Hyrje | Politike | Dritan Prifti kërkon “pajtim” me Metën: “Kam 10 vjet miqësi, një armiqësi”

Dritan Prifti kërkon “pajtim” me Metën: “Kam 10 vjet miqësi, një armiqësi”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Rrëfehet ish- ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, flet për zhvillimet më të rëndësishme në politikë

 

 

 

 




“Me Ilir Metën kam pasur dhjetë vjet miqësi e një vit luftë, shpresoj që e ardhmja të sjellë normalitet”. Këto fjalë i përkasin Dritan Priftit, ish-ministrit të Ekonomisë i cili një vit më parë publikoi videopërgjimin dhe akuzoi ilir Metën për afera korruptive deri në 700 mijë euro. Që pas vendimit të Gjykatës së Lartë dhe daljes në publik të Spartak Brahos me disa video të papublikuara, Dritan Prifti mesa duket ka ndryshuar qëndrim. Këto dhe  shumë të tjera Prifti i ka analizuar në një intervistë. I pyetur për disa ngjarje si dalja i pafajshëm i Ilir Metës nga Gjykata e Lartë, arrestimet e bujshme për 21 janarin, dalja e videos tuaj me zv.ministrin në media, ai është shprehur se: “Të gjitha më kanë bërë përshtypje, por më shumë më ka bërë përshtypje plogështia e opozitës në këtë periudhë. Prokuroria faktoi që komandanti i Gardës së Republikës ka vrarë një protestues të pafajshëm me armën e tij, kurse opozita, edhe pas kësaj, nuk doli asnjëherë zyrtarisht t’i kërkojë minimalisht dorëheqjen Kryeministrit. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që opozita të veprojë fort?! Pavarësisht faktit a ka vrarë me qëllim apo aksidentalisht, vrasja nga arma e kryegardistit është fakt i pakontestueshëm. Kur arma e shtetit vret një qytetar të pafajshëm, skandali nuk ka ku shkon më i madh se kaq. Opozita mjaftohet me deklarata mediatike dhe nuk ndërmerr asnjë aksion qytetar për të rrëzuar qeverinë. Jam vërtet i mërzitur për këtë dhe si unë ka qindra mijëra qytetarë. Nuk di ç’ka në mendje Edi Rama me këtë strategji”. Ndërsa përsa i përket më shumë pafajësisë së ilir Metës, ai është shprehur se për të pafajësia e tij ishte e pritshme. Ai shtoi se: “Unë çova deri në fund kontributin tim për drejtësinë, nuk u tërhoqa në asnjë çast nga përgjegjësia ime qytetare dhe politike. Paraqita prova dhe dëshmi sa herë duhej. Nga këto prova sot po vuaj vetë padrejtësisht. Ka një përpjekje të koordinuar mirë kundër meje, në mënyrë që denoncuesin (heroin) ta kthejnë në viktimë. Gazeta zyrtare e PD-së, ka disa ditë që shkruan shpifje dhe i bën presion prokurorisë të më godasë mua”. Ai shtoi se: “Ka oferta me para për Prokurorinë që vetëm ta çojë çështjen time në gjykatë, sepse pastaj e rregullojnë vetë mjeshtrit e pushtetit. Unë jam i shqetësuar, por i duruar. Megjithatë, për Ilir Metën unë e pranoj vendimin e Gjykatës së Lartë, sidomos në kushtet që ishte 5-0. Gjykata tha që nuk ekziston fakti. Kjo nënkupton që mënyra e marrjes dhe paraqitjes së fakteve nuk ka qenë ligjore dhe si rrjedhojë është bërë nul ekzistenca e tyre. Gjyqtarët e njohin ligjin më mirë së unë dhe jam i detyruar t’i besoj arsyetimit të tyre. Unë e bëra sakrificën time, pavarësisht se, i vetëm përballë të gjithëve. Në këto kushte të shtetit ligjor, unë s’kam ndërmend kurrë të merrem me denoncime dhe veprime të tilla”.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0