Hyrje | Politike | Reagon Nexhmije Hoxha

Reagon Nexhmije Hoxha

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në prokurori, ata që kanë grabitur dorëshkrimet origjinale të Enverit. Flasin Muharrem Xhafa dhe Adriatik Alimadhi

 

 

 

 

 

Me anë të një letre publike, e veja e ish-diktatorit komunist, Nexhmije Hoxha, bën me dije se në Arkivin e Shtetit, janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të Ditarëve Personal të Enver Hoxhës.
Me anë të kësaj deklarate, zonja Hoxha vë në dijeni median dhe opinionin publik të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, kudo ndodhen se: Në Arkivin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të Ditarëve politike e familjare të Enver Hoxhës, si dhe dorëshkrimet origjinale të Kujtimeve të tij.
Kur ka ngjarë ky akt kriminal i pashembullt, ne nuk e dimë. Ky fakt u konstatua vetëm kohët e fundit, kur familja e shqetësuar që në disa emisione televizive e në shtyp, po flitej e shkruhej nga ndonjë publicist se dispononte dokumente nga arkivi personal i Enver Hoxhës, dërgoi në AQSH pjesëtaren e saj, Teuta Hoxha, që kërkoi në Fondet e Dosjet përkatëse ku rezultoi se mungonin dorëshkrimet origjinale. Ky konstatim iu bë me dije Drejtores së Arkivit të Shtetit, e cila pasi bëri verifikimet e saja, na komunikoi zyrtarisht me shkresat Nr. 5336/1 më datë 14-12-2011 dhe Nr.3112/11 më datë 27-12-2011 për mos ekzistencën e këtyre materialeve në Fondet e këtij Arkivi. Kjo zhdukje, vjedhje a përvetësim qoftë, flet për një gjendje jo normale në Arkivin e Shtetit. Është një shkelje flagrante e ligjeve që përcaktojnë funksionimin rigoroz  të Arkivit të Shtetit, ku theksohet qartë:( Neni 63.) “Arkivat mbrojnë jetën intime të personit. Ndalohet njohja, shfrytëzimi dhe publikimi i dokumenteve që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cenojnë jetën private të personit. Dokumentet që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cenojnë jetën intime të personit, shërbehen vetëm pasi kanë kaluar, sipas rastit, 50 deri në 150 vjet nga data e krijimit të tyre.” Përmbajtja e këtij neni është në përputhje me parimin bazë të njohur në gjithë ligjet e shteteve të përparuara mbi arkivat, ku këto trajtohen si tempuj, ku ruhet e mbrohet dokumentimi i historisë së një vendi, të një shteti a personaliteti të shquar, qoftë politik, shoqëror a kulturor. Enver Hoxha, Ditarët e tij i dorëzonte, vit pas viti, në Arkivin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, me anë të sekretarit të tij personal, Haxhi Kroi. Ne, si familje, kemi në dispozicion kopjet e këtyre Ditarëve. Arkivi i KQ të PPSH kaloi tërësisht në Arkivin e Shtetit pas ndryshimit të sistemit monist me atë pluralist, menjëherë kur PPSH u transformua në Parti Socialiste. Përveç sa u parashtrua më sipër lidhur me zhdukjen e dorëshkrimeve origjinale të Ditarëve e shumë shkrimeve të tjera, shohim që nga ndonjë stacion televiziv, transmetohen fragmente filmash dokumentarë nga jeta private e Enver Hoxhës, pa marrë leje nga familja, siç kërkohet në ligjin përkatës për këtë lloj dokumentarësh. Nuk është fjala aspak për dokumentarë që i përkasin jetës zyrtare, politike e shoqërore të Enver Hoxhës. Para këtyre shkeljeve të ligjeve, me humbje tejet të rënda për mua si bashkëshorte si dhe për fëmijët tanë, rrjedhimisht trashëgimtarë të këtyre dokumenteve të Enverit,unë menjëherë pas këtij njoftimi publik, do t’i drejtohem institucionit përkatës shtetëror, Prokurorisë së Përgjithshme të bëjë punën e saj, të hetojë e të zbulojë çfarë lëshimesh janë bërë nga drejtuesit e AQSH dhe të vihet gisht mbi përgjegjësit, kushdo qofshin këta, direkt a indirekt, të brendshëm e jo më pak të jashtëm, të vjetër apo të rinj. Denoncimi i këtyre shkeljeve në Prokurorinë e Përgjithshme, do të bëhet nga djali ynë i madh, Ilir Hoxha. Familja, për këtë humbje të madhe, do të njoftoj edhe Qendrën Ndërkombëtare të Arkivave, anëtare e së cilës është edhe AQSH. Zbulimi i këtij akti të shëmtuar, tepër i dhimbshëm për familjen tonë, duhet trajtuar jo si një ngjarje e rastit që, lidhet vetëm me një person, kundër të cilit, gjatë këtyre 20 vjetëve të demokracisë, është hedhur një mal me baltë dhe janë kurdisur shpifje e falsifikime të paimagjinueshme. Akti i zhdukjes së dorëshkrimeve origjinale të Enver Hoxhës, nga Arkivi i Shtetit duhet parë si pjesë e strategjisë antikombëtare e antihistorike të pushtetarëve demokratë, për asgjësimin e çdo gjëje që i përket së kaluarës 50 vjeçare, përfshi Luftën e lavdishme për çlirimin e Atdheut dhe, pas saj, për ndërtimin e një Shqipërie të re, të Pavarur, Sovrane dhe me një shoqëri të emancipuar. Në këtë vit të 100 vjetorit të Pavarësisë e krijimit të Shtetit shqiptar, Qeveria e Sali Berishës dhe forcat që e mbështesin atë, janë në dilemë të madhe, si të mënjanojnë këtë periudhë historike gjysmë shekullore.
Këta njerëz, për të mbajtur fort majat e pushtetit që kanë kapur, bëjnë marrëzira, por sidomos bëhen të rrezikshëm, jo vetëm për një rast të veçantë a persona të caktuar, ata bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë e të Kombit shqiptar.

Flasin për Telegraf
Adriatik Alimadhi, Kryetar i Ballit Kombëtar
Unë mendoj që duhet të dalin në dritë ato që ka bërë  diktatori Enver Hoxha, dhe t’u thuhet shqiptarëve se ja kush ka qenë ky. Ndoshta fakti që familja nuk do që të bëhen publike këto dokumente ndoshta bëhet dhe për faktin që duan të mbrojnë ende atë sistem komunist, prandaj ata nuk duan që të zbulohen ato që kanë bërë. Nuk e shoh si problem këtë, pasi sot jemi në demokraci dhe është më mirë që shqiptarëve, të afërmve t’u thuhet që çfarë mbart ai sistem që atëherë njihet dhe propangadohej ajo parajsa komuniste, ku flitej që Shqipëria do të bëhet kështu e ashtu.
Muharrem Xhafa, Sekretar i Përgjithshëm i PKSH-së
Unë kam mendimin se vërejtja që bën shoqja Nexhmie Hoxha, në lidhje me vjedhjen e dokumenteve të arkivit personal të Enver Hoxhës, është plotësisht e drejtë. Humbja e  dokumenteve të tjera përbën një turp për shtetin, përbën edhe një krim ndaj të drejtës që ka autori vetë Enver Hoxha. Po kështu është edhe një padrejtësi e madhe, sepse duke qenë arkiv personal atë duhet ta trashëgojë bashkëshortja e tij. Prandaj, unë jam i mendimit që shteti nëpërmjet organizmave të tij duhet të verë dorë për të gjetur se si janë humbur këto dokumente të Enverit. Dhe unë jam i sigurt se kjo është bërë  për t’i manipuluar e për t’i përdorur nga kategoria e Fevziut me të tjerë, dhe në fund nga kjo qeveri.

Subscribe to comments feed Komente (5 publikuar):

drini ne 08/02/2012 22:36:10
avatar
jam shume dakort me shkrimet e siperpermendura,sa me shume jetojme kohen flliqesire ,plere te vertete pa asnje element demokracie te vertete po te gjitha hipokrizira ,aq me shume lartesohet koha dhe vepra e enver hoxhes,sepse tani vetem demokraci nuk ka ,cdo gje eshte shperdoruar ne menyren me te felliqur dhe shkaterruese ska asjne lidhje me demokracine e vertete,sipas pushtetareve ne pushtet demokracia per ta eshte vjedhje ,vrasje te papara si asnjehere ne kte kohe ,shkatrrim institucionesh shteterore ,shplarje truri prokuroreve gjykatesve ,nxitje imoraliteti tek te rinjte nepermjet tv te shfrenuara qe i sherbejn kurves politike ,shkatrrim familje , varferi e tejskajshme deri ne palce ,shitje e trojeve shqiptare per intresa mafioze ,e ku e kemi demokracine ketu ,prandaj zonja nexhmie ka te drejte ti kerkoje dokumentat ,dhe te kerkoje llogari per shqiperine e minuar nga sali krimineli qe nuk punon per shqipetaret ,por per familjen e tij dhe klanit te tij mafioz .
ersi ne 06/02/2012 00:47:54
avatar
po te zhdukesh keto dokumenta do thote te mohosh historin e vertete ,cdo popull i ruan dokumentat ,nevila i ka zhduk me qellime dh eurdhera nga lart ,turp dhe vetem turp per te gjithe brezat ,qe duan te njohin te shkuaren dh ete gjykojne ne menyre realiste dhe kritike per anet pozitive dh enegative te kohes
rezarta ne 06/02/2012 00:41:42
avatar
kjo zonja NEXHMIE ka shume te drejte te kerkoj dokumentat e zhdukura te ENVERIT ajo qe ka ndodhur eshte nje krim kunder shqiperise ,sepse ne ato dokumenta evidentohet historia e lavdishme e nje kombi e nje populli duhet te dali para drejtesis qelbesira nevila nika per zhdukjen e arkivit te gjitha dokumentave ajo eshte fajtore bashke me klanin e fefzos tullacit nipit te tradhetarit kombit esat toptanit,keto zhduken me qellim qe brezat mos kene memorje per t ekaluaren e ndritur dh etu ngulet ne koke vetem koha e felliqur vrastare hajdute e sali kriminelit .
arberia ne 06/02/2012 00:24:24
avatar
ENVER HOXHA eshte nje nder figurat e ndritura te kombit shqiptar dhe koha e sotme plere qe po jetojme e verteton dhe me mire kete gje ,dhe duke e ditur tani dhe duke u qartesuar dhe me shume kjo e vertete ,dokumentat zhduken me qellim te caktuar qe te zhduket historia me e ndritur e shqiperise ,enveri e mori shqiperine shume te varfer ne te gjitha drejtimet ,e beri me shkolla ,e beri me universitete ,e beri me fabrika ,me hidrocentrale ,me hekurudha ,me parqe per te gjitha moshat me rrjet shendetsor falas per te gjithe ,me uzina ,me emancipim te gjithe shoqerise ,me familje te qendrueshme ,me rend dhe qetesi per popullin ,denoj te gjithe ata qe ishin kundra popullit,rrojti si nje njeri me nivel pasuror te zakonshem jo si udheheqes hajdut si eshte saliu dhe gjithe pjella e tij ,ndersa saliu per 20 vjet nuk beri gje tjter por shiti ne favor te familjes se tij gjithe pronat e shqiperis qe u ndertuan ne kohen e enverit,i shkatrroj qellimisht qe shqiptaret mos bejne asgje ne vendin e tyre ,por ti marrin ato nga jashte qe paret e doganave te hyjne ne xhepat e tij ,shkatrroj perfundimisht cdo gje ,futi vllavrasjen veri jug ,qe ne kohen e enverit veriu dhe jugu ishin si moter e vella saliu e shkaterroj kete lidhje qellimisht qe ti vere kunder neri tjtrit ky eshte sistemi qe solli sali krimineli me i madh i te gjitha koherave ,jo ENVER HOXHA LUFTOJ PER POPULLIN JETOJ PER POPULLIN DERI NE FUND TE JETES SE TIJ ,NDERIME TE PAFUND VEPRES DHE PUNES LUFTES SE TIJ HEROIKE ,PER DINJITETIN DH EMIREQENIEN E SHQIPERISE .
drania ne 06/02/2012 00:04:19
avatar
ja u tregoj une se ku jane shkrimet e enver hoxhes , kapni NEVILA NIKEN PER FYTI,DHE COJENI TEK BLEDI FEVZIU ,ATY TEDY I KANE SE QE TE DY PLERA JANE ,FUTINI NE BURG SE FAJIN PER HUMBJEN QELLIMISHT E KANE KETO NE BASHKPUNIM ME TE TJERE DIHET AJO PUNE ,AJO BYTHMADHJA NEVILA HAJDUTJA DHE MOSTRA QE ZHDUK TE GJITHA DOKUMENTAT NE ARKIV ME POROSI TE SALIUT ,KUCKA KOMUNISTE NEVILA NIKA DH ETANI NA HIQET SI DEMOKRATE E LESHIT.
total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0