Fatmir Xhafaj, zbardh politikën e PS,
Votimi i ligjeve me 3/5
Situata në sistemin gjyqësor është alarmante dhe në veçanti në raportin e maxhorancës me prokurorinë. Kështu shprehet deputeti i selisë rozë, Fatmir Xhafaj . Sipas tij, nuk mund të ketë integrim në BE, pa një reformë europiane në drejtësi. “Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në tërësi, pushteti gjyqësor dhe prokuroria në veçanti, raporti që ka aktualisht ekzekutivi dhe segmente të caktuara të maxhorancës me këto pushtete, gjë që, efekton në marrëdhëniet që këto pushtete ndërtojnë me qytetarët”, tha Xhafaj. Ndërsa në lidhje me ngritjen e Gjykatës Administrative, Xhafaj sqaron se PS do t’i përmbahet paktit për ta votuar atë në muajin mars, por më parë duhet një proces i gjerë konsultimi me grupet e interesit. “Do t’i qëndrojmë plotësisht marrëveshjes që është bërë për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve me 3/5 brenda muajit mars të këtij viti. Deri tani besoj që jemi korrekt, ajo që ne ndryshojmë është fakti proces, ne kërkojmë një proces për to, kurse maxhoranca, kryetarja e kuvendit, kryeministri kanë kërkuar thjesht karton”, tha ai më tej.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj