Hyrje | Politike | Shtabi i emergjencave

Shtabi i emergjencave

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Nishani: Detyra për përballimin e situatës nga moti i keq. Vasili: "Mjekësia, në gatishmëri të plotë"

 

 

 

 

 


Shtabi i Emergjencave do të jetë në gatishmëri për ditët në vijim, për shkak se moti nuk pritet të përmirësohet. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani mblodhi tryezën e komitetit ndërministror të emergjencave civile, ku adresoi edhe detyrat për komitetet e ngritura në rang ndërministror. Nishani bëri të ditur se, Kryeministri Berisha ka urdhëruar krijimin e shtabit të Emergjencave. Nishani theksoi se situata në vend aktualisht paraqitet e vështirë dhe pritet të vështirësohet edhe më tej. “Parashikimi i motit deri në datën 9 na bën me dije se moti do përkeqësohet dhe situata do bëhet edhe më e vështirë", tha ai. Ministri Nishani deklaroi në këtë mbledhje se “Duhet të rritet gatishmëria për dhënien e ndihmës ndaj popullatës në zonat e thella ku ka vështirësi”. Një nga detyrat më të rëndësishme sipas tij është pjesa e koordinimit me prefekturat dhe kryetarët e qarqeve, rretheve apo komunave, të cilët janë më të prekur nga moti i keq. Në gatishmëri të kësaj situate sipas tij, janë vënë mjekë dhe ndihmës mjekë, ndërsa borëpastruese do ketë në akset kryesore. Situata do monitorohet edhe nga ajri. “Duhet të vëmë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për rrugët e bllokuara. Kërkohen 5 borëpastruese në akset kryesore, si dhe pajisja e tyre me skorie e kripë. Drejtoria e Rezervave të përgatisë paketën ushqimore. Në gatishmëri të situatës edhe helikopterët për ndërhyrje nga ajri”, tha më tej Nishani.
Situata në qarqe
Orët e pasdites vazhdojnë të jenë të vështira për mjaft zona në veri të vendit, i cili prej gati 24 orësh është përfshirë nga stuhi dhe reshje bore.
Më tepër probleme raportohen në Pukë, Kukës dhe Dibër. Era e fortë ka sjellë ndërprerjen e energjisë në qytetin e Fushë -Arrëzit dhe në disa fshatra, ndërsa në Kukës, Shkodër dhe Lezhë energjia është rikthyer. Të gjitha komunat në Tropojë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Dibër rezultojnë të bllokuara, pasi trashësia e borës në disa zona i kalon 1 metër, ndërsa në ato më të thella i kalon 2 metra. Ndërsa temperaturat minimale kanë rënë minimalisht 15 gradë nën zero. Mësimi në të gjitha zonat problematike është i pezulluar.
Policia e Shtetit porosit drejtuesit e automjeteve për:
1. Respektimin e normave të shpejtësisë.
2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3. Përdorimin e rripit të sigurimit.
4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6. Përdorimin e dritave jo verbuese.
7. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Sistemi shëndetësor, në mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga temperaturat e ulëta
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili në mbështetje të ligjit “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” ka urdhëruar me një qarkore të posaçme të gjitha strukturat e shëndetësisë në qendër dhe në bazë për menaxhimin dhe qëndrimin në gatishmëri dhe përballimin e situatës së rëndë nga kushtet e motit. Në mbështetje të porosive të veçanta të Kryeministrit Sali Berisha dhe detyrave të Shtabit të Emergjencës për gatishmërinë dhe përgjigjen;  
U R D H Ë R O J:
1.Të ngrihet Grupi Operacional i Menaxhimit të Fatkeqësisë në Ministrinë e Shëndetësisë.
2.Të  aktivizohet Qendra Operacionale e Menaxhimit te Fatkeqësisë në Ministrinë e Shëndetësisë.
3.Të ngrihen dhe të aktivizohen Grupet Operacionale të Menaxhimit të Fatkeqësive në pranë Drejtorive të Shëndetit Publik dhe Spitaleve në rrethet e prekura nga i ftohti ekstrem.
4.Të gjitha institucionet shëndetësore, qendra shëndetësore, poliklinika dhe spitale, të përditësojnë planet e gatishmërisë për parandalimin dhe kontrollin e problematikës shëndetësore që lidhet me stinën e ftohtë dhe të jenë në gatishmëri sipas grafikëve të miratuar paraprakisht.
5.Shërbimet e Urgjencës në të gjithë vendin të përgatisin grafikët e gatishmërisë sipas protokolleve standard të veprimit, duke riorganizuar burimet njerëzore dhe infrastrukturore sipas specifikave gjeografike dhe meteorologjike
6.Drejtoritë e Spitaleve të bashkërendojnë punën me Drejtoritë e Shëndetit Publik dhe Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për mbulimin me shërbimin e Urgjencës 24 orë sipas standardit të miratuar.
7.Në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e emergjencave civile dhe organet e pushtetit vendor, të sigurohet shërbimi shëndetësor për banorët e zonave në vështirësi komunikimi dhe transporti për shkak të reshjeve të dëborës dhe kushteve të tjera të motit.
8.Institucionet shëndetësore të sigurojnë medikamentet dhe materialet mjekësore të nevojshme.
9.Institucionet shëndetësore, publike dhe jopublike, të raportojnë çdo javë pranë shërbimit epidemiologjik përkatës të Drejtorisë së Shëndetit Publik, në kuadrin e sistemit ALERT, të gjitha rastet me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme që paraqiten në urgjencat e tyre. Çdo rast me insuficiencë respiratore akute dhe infeksion respirator të rëndë si dhe çdo vdekje e papritur të raportohet brenda 24 orëve.
10.Shërbimet epidemiologjike pranë Drejtorive të Shëndetit Publik të raportojnë pranë ISHP me korrektësi ALERT dhe brenda 24 orëve çdo rast me insuficiencë respiratore akute dhe vdekje të papritur si dhe të organizojnë në bashkëpunim me spitalet transportin e mostrave.
11.Të angazhohen punonjësit e Promocionit të Shëndetit për komunikimin e mesazheve të Shëndetit Publik gjatë stinës së ftohtë përmes klaneve të komunikimit publik.
12.Ngarkohen Drejtoritë e Spitaleve, Drejtoria e QSUT, Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës, Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë, Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe dhe Instituti i Shëndetit Publik për zbatimin e këtij Urdhri
M I N I S T R I
PETRIT  VASILI

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0