Rama: “I gatshëm të hetohem për 21 janarin, nëse e kërkon Prokuroria”
Lideri i opozitës, analizon ngjarjet më të rëndësishme në vend, i shqetësuar për kriminalitetin
Lideri i opozitës, Edi Rama, bëri një analizë të disa pre çështjeve më të përfolura brenda dhe jashtë opozitës, në një intervistë në emisionin televiziv në TVNevvs24, “5 pyetje nga Babaramo”. Ndër shqetësimet kryesore ai renditi rritjen e kriminalitetit, ku theksoi se rivendosja e rendit publik dhe garantimi i jetës e biznesit të qytetarëve mbetet prioritet gjithmonë dhe më i fuqishëm për PS. “Është një prioritet gjithmonë dhe më i fuqishëm, për shkak se, krimi po e mbyt Shqipërinë. Sot është fakt se krimi sundon rrugëve dhe dikton dhe axhendën e lajmeve të përditshme me bëmat, me vrasjet, eksplozivët, nga ana tjetër ne në programin tonë për një “Rilindje Shqiptare” kemi vënë theksin për një qëndrim të ashpër ndaj krimit dhe shkaqeve të krimit”. Sipas kreut të PS, krimi i ka ngulur rrënjët në shoqërinë shqiptare për disa arsye, ku më e madhja është keqqeverisja shqiptare dhe pandëshkueshmëria nga gjykatat. Rama më tej, akuzoi se dhe shifrat që jep qeveria për krimin nuk janë reale pasi tashmë i fabrikon ato. Kreu i PS-së njofton se të premten PS-ja do të bëjë të ditur në një tryezë për drejtësinë, shifrat reale mbi krimin në vend. “Ndërkohë, sa i përket shifrave ne sot kemi lajmëruar se ditën e premte në tryezën tonë për rendin publik në programin e 'Rilindjes Shqiptare' do paraqesim shifra reale. Historia e shifrave është kthyer në një makth se qeveria fabrikon shifrat duke filluar nga ekonomia. ndërkohë që akti i fundit për vendosjen e INSTATI-t nën hyqmin e kryeministrit provon se qeveria ka nevojë edhe më shumë për shifra të fabrikuara, në një botë mediatike nga pushteti përmes interesash që lidhen drejtpërdrejt me pushtetin”.
21 janari
Kryetari i PS-së duke folur për hetimin e 21 janarit u shpreh se hetimi po shkon në rrugën e duhur, falë kurajës së kryeprokurores Ina Rama dhe mbështetjes së SHBA-ve.
“Për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit janë bërë hapa të rëndësishëm falë kurajës dhe integritetit të Kryeprokurores Ina Rama dhe mbështetjes së SHBA. Falë ekspertizës së FBI kanë dalë në pah provat që gozhdojnë qeverinë, nxjerrin në pah se janë vrasje me paramendim, janë dënime të mirëfillta me vdekje dhe pa gjyq ndaj protestuesve të pafajshëm”, -tha Rama. Kreu i PS u shpreh i gatshëm të hetohet për ngjarjet e 21 janarit, nëse organi i akuzës kërkon diçka të tillë.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj