Hyrje | Politike | Efektet e krizës në Shqipëri, ulen investimet e huaja

Efektet e krizës në Shqipëri, ulen investimet e huaja

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shqipëria renditet e treta si më e rrezikuara nga ngërçi i financimeve nga Banka Botërore

 

 

 





Kriza ekonomike ka filluar që të japi efektin e saj në vendin tonë në një nga sektorët më të rëndësishëm siç është ai i ndërtimit. Sipas të dhënave nga instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës, fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëri ka rënë të paktën që nga viti 2008, atëherë kur filloi të konturohej edhe kriza ndërkombëtare. Fatmirësisht në 2010 vendi pati rritje të fluksit të kapitalit të huaj, por rezultati më pas ishte i dobët duke zbritur në 650 milionë euro. Ky fakt përforcohet edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila duke analizuar të dhënat tre-mujore që prej vitit 2008 vëren se fluksi i investimeve direkte në Shqipëri ka ardhur në rënie. Sipas bankës, kjo rënie lidhet ngushtësisht me pasiguritë e krijuara në vend dhe jashtë me ecurinë e ekonomisë, me normën e ulët të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe me rënien e indeksit të besimit tek biznesi. E parë në kontekstin e rajonit, vendi i parë që po njeh rritje të investimeve të huaja direkte mbetet Serbia e cila edhe pse e vendosur nën regjimin e FMN-së për shkak të përkeqësimit të stabilitetit të saj financiar ka mundur të tërheqë investitorë të huaj. Shqipëria në rajon renditet mes vendit të dytë dhe të tretë me konkurrenten më të drejtpërdrejtë, Malin e zi. Megjithatë, renditja ka ndryshuar gjatë këtyre viteve në varësi të reformave që kanë kryer qeveritë e vendeve të rajonit. Tërheqja e kapitalit të huaj për Shqipërinë ka qenë përherë një sfidë, por në kontekstin e krizës ndërkombëtare ajo mbetet një masë emergjente. Në raportin e fundit të Bankës Botërore të quajtur prospekti global, mes 30 vendeve në zhvillim nga e gjithë bota, Shqipëria renditet e treta si më e rrezikuar nga ngërçi i financimeve. Banka vëren se këtë vit nevoja për financime nga jashtë për Shqipërinë do të rriten në 21.3 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Kjo gjendje e Shqipërisë e bën bankën të arrijë në konkluzione dramatike duke parashikuar edhe mbyllje të bizneseve vendase.

Berisha: “Modeli ekonomik do të vazhdojë të bazohet në standarde liberale”
Në mbyllje të vizitës së tij në Mynih, në Gjermani, ku mori pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë, Kryeministri Berisha dha një prononcim për TVSH- në, në të cilin u shpreh:
“Konferenca në sesionin e pasdites pati si temë kryesore krizën ekonomike, krizën e borxheve dhe krizën e Euros. Në këtë seancë, Kryeministri i Italisë, Mario Monti, njohu audiencën me të gjitha vendimet e rëndësishme të qeverisë së tij për të nxjerrë Italinë nga kriza”. Më tej Berisha shtoi se, u debatua gjerësisht dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm ishte mendimi i Presidentit të Bankës Botërore, Robert Zoellick, por edhe i personaliteteve të tjera, se masat e deritanishme, të ashtuquajtura masa të ashpërsisë, me rritje taksash, kanë qenë tërësisht të paefektshme. Robert Zoellick, Mario Monti, George Soros, së bashku me Presidentin e Deutsche Bank, zotin Ackermann, siguruan si një rrugë të re domosdoshmërinë e përqendrimit, para së gjithash dhe mbi të gjitha, te rritja ekonomike, e cila përbën shtyllën kryesore të shanseve të qytetarëve të këtyre vendeve. Natyrisht, parashikimet për daljen e eurozonës nga kriza nuk ishin dhe aq optimiste.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0