Hyrje | Politike | Flet deputeti Eltar Deda

Flet deputeti Eltar Deda

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Vendimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së, reagimi i bazës dhe ndërrimi i zonave për deputetët

 

 

 

 

 


Lidhur me situatën në Partinë Socialiste të Vlorës, ka paqartësi, deklarohen qëndrime dhe opinione të ndryshme deri edhe në anëtarësinë socialiste. Kjo, për shkak se mbledhja e forumeve të partisë në degën lokale janë bërë me dyer të mbyllura për median dhe se burimet që janë përcjellë edhe në shtyp, janë kontradiktore. Gazeta “Telegraf” për të mësuar të vërtetën, kontaktoi me deputetin dhe kryetarin aktual të PS-së, z.Eltar Deda.
Z.Deda, cila është e vërteta lidhur me qëndrimet e degës lokale të PS në mbledhjen e fundit, ka zëra që është kundërshtuar vendimi i marrë në Asamblenë e Përgjithshme se deputetët nuk do të zgjidhen kryetar partie?
Unë nuk e di se nga i keni dëgjuar këto zëra, por e vërteta është se nëse bëhet fjalë për mua Eltar Dedën, deputeti i PS-së dhe Kryetar i PS-së në Vlorë, deklaroi se jam plotësisht dakord me vendimin që mori Asambleja e PSSH-së dhe kësaj nuk i luaj as presjen.
Me këtë doni të thoni se jeni dakord se nuk do të kandidoni për Kryetar i PS-së në Vlorë?
Përgjigja ime ishte ajo që ju thashë më parë. Jam dakord me vendimet e Asamblesë.
Ndoshta janë zëra të tjerë në strukturat e PS-së, që kundërshtojnë këto vendime të Asamblesë, përfshi edhe ndërrimin e zonave?
Unë nuk përfaqësoj zërat që mund të dëgjoni ju, apo që i shohim në faqet e gazetave, unë përfaqësoj Eltar Dedën dhe mendimin tim e thashë prerë dhe nuk është nevoja ta përsëris tre herë.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0