Ministria e Shëndetësisë
Brenda marsit, do të vlerësohet perfomanca e shefave të shërbimeve në QSUT. Ja kush rrezikon zëvendësimin
Vetëm para pak muajsh bordi i spitalit universitar “Nënë Tereza” ka votuar drejtuesit kryesorë të shërbimeve në QSUT. Sigurisht që, ky votim është kryer nga profesionistë, drejtues të shërbimit mjekësor dhe personalitete të tjera që kanë lidhje emërtesat dhe shërbimin. Në krye të bordit është sipas ligjit, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë z.Petrit Vasili. Menjëherë pas emërimit të tyre kjo periudhe disa mujore do të shërbente si test për ecurinë e punëve të drejtuesve të rinj sipas shërbimeve që mbulojnë. Ishte parashikuar që më 15 shkurt të merrej në analizë puna e të gjithë shefave të sapoemëruar, por krijimi i gjendjes të katastrofës natyrale e ka shtyrë për javën e parë të marsit 2012. Gjatë periudhës që bordi votoi shefat e shërbimit dhe deri në javën e parë të marsit, ministria nëpërmjet inspektorëve të saj, raporteve të QSUT-së, por edhe të dhjetëra qindra letrave që kanë mbërritur në zyrën e numrit një të shëndetësisë Petrit Vasili do të përcaktojë dhe vlerësojë performancën e punës së gjithsecilit shef të votuar. Në fillim të marsit do të evidentohet puna e gjithsecilit dhe se sa ka ndikuar këto emërime paraprake në shëndoshjen e sistemit shëndetësor në qendrën më të madhe universitare të shërbimeve mjekësore në vend. Vetë ministri Vasili në dy javët e fundit ka bërë 7 kontrolle dhe i shoqëruar nga stafi i vetë ka evidentuar dhe ka mbajtur shënim që nga rregulli dhe disiplina, pastërtia, prezenca e stafit në pavijone, furnizimi me medikamente dhe ka kaluar në dorë sipas burimeve konfidenciale, por që s’duan të bëhen publik ,rreth 813 kartela mjekësore. Ai ka evidentuar që nga momenti i shtrimit të pacientit, trajtimin, mjekimin e vënë nga mjekët e secilit pavijon, ecurinë e të sëmurit dhe depozitimin e kartelës mjekësore. Madje, është parë edhe puna që bëjnë stazhierët e mjekësisë dhe praktika e studentëve. Pritet që në javën e parë të muajit mars të bëhen edhe konkluzionet dhe të jepet certifikata e emërimit të shefit të klinikës ashtu sikurse përcaktohet në rregullore. Në mënyrë të detajuar janë evidentuar lidhjet e ankesave të dërguara për trajtimin e të sëmurëve nga vetë këta të fundit, apo të afërmit e tyre me kartelën që kanë qenë vërtetë të shtruar apo që janë vizituar pranë kësaj qendre. Problemi i mitmarrjes apo “bakshishit” është një tjetër problem i evidentuar në bashkëpunim edhe me strukturat e krimit ekonomiko-financiar. Një tjetër problem është edhe mosha e daljes në pension të disa prej specialistëve, të cilët kanë kohë që e kanë mbushur këtë moshë. Klinikat private dhe mjekët që punojnë njëkohësisht edhe në QSUT-së dhe në këto klinika private do jetë objekt i të dhënave të grumbulluara nga specialistë të fushës të krimit ekonomik. Ende nuk bëhen të qarta emrat që do qëndrojnë apo ata që do lëvizin dhe që do të zëvendësohen deri në vendimin e ri të bordit të Spitalit Universitar, i cili pritet të thirret brenda datës 10 mars nga Kryetari i Komisionit të Bordit, z.Petrit Vasili.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj