Hyrje | Politike | Intervistë me Spartak Brahon

Intervistë me Spartak Brahon

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pse e mbrojta Metën dhe videot për Priftin. Sulmet e Prokurorisë dhe 21 janari. Kush do të jetë Presidenti i ardhshëm

 

 

 





Zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit nuk e shikon të lidhur me emra konkret, juristi Spartak Braho, ndërkohë që, ka besim se kjo çështje do zbardhet pasi janë future në lojë dhe struktura ndërkombëtare siç është FBI-ja. Në një intervistë të dhënë për “Telegraf”, ai është shprehur i pakënaqur me sulmet që i janë bërë prokurorisë në ditët e kaluara kryesisht nga maxhoranca dhe se ai vetë personalisht është i distancuar nga këto dhe sulme që bën mbi këtë institucion. Presidentin e ardhshëm për të cilin po flitet që të jetë konsensual, ai nuk e sheh si një domosdoshmëri që të jetë i propozuar nga opozita apo nga PD, sipas tij mund të dalë një figurë që të jetë i përshtatshëm për këtë post, dhe nuk është e thënë që duhet të jetë nga njëri krah apo nga krahu tjetër. Përsa i përket videove që posedon për Priftin ai ka deklaruar se,  “kur të thotë Kutia e Pandorës” duhet të hapen atëherë do i hapim. E përdorur në mënyrë simbolike nëse ajo Kutia e Pandorës, do të na japë leje për ta hapur, atëherë do ta hapim. Pra nëse do të jetë koha dhe vendi i duhur ato do ti jepen publikut dhe organeve përkatëse”.

-21 janari është një çështje që pritet të zbardhet, si e vlerësoni punën e zonjës Rama, a besoni se do të ketë një hetim të pavarur?
-Unë do të thoja që zbardhjen e kësaj ngjarje nuk e shikoj të lidhur me emra konkret, qoftë kjo dhe me prokuroren e përgjithshme. Zbardhjen e të vërtetës unë e shoh nga impenjimi që duhet të ketë organi dhe ata prokurorë, të cilët e ndjekin këtë çështje direkt. Por që kam besim që përsa kohë që janë të angazhuara dhe struktura dhe agjenci ndërkombëtare si FBI-ja, dhe sa kohë që organizmat ndërkombëtarë janë të interesuar. Ku kam parasysh këtu ambasadorët e huaj janë të interesuar për zbardhjen e kësaj ngjarje, për këtë besoj që do të ketë një përpjekje serioze për t’i dhënë opinionit tërë skenarin, autorët përgjegjës për vrasjet dhe autorët e organizimit të kësaj ngjarje të rëndë.
-Maxhoranca ka hedhur një sërë akuzash mbi Prokurorinë, si i cilësoni këto deklarata që janë bërë mbi këtë institucion për shkak të kësaj ngjarje?
-Unë nuk dua të bashkohem me korin e sulmeve pavarësisht se Prokuroria në vazhdimësi ka treguar nivel të ulët në hetimin e mjaft ngjarjeve të rëndësishme. Parimisht jam kundër sulmeve politike ndaj prokurorisë,  gjithsesi do të thosha që është e pashmangshme që ekzekutivi të jetë në një zë me organet e Prokurorisë. Ose anasjelltas janë dy organe, të cilat shteti i ka ndërtuar në mënyrë të atillë që gjithsecili kontrollon punën e njëri-tjetrit. Njëri ekzekutivin, kurse Prokuroria kontrollon veprimtarinë antiligjore, apo shkeljet që bën ekzekutivi, ndërkohë që është po ky ekzekutiv që duhet ta mbështesë veprimtarinë antiligjore që bën ekzekutivi. Ndërkohë që, është po ky ekzekutiv që duhet ta mbështesë prokurorinë në luftën kundër kriminalitetit. Por gjithsesi unë në parim mbetem kundër sulmeve ndaj Prokurorisë.
-Para pak ditësh pamë pafajësinë e zoti Meta, si do e komentonit këtë proces të gjatë dhe sa ndikoi në imazhin e LSI-së, një proces i tillë?
-Në lidhej me këtë çështje unë kam bërë një prononcim mjaft të gjatë në media. Por në lidhje me vlerësimin tim për këtë çështje unë do e përmblidhja shkurt dhe do të thoja që kur flet organi supreme i gjykatës së lartë, të tjerët duhet të heshtin. Gjykata që është një institucion i rëndësishme që bën drejtësi, ajo e ka cilësuar zotin Meta tërësisht të pafajshëm. Gabimi i Prokurores së Përgjithshme do të justifikohej deri në momentin që çështjen e çoi në gjyq. Por kjo do të falej duke u justifikuar me mungesën e profesionalitetit, që ka që nga momenti që Prokurorja e përgjithshme injoron vendimin e Gjykatës së Lartë dhe vë në diskutim procesin.
-Një çështje tjetër mjaft e rëndësishme mbetet çështja e zgjedhjes së Presidentit, maxhoranca deklaron se e ka ajo,ndërsa opozita kërkon një president konsensual, si i vlerësoni këto qëndrime dhe çfarë qëndrimi ka LSI për këtë?
-Do të thoja që për ta zgjedhur një president konsensual do të ishte e domosdoshme dhe e dobishme njëkohësisht. Por kjo nuk do të thotë që do të jetë president konsensual nëse do ta propozojë PS apo PD. Konsensus do të thotë që mund të dalë një ditë të bukur një figurë që të jetë i përshtatshëm për këtë post dhe nuk është e thënë që duhet të jetë nga njëri krah apo nga krahu tjetër.
-Zoti Braho, ju keni deklaruar se posedoni disa video të zotit Prifti, të cilat mund t’i publikoni në një moment të mëvonshëm. Mund të na thoni diçka më tepër në lidhje më këto video dhe kur do i publikoni?
-Unë e kam thënë që kur të thotë kutia e “Pandorës” duhet hapet atëherë do i hapim. E përdorur në mënyrë simbolike nëse  kutia e Pandorës, do të na japë leje për ta hapur, atëherë do ta hapim. Pra, nëse do të jetë koha dhe vendi i duhur ato do t’i jepen publikut dhe organeve përkatëse.
-Po punën për reformën zgjedhore a e shihni në rrugën e duhur?
-Nuk e di ka kaq zhurmë për këtë reformën zgjedhore, ka kaq kthesa, qëndrime të kundërta sa nuk më bëjnë që ta shikoj me optimizëm reformën zgjedhore. Aq më tepër që edhe pse tëra palët bërtasin që duhet përfunduar, unë nuk kam ndonjë prirje që të shpreh ndonjë mendim pozitiv për këtë proces. Aq më tepër që nuk i shkon përshtat partive politike dhe atyre opsioneve që mbështet Lëvizja Socialiste për integrim për reformën zgjedhore.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Tomorr ne 06/02/2012 19:13:49
avatar
Mire per prokurorine,por ti di mire te vertetat mashtruese te Metes!A qendrojne deklaratat tuaja ne parlament qe Berisha eshte agjent dhe nese jo,perse i bete dhe nuk pergenjeshtroni vetveten?Nese po,atehere si ka mundesi te jeni ne krevat me te?Kam pasur respekt per babain tuaj qe me ka puthur ne ball ne stadiumin"Tomorri"nese jeton e di kush jam une se ishim krah per krah ne ate proteste kunder Berishes,nese nuk jeton,coni nje lule mbi varrin e tij,nen emrin e nje te panjohuri si une..qe kur te vij ne Durres,nga mergimi,do ti coj vet nje buqete te merituar!Me ty,nuk jam aspak dakort,bile veshtire te vish ndonjehere ne ide me mua,qe ishin dhe mbeten njelloje si te babait tuaj qe me puthi ne ball dhe tha:"Jam i lumtur qe po puth ne ball nje Luan te Tomorrit!
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0