Rama: Fitojmë edhe pa Metën!
Lideri i Partisë Socialiste përjashton mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në, për zgjedhjet e ardhshme
“Opozita e ka të hapur rrugën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme të 2013-s pavarësisht tradhtisë së Ilir Metës apo distancimit publik të Fatos Nanos”. Kështu është shprehur Kreu i Partisë Socialiste gjatë një interviste të dhënë për “Express” në Maqedoni. Ai është shprehur më tej se: “Ilir Meta s’ka asnjë lidhje me PS-në e me socialistët a progresistët. Ai është ulur në prehrin e Sali Berishës për të përfituar nga pushteti i dalë me vota të vjedhura dhe do të qëndrojë në atë prehër deri kur të largohet bashkë me Sali Berishën nga tryeza e qeverisë së Shqipërisë. Ndërsa Fatos Nano ka shpallur ambicien për të qenë një President mbi palët pasi është distancuar me vullnetin e tij nga Partia Socialiste për arsyet që ka dhënë edhe publikisht. Rruga jonë është e qartë dhe e hapur drejt fitores së zgjedhjeve pavarësisht tradhtisë së madhe të Ilir Metës ndaj popullit opozitar dhe pavarësisht distancimit të Fatos Nanos nga jeta politike e Partisë Socialiste”, deklaron Rama. I pyetur rreth zhvillimeve në rajon lideri socialist u shpreh se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ndodhë vetëm nën qiellin e Evropës së Bashkuar. Integrimi i plotë europian i Shqipërisë dhe Kosovës është vetë bashkimi i këtyre dy shteteve, u shpreh Rama.
Në PS ka vetëm diskutime, jo sherre
Kreu i selisë rozë Edi Rama ka reaguar dje në rrjetin social “Twitter” në lidhje me debatet brenda Partisë Socialiste. Duke mohuar zërat për debate brenda Partisë Socialiste, Rama thekson se diskutimet janë e mira e madhe e partisë së drejtuar prej tij. “Në PS ka pasur, ka dhe do ketë gjithnjë diskutime për mbarëvajtjen e familjes sonë politike. Kjo është e mira e madhe, jo problemi i PS”, shkruan Rama. Ai deklaroi dje se informacionet e ditëve të fundit për sherre brenda PS, janë inekzistente. “Një furi titujsh e nëntitujsh për të gënjyer opinionin publik me lajme nga "brenda" PS që pasqyrojnë sherre inekzistente !Asgjë e vërtetë”, ka theksuar Rama në “Twitter”.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj