Edi Rama përballë Bugajskit
Shqipëria, një demokraci jo funksionale. Hetimi i 21 janarit, Spahiu dhe kompromiset për zgjedhjet e reja
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një intervistë në “Bugajski Hour” në “Albanian Screen”, ka bërë një analizë të detajuar të të gjitha ngjarjeve në Shqipëri, duke filluar që nga hetimi i 21, janarit, komunikimi i tij në Twiter, partia e Aleancës Kuq e Zi, e mjaft zhvillime të tjera. Rama në këtë intervistë është shprehur i pakënaqur me zhvillimin që ka marrë demokracia në Shqipëri, për të cilën është shprehur se: “Shqipëria është një demokraci jo funksionale. Kjo është vërtetuar jo vetëm nga ngjarjet që ju përmendët, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Jo vetëm përsa u përket institucioneve qeveritare, por edhe përsa i përket jetës së përditshme, Shqipëria është një demokraci jo funksionale”. Për këtë nivel të demokracisë zoti Rama ka renditur disa faktorë dhe përgjegjësia mund të jetë një përgjegjësi e ndarë, duke filluar nga qytetari i thjeshtë e duke vazhduar me të gjithë të tjerët më lart. Por nëse e trajtojmë si pjesë të një rruge të ndjekur, siç e thashë edhe më parë, ne nuk mundëm të ndërtonim një demokraci funksionale, dhe tani po përballemi me degradimin e asaj që kemi patur më parë. Por sigurisht, përgjegjësia është plotësisht e qeverisë. I pyetur për hetimin e 21 janarit, Rama është shprehur se: “Mendoj se një vit mjafton për të vërtetuar njërin apo tjetrin variant. Provat po bërtasin për të treguar përgjegjësinë e qeverisë, vrasjet e njerëzve, si dhe atë që po ndodh me procesin e hetimit”. Ai ka shtuar se falë qeverisë amerikane dhe FBI-së, ai ka bërë një përparim të konsiderueshëm, por në të njëjtën kohë është penguar egërsisht nga qeveria. Nga ana tjetër, po, demonstrata u shoqërua në disa rrugë nga dhuna, e cila ishte kryesisht një reagim ndaj provokimit të panevojshëm të forcave të policisë. Lideri i Partisë Socialiste, ka fajësuar plotësisht qeverinë përsa i përket humbjes së statusit për herë të dytë. I pyetur nga zoti Bugajski, për efikasitetin e përdorimit të medias sociale, si Facebook apo Twitter. Rama i është përgjigjur se: “Unë mendoj dhe faktet po vërtetojnë se ajo është e thjeshtë, nuk ka kosto dhe është shumë e shpejtë nëse ti do të japësh një mesazh. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për një program politik, por mund të jetë një thënie për një moment të caktuar të ditës”.
Rama për Aleancën Kuq e Zi
Fillimisht, mendoj se, kjo lëvizje vjen si shprehje e zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj palës së djathtë, por është gjithashtu një lëvizje që mund të tërheqë të rinjtë që nuk kanë një pikë referimi. Siç e thashë, debati publik varfërohet ditë pas dite, presioni shtohet ditë pas dite, frika nga pasojat në jetën e cilitdo po shtohet ditë pas dite. Nuk më pëlqen që shqiptarët ta fillojnë këtë udhëtim për shkak të mungesës së alternativave dhe për shkak të zemërimit. Ne e dimë mjaft mirë çfarë mund të sjellë ky zemërim. Po, ekziston një mundësi, por unë e shoh kryesisht si pakënaqësi dhe zemërim ndaj palës së djathtë.
Mundësia e kompromiseve për zgjedhjet e ardhshme
Ne kemi fakte...Ne kemi fakte, të cilat janë të qarta. Kur bëhej fjalë për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin tonë për pranimin e Shqipërisë në NATO, ne ishim në opozitë. Ne morëm iniciativat dhe këmbëngulëm për një përpjekje të përbashkët. Dhe ne ia dolëm mbanë. Pra, sigurisht, nesër kur do të kemi shumicën e nevojshme për të qeverisur, duhet të kemi një maxhorancë më të madhe për të marrë vendime më të vështira. Dhe sigurisht, do të jemi gjithmonë të gatshëm të eksplorojmë mundësinë për të bashkëpunuar me palën tjetër. Por jo siç po bëjnë ata tani, duke thënë: "Ne jemi këtu, dhe nuk mund të bëjmë asgjë sepse opozita nuk po voton ligjet." Jo. Por duke e kërkuar opozitën, duke qenë të hapur dhe duke e pyetur opozitën se si mund t'i arrijmë qëllimet tona.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj