Hyrje | Politike | Partia e Topit: Shqipëria e Re!

Partia e Topit: Shqipëria e Re!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Zbulohet emri i grupimit më të ri politik që do të drejtojë Presidenti Bamir Topi

 

 

 






Enigma e lëvizjes politike të Presidentit Bamir Topi po shkon drejt zbardhjes përfundimtare. Partia që ai ka krijuar tashmë ka një emër mjaft pretencioz: Shqipëria e Re! Partia pritet të legalizohet shumë shpejt, shumë përpara mbarimit të mandatit presidencial të zotit Topi. E paralajmëruar disa muaj më parë nga vetë Topi, kjo parti pritet të sjellë një pështjellim të ri në skenën politike shqiptare. Si një nga ish-figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike dhe nënkryetar i saj, zoti Topi ka mjaft simpatizantë dhe ndjekës të tij brenda asaj partie dhe në kampin e djathtë që priten të bashkohen në forcën e re politike. Janë të paktën pesë deputetë të PD-së të konfirmuar që do t’i bashkohen Shqipërisë së Re, ndërkohë që, shumica e ish të larguarve herë pas here nga PD-ja do të jenë përkrah Topit. Ndër ata që do të jenë në kupolën drejtuese të partisë mësohen fillimisht emrat e Eduard Selamit, Aleksandër Meksit, Besnik Mustafajt, Aleksandër Biberajt dhe Gazmend Oketës. “Shqipëria e Re” ka një program të djathtë dhe ka për synim të rivalizojë Partinë Demokratike. Sipas burimeve brenda partisë së re, PD-ja gjatë këtyre më shumë se njëzet vjetëve të ekzistencës së saj ka pësuar deformime të mëdha dhe të rënda në programin e saj politik. Disa nga çështjet më të kritikueshme të PD-së janë devijimi majtas i partisë, autoritarizmi dhe qëndrimi ndaj pronës. “Shqipëria e Re” synon gjithashtu, të mbështesë shtresën e ish-të përndjekurve politikë, të cilët e kanë ndjerë braktisjen e Partisë Demokratike, pavarësisht se, kanë votuar rregullisht për të. Po kështu, partia e Topit shihet si një shpresë edhe për ish-pronarët, të cilët kanë më shumë se njëzet vjet që nuk po u zgjidhet një e drejtë legjitime, duke u endur pambarimisht në dyert e gjykatave brenda dhe jashtë vendit. Me këtë emër, me këtë program dhe me figurat e njohura prestigjioze që do ta udhëheqin, “Shqipëria e Re” pritet të trondisë jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe aleatët e saj në qeverisjen aktuale, si Partinë Republikane. Në aleancë me “Shqipërinë e Re” pritet të bashkohen edhe disa parti të tjera të krahut të djathtë.
Lidhjet me Aleancën Kuq e Zi
Aleatja më e fortë e “Shqipërisë së Re” do të jetë Aleanca Kuq e Zi e drejtuar nga ish-nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu. Aleanca do të kthehet në parti politike brenda muajit shkurt, duke pretenduar se ka dhjetëra mijë anëtarë të saj. Zoti Spahiu ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Presidentit Topi në krye të KLD-së dhe duket se midis tyre ka pasur mirëkuptim për lëvizjet e bëra, aq sa është hedhur edhe dyshimi se Aleanca Kuq e Zi do të ishte partia e Topit. Por jo, partia e Topit është tjetër gjë, ka tjetër program dhe të tjera ambicie.  Nisur nga pjesëmarrësit në tubimet e zotit Spahiu, pritet që Aleanca të shkaktojë firo në radhët e së majtës. Pra, Aleanca do të jetë një parti kryesisht e majtë me një program nacionalist, ku dominon çështja kombëtare. Këto elementë nuk do ta pengojnë zotin Spahiu të bashkëpunojë me Topin dhe të bëjë koalicion me të para zgjedhjeve të ardhshme, të cilat nga shumëkush shihen si zgjedhje të parakohshme që ka të ngjarë të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Këto zgjedhje shihen si një mundësi për të larguar monopolin e dy partive të mëdha, ndërsa “Shqipëria e Re” dhe Aleanca do të jenë një faktor dominant në jetën politike dhe qeverisëse të vendit. Sipas gjasave, këto dy forca politike do të kenë një mbështetje të konsiderueshme edhe nga faktori ndërkombëtar. 

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

edi rama ne 19/02/2012 08:28:11
avatar
vetem mbiemrit i kemi frike se kokes tije nuk i ka kushe frike ky eshte nje boksjer i famshem qe nuk ka fitu as nje ndeshje te gjitha i ka humb me nekdaun ky eshte burre qoftesh ndersa spahia i aleances faqe zi ju meson si te llakosni floket dhe si duhet te kaloni pushimet ne kavaj e elbasan ...
nora ne 18/02/2012 00:52:18
avatar
nga te gjithe ata qe ke ne liste vetem edi selamin ke per se mbari ,po ate aleksander meksin per car e do apo te marri ne rroge me shume per pension qe ta kete dhe me te larete ,se nuk u ngopaleksander meksi me vjedhjen e shqiptareve na firmat piramidale i rropi sa inxorri kockat tani do futet dhe ne partine e topit turp keto lloj kandidaturash hiqe se te prishen partin dhe imazhin
nandi ne 18/02/2012 00:47:19
avatar
shyqyr qe u zgjua ky se po te ishe zgjuar qe ne fillim ,tja kishe blloku cdo gje sales sdo ishim katandis kaqi keqi
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0