Hyrje | Politike | Topalli - Sannino

Topalli - Sannino

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Fuqizimi i Parlamentit dhe mbështetja për integrimin. Konsensus për miratimin e ligjeve me 3/5-t

 

 

 

 



U mbajt dje në selinë e Kryesisë së Kuvendit, seminari “Fuqizimi i Parlamenteve dhe integrimi evropian”. “Ka një vullnet të fuqishëm dhe një angazhim të madh për të çuar përpara procesin e integrimit dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, sepse janë 96% e shqiptarëve që kërkojnë, që vendi jonë të jetë anëtar i familjes së madhe evropiane. Ne duhet të përfaqësojmë vullnetin e tyre!”. Me këto fjalë, Kryetarja e Kuvendit përshëndeti punimet e seminarit “Fuqizimi i Parlamenteve dhe integrimi evropian”, organizuar nga Instituti IPALMO në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë, Dhomën e Deputetëve italiane dhe Parlamentin shqiptar. Të pranishëm në këtë seminar, ishin Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sannino, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani,  Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi, deputetë të të gjitha forcave politike nga Parlamenti shqiptare dhe ai italian, përfaqësues të shoqërisë civile etj. Duke u ndalur tek marrëveshja e 14 nëntorit, ku opozita i’u bashkua mazhorancës për shqyrtimin, diskutimin dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, Kryetarja e Kuvendit tha se perspektiva evropiane është një proces që i takon të gjitha forcave politike dhe të gjitha grupeve parlamentare. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi edhe vijimin e punës me Komisionin për Reformën Zgjedhore si dhe grupin e punës për rishikimin e Rregullores së Parlamentit në përputhje me atë të Parlamentit Evropian. “Në marrëveshjen e 14 nëntorit, në çdo kalendar tre-javor ne kemi marrë përsipër që të diskutojmë, të shqyrtojmë dhe miratojmë ligjet e tjera që janë me 3/5. Natyrisht, kemi në kalendar Kodin Civil, Kodin Penal. Unë e shoh me optimizëm të ardhmen,  besoj se javën e ardhshme deputetët do marrin seriozisht në shqyrtim Ligjin për Ngritjen e Gjykatës Administrative. Është një institucion që shërben për të lehtësuar dhe mbështetur biznesin, është një institucion që lufton korrupsionin, është një institucion që jep garanci për mbrojtjen e të drejtës së pronës dhe ndihmën në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me çështje madhore që prekin direkt interesin e qytetarëve”, u shpreh zonja Jozefina Topalli. Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino shprehu edhe njëherë  angazhimin e fortë të Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tërësi. “Po e përsëris që nga ana jonë do të vazhdojë të jetë një mbështetje e fortë, një vullnet i fortë për të mbështetur dhe për të shoqëruar këtë proces”,- tha Sannino. Ai tha se Shqipëria i ka të gjitha forcat dhe energjitë për të përshpejtuar hapat drejt BE ndërsa nënvizoi rëndësinë e përpjekjeve të të gjitha forcave politike në funksion të këtij procesi.  Ambasadori Gaiani, në fjalën e tij vlerësoi se ky aktivitet është pjesë e një kuadri bashkëpunimi të shkëlqyer parlamentar që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë, i fuqizuar nga vizita reciproke të herë pas hershme dhe që synon forcimin e mëtejshëm të dialogut e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0