq kohë sa nuk janë plotësuar rekomandimet e OSBE-së, për të bërë reformën zgjedhore, e cila ndikon drejtpërdrejt në mosplotësimin e standardeve.
-Ashtu si e përmendët edhe më lart, reforma zgjedhore mbetet një ndër pikat që nuk po ecën me hapat e duhur. Është deklaruar se ka mosmarrëveshje për disa çështje, a ekzistojnë mundësitë që ajo të mbyllet brenda afatit?
-Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë dhe të bëjmë punën tonë që kjo reformë të mbyllet në afatet e përcaktuara. Por i duhet kërkuar maxhorancës që të jetë po aq serioze, sa Partia Socialiste, për të ofruar ndihmën e saj, për plotësimin e rekomandimeve të OSBE-së. Në mënyrë që Shqipëria të bëjë më së fundi zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të mos patur kontestime të zgjedhjeve, siç ndodhi në 2009, apo dhe në zgjedhjet e 2011, që i pamë të tërë, se si veproi qeveria, dhe si u veprua me kodin zgjedhor.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0