Opozita dorëzon imunitetin
HETIMI PËR 21 JANARIN/ Kuvendi u heq imunitetin tre deputetëve të PS, të cilët do të hetohen nga Prokuroria
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e djeshme plenare, heqjen e imunitetit për tre deputetët e PS që do të hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme për 21 janarin. Sipas të dhënave zyrtare nga tabela e kuvendit, pas mbajtjes së fjalës së rastit nga tre deputetët, heqja e imunitetit të tyre u votua si më poshtë: Taulant Balla, 118 vota pro, 8 kundër, 2 abstenim, 2 pa votuar; Tom Doshi, 116 pro, 9 kundër, 4 abstenime, 2 pa votuar; Besnik Baraj, 107 pro, 19 kundër, 3 abstenime, 1 pa votuar.
Balla: “Berisha i quan vrasësit heronj”
I pari që mori fjalën ishte Taulant Balla. Ai tha se, ndjehet krenar që është kërkuar heqja e imunitetit të tij ndërsa shtoi se është i gatshëm për tu hetuar. Balla tha se kjo qeveri, e la qytetarin shqiptar pa të nesërme ndërsa Kryeministri Sali Berisha po i quan vrasësit heronj. Balla tha se, ndjehet keq që nuk mundi të bënte diçka për t’i shpëtuar katër viktimat.
Doshi: “Ma hiqni imunitetin, organizova protestë paqësore”
Deputeti i PS-së, Tom Doshi u bëri thirrje kolegëve të tij në Parlament që të votojnë heqjen e imunitetit të tij karshi hetimeve të prokurorisë për 21 janarin. Ju kërkoj që të votoni për heqjen e imunitetit tim,- tha Doshi. Ai pranoi kur tha se, “i kam organizuar shkodranët për protestë paqësore”. Sipas Doshit, ai ka bërë thirrje për qetësimin e pjesëmarrësve kur situata ishte acaruar nga veprimet dhe ndërhyrja e policisë. Deputeti i PS-së theksoi se, policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe kjo ka qenë e dukshme. Qytetarët kishin mllef për Berishën dhe pankarta në duar. Kam hyrë mes protestuesve dhe policisë,- tha Doshi. Sipas tij, vrasësi i 21 janarit është Sali Berisha. Ai nuk më mposht dot me këto shantazhe pasi provokoi turmën më 21 janar,- tha deputeti i PS-së.
Baraj: “Dhunuesit janë në qeveri”
Deputeti i PS, Besnik Baraj për të cilin Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit në kuadër të hetimeve të 21 janarit, akuzoi dje qeverinë për dhunën e asaj dite. Dhunuesit e vërtetë janë në qeveri dhe kryeministri. Qytetarët dolën atë ditë në rrugë për të protestuar,- tha Baraj. Ai theksoi se, policia dhe Garda përdorën shkopa gome e gaz lotsjellës ndaj popullit duke vënë në dukje se atë ditë protestuan 200 mijë qytetarë. Ky fakt sipas, Barajt e bën 21 janarin një nga ngjarjet më tragjike që kanë ndodhur në historinë e Shqipërisë.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj