Firmoset marrëveshja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe World Vision
Ministri Vasili: “Parësor sigurimi i të drejtës së çdo fëmije për të pasur akses në shërbime shëndetësore cilësore”
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe World Vision (WV). Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili e ka cilësuar bashkëpunimin me World Vision si një bashkëpunim me një partner tepër të rëndësishëm për një sërë motivesh. Një mbështetje tepër të rëndësishme që kanë dhënë dhe japin në dy fusha, shëndetin parësor dhe atë të nënës dhe fëmijës, dy shtylla të rëndësishme të reformës në shëndetësi. Në këto dy drejtime dhe ndryshimet kanë qenë të dukshme dhe impresionante, pasi treguesit e vdekshmërisë kanë rënë në mënyrë të qartë, të qëndrueshme dhe të dukshme. Kjo marrëveshje ka si synim: Mbështetjen e objektivave të Strategjisë së Shëndetit Riprodhues 2009-2015 të MSh lidhur me planifikimin familjar, shëndetin amtar, shëndetin e fëmijëve, shëndetin e adoleshentëve e të rinjve, barazinë gjinore e dhunën me bazë gjinore dhe planeve respektive të veprimit; sigurimin e bashkëpunimit me aktorët vendorë dhe kombëtarë për zbatimin e të drejtës së çdo fëmije për të pasur akses në shërbime shëndetësore cilësore. Ndërsa Conny Lenneberg drejtoresha e rajonit për World Vision ka shtuar: “Jam këtu për të treguar se sa të impresionuar jemi nga përgjigjja e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë kohë emergjencash. Doja të falënderoja z. Vasili për suportin e vazhdueshëm të World Vision në Shqipëri. Rëndësinë që iu është kushtuar problemeve të nënës dhe fëmijës në Shqipëri dhe zhvendosjen e vëmendjes nga kujdesi spitalor në atë primar. Ne duam t’iu falënderojmë ju për mbështetjen e dhënë shoqërisë civile dhe punës që ajo kryen. Personalisht më është dashur të vizitoj zonat e Korçës dhe Librazhdit, të cilat po kalojnë një periudhë të vështirë si pasojë e kushteve të motit. Së bashku me ministrinë ne kemi punuar për evidentimin e nevojave në këto zona dhe kemi autorizuar lëshimin e një shume prej 200 000 dollarësh që do të përdoret për këtë emergjencë. Ne kemi siguruar disa paketa ushqimore që do të përdoren në këto zona”. Mbështetja e realizimit të veprimtarive të programit të shëndetit të WV është fokusuar në 10 rrethe: Shkodër, Peshkopi, Lezhë, Kurbin, Tiranë, Durrës, Elbasan, Librazhd, Korçë dhe Vlorë.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj