KShH: Rritet ndjeshëm kriminaliteti, qeveria të marri masa!
ALARMI/Këshilli Shqiptar i Helsinkit, shqetësohet për rritjen e numrit të vrasjeve dhe vjedhjeve në Shqipëri
Pas një sërë ngjarjesh të rënda, si vrasje, vjedhje, vënie tritoli që kanë ndodhur në vendin tonë, ka reaguar në një deklaratë me shqetësim Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH). Duke përmendur ndër të tjera edhe dy vrasjet e njëpasnjëshme në Tiranë, KSHH thekson se “pavarësisht nga përpjekjet që janë bërë e po bëhen për zbulimin e krimeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, masat për parandalimin e veprave penale të mësipërme nuk kanë qenë në nivelin e duhur.” KShH sjell në vëmendje të organeve përkatëse se për parandalimin e krimeve, është i nevojshëm bashkëpunimi më i mirë midis tyre, ndërsa nga organet e specializuara kërkohet zbulim, hetim dhe gjykim i shpejtë. Më tej në deklaratën për shtyp thuhet se zvarritja në këtë drejtim ndikon negativisht në besimin e qytetarëve ndaj organeve të policisë dhe atyre të drejtësisë në përgjithësi si dhe krijon një situatë pasigurie për jetën, shëndetin dhe pasurinë e shtetasve. Ndërsa theksohet se: “Shtetasit shqiptarë meritojnë të jetojnë të qetë në punë dhe në shtëpi si dhe t’u ofrohet siguri në ambientet ku ata ndodhen. Së fundmi, KShH dëshiron të theksojë se e drejta e jetës është një e drejtë themelore e njeriut që garantohet nga neni 21 i Kushtetutës dhe neni 2 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Shteti ka detyrimin pozitiv për të siguruar shtetasve brenda juridiksionit të tij garanci dhe mbrojtje efektive për gëzimin e kësaj të drejte”.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj