Berat/ Shpërndarja e deputetëve
Kryebashkiaku Nasufi: Të respektohen vendimet e forumeve! Kryetari i PS-së Brisku: "Nuk ka tensione në bazë"
Pas një polemike të madhe politike që ka mbërthyer Partinë Socialiste në Berat, ku Asambleja ka vendosur lëvizjen e deputetit të Beratit, Erjon Braçe për të shkuar në rrethin e Korçës dhe zëvendësimin e tij nga një tjetër figurë të shquar, në këtë parti Namik Doklen, ku mbas vendimit të kryesisë (Asamblesë) të Partisë Socialiste ka patur polemikë të mëdha në radhët e strukturave të njësive socialiste në këtë rreth. Një pjesë ka përkrahur largimin e Braçes nga Qarku i Beratit dhe zëvendësimin e tij nga një tjetër deputet, Namik Dokle. Ndërsa një pjesë tjetër e socialiste përkrahësit e Erjon Braçes i kanë dërguar peticion Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Ramës, për të mos e larguar Braçen nga Qarku i Beratit. Për këtë polemikë shumë të madhe politike në këtë qark ne i kemi marrë një prononcim dy nga krerëve lokal të PS-së, së Bashkisë Berat, Fadil Nasufi që është Kryetari i Bashkisë dhe njëherazi anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të PSSH-së dhe Çlirim Brisku kreu i selisë rozë të kësaj bashkie, në një prononcim ato kanë shprehur vlerësimet e tyre rreth çështjes shumë të folur ditët e fundit që ka të bëjë me vendimin e Asamblesë Kombëtare të PSSH, për ndarjen e re të zonave përgjegjëse për secilin nga Anëtarët e Kryesisë së PSSH-së. Ata janë ndalur më konkretisht në atë që është quajtur ‘refuzim’ i deputetit Erjon Braçe, i cili në funksion të anëtarit të kryesisë së PSSH-së, është deleguar nga Asamblesë Kombëtare të PSSH-së për të shkuar në rrethin e Korçës. Të dy krerët lokal ndërsa kanë vlerësuar punën e deputetit Erojn Braçe si deputet, kanë thënë se respektojnë vendimet e Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare të PSSH-së.
Z. Nasufi! Ju jeni një ndër kuadrot më me përvojë të PS-së dhe aktualisht mbani postin e Kryetarit të Bashkisë Berat si dhe jeni anëtar i Asamblesë Kombëtare të PSSH-së. Kush është komenti Juaj lidhur me debatin e ditëve të fundit në selinë rozë rreth caktimit nga Asambleja e anëtarit të kryesisë Erjon Braçe për të punuar në rrethin e Korçës ?
Nuk jam i prirur që të bëhen lajme dhe ngjarje veprimet e personazheve publike, në sensin që iu fryjnë konflikteve. Nuk janë çështje që i zgjidhin mediat vendimmarrjet e forumeve. Unë vlerësoj maksimalisht deputetin Erion Braçe dhe kontributin e tij aktiv e permanent si deputet dhe politikan. PS-ja, ka investuar për kapitalet e saj politik dhe për vlerat e çmuara që kanë shumë figura dhe personalitete në nivel lokal e kombëtar. Por dua të theksoj se janë forumet ato që vendosin për qarkullimin e këtyre vlerave dhe për sinkronizimin e veprimit politik në përputhje me axhendën politike të PS-së.
Diçka më konkretisht për debatin e fundit lidhur me deputetin Erjon Braçe?
Përmbushja e mandatit të deputetit kryhet në zonën, ku ai është zgjedhur, ndërkohë që, gjykimin e lëvizjes për mandatin e Anëtarit të Kryesisë e ka Kryesia dhe Asambleja Kombëtare e PSSH-së. Unë kam për detyrë dhe mision të respektoj dhe të kryej angazhimet e mia politike për mandatin që kam, të bashkëpunoj me të gjithë të zgjedhurit, të deleguarit dhe të respektoj disiplinën e hierarkive dhe forumeve të PS-së.
ÇLIRIM BRISKU, KRYETAR I PS-SË, SË BASHKISË BERAT
Z. Brisku! Ju jeni kryetar i PS-së, së Bashkisë Berat, ku edhe zhvillohen më së shumti debatet politike dhe zhvillimet në PS. Kush është komenti juaj lidhur me debatin e fundit që ka të bëjë me caktimin nga Asambleja Kombëtare të anëtarit të kryesisë Erjon Braçes për të punuar në rrethin e Korçës ?
Unë vlerësoj punën e Erjon Braçes si deputet i Beratit, por nga ana tjetër nuk jam kundër vendimeve të forumeve të partisë. Po kështu nuk kontestojmë asnjë nga anëtarët e kryesisë së PSSH-së që është ngarkuar apo do jetë edhe në të ardhmen për të punuar së bashku në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët që është fuqizimi i strukturave të PS-së dhe fitorja e PS-së, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e më tej.
Pas takimit të Asamblesë së Rrethit, është folur se në përfundim të takimit dhe konkretisht në kohën kur janë ndarë formularët e anëtarësisë ka pasur tension nga disa prej të zgjedhurve lokal të PS-së. Ju kini qenë aty, kush është e vërteta e kësaj ngjarje?
Mbledhja e Asamblesë së Rrethit u zhvillua e mbyll pa tensione e kontestime, por është e vërtet se në kohën kur po shpërndaheshin formularët e anëtarësisë, disa iu kërkuan sekretareve të PSSH-së, që të rishikojnë qëndrimin rreth largimit të deputetit dhe njëherazi anëtari i Kryesisë së PS-së, Erjon Braçe nga Berati për në Korçë. Por nuk mund të them se ka pasur ‘tension’ apo ‘rebelim’ siç është komentuar. Të gjitha problemet u diskutuan në mbledhjen e punës të Asamblesë së rrethit, ku, ju siguroj se, nuk ka pasur asnjë tension apo kontestim. Unë edhe njëherë theksoj se e vlerësoj punën z. Erojn Braçe si deputet, por nga ana tjetër nuk kontestoj asnjë nga anëtarët e Kryesisë së PSSH-së. Sipas gjykimit tim, debatet janë pjesë e diskutimit të problemeve në forume, ndërkohë që, vendimet e forumeve të partisë janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj