Hyrje | Politike | Vasili: “Ka evoluim të situatës, po punohet në kushtet e një sakrifice të lartë”

Vasili: “Ka evoluim të situatës, po punohet në kushtet e një sakrifice të lartë”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

SITUATA/Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, inspektoi nga afër situatën në Dibër

 

 

 

 




Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ishte i pranishëm ditën e djeshme për të parë nga afër situatën e emergjencës në Dibër. Z Vasili ndoqi nga afër shpërndarjen e  pakove të medikamenteve dhe më pas zhvilloi një takim në prefekturë, me shtabin e emergjencës. Teksa më herët në një konferencë për shtyp. Z.Vasili ka njoftuar se ka një evoluim pozitiv të situatës dhe po punohet në kushtet e një sakrifice të lartë. “Ekipi ynë i helikopterëve rinisi operacionet, duke filluar që nga transporti i disa emergjencave shëndetësore. Shumica e rasteve janë trajtuar në stacionaret e tyre spitalore, por nga ana tjetër do të vazhdojë edhe shpërndarja e paketave bazë të barnave që janë përgatitur nga ne dhe shpërndarja e paketave për të sëmurët kronikë”. Gjatë konferencës për shtyp shoqëruar nga përfaqësuesi i OBSH për zyrën e Tiranës, Përfaqësuesi i Vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Barnave, z. Vasili u shpreh se,  “pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme të vështirësisë, në disa zona të bllokuara, pasi trashësia e dëborës është tepër  e lartë, është aplikuar me shumë sakrificë dhënia e ndihmës në çdo familje. Deri tani masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë janë në sinkron me atë çka udhëzon Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e OBSH-së ”. Z. Vasili tha se komunikimi ka qenë i vazhdueshëm me OBSH-në. “Planet tona sanitare kanë evidentuar edhe udhëzimet më të fundit që OBSH përmes një letre ka qenë në sinkronizim të plotë me hapat që ne kemi hedhur deri tani”, tha ministri i shëndetësisë.  Ministri Vasili falënderoi Korpusin e Paqes, vullnetarët e të cilit, janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë si pjesë e skuadrave sanitare dhe po bëjnë më shumë motivim punën e tyre në komunikim të drejtpërdrejtë me banorët. “Shpreh mirënjohjen që Korpusi i Paqes si një pasqyrim i drejtpërdrejtë i mbështetjes së popullit amerikan janë tek ne dhe përbëjnë një ndihmë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse të qenit derë më derë dhe bashkëndarës bashkë me ne të një vështirësie dhe situate të tillë tregon një vullnet dhe solidaritet, i cili në shumë raste është i domosdoshëm për të gjithë zonat e prekura”, tha ministri Vasili. Njëkohësisht, sipas tij, “solidariteti i kompanive farmaceutike ka vazhduar dhe të tjera mbështetje na kanë ardhur me sasi barnash, ku janë përfshirë edhe një sërë antibiotikësh të një tjetër niveli në mënyrë që të sigurohet jo vetëm gjendja bazë, por dhe rezerva të plota. Mbrëmjen e djeshme (15 shkurt) është asistuar një fëmijë në gjendje të rëndë dhe infermierët kanë udhëtuar pothuajse 6 orë në dëborë, duke arritur ta dominojnë këtë rast të vështirë. “Por raste të tilla janë të vazhdueshme dhe të zakonshme në të gjithë praktikën mjekësore, sepse, në këto kushte, kështu punohet; nuk ka pasur tërheqje, por është punuar në kushtet e një sakrifice të lartë”, tha z.Vasili.

Reshjet e borës, PS: Ende shumë zona të bllokuara
Në konferencën për shtyp, lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës, Partia Socialiste nuk sheh asnjë përmirësim të situatës. Deputetja e kësaj partie, Olta Xhaçka në një panoramë të situatës ka theksuar se vazhdon bllokimi i shumë fshatrave në veri dhe veri-lindje të vendit, ndërsa ka shtuar se mungesa e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve shëndetësore po kthehet gjithnjë e më tepër në një problem shqetësues, për të cilin qeveria po bën veshin e shurdhër. Në bazë të raportimeve të saj kemi:
-Gjendje të vështirë në Martanesh, Trebisht, Ostren
-Në Malësi të Madhe po vështirësohet situata
-Ndërprerje energjie në shumë fshatra
-Komuna Fierzë- Pukë është e izoluar totalisht
-Në komunën Kurvelesh po vështirësohet situata
-Në komunën Zerqan mungon shërbimi shëndetësor
-Fshatrat përreth qytetit të Bulzizës të bllokuar
-Në rrethin Devoll situatë e vështirë, mungesë energjie dhe nevoja për ushqime
-Situatë e rënduar në të gjitha komunat e Kolonjës
-Në Komunën Dardhas, 7 fshatra të bllokuar, vendi në prag katastrofe si dhe e pranishme mungesa e energjisë.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0