Hyrje | Politike | Qeveria vendosi ngritjen e komisionit për çmimin e ilaçeve

Qeveria vendosi ngritjen e komisionit për çmimin e ilaçeve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Këshilli i Ministrave/ Ngriti Komisionin e Çmimit të Barnave, si njësi e përhershme, pranë Ministrisë së Shëndetësisë

 

 

 

 




Është vendosur dje nga Këshilli i Ministrave ngritja e Komisionit të Çmimit të Barnave, si njësi e përhershme, pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas Këshillit të Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 51, të                        ligjit nr.9323, datë 25.11.2004, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave, ka vendosur:
1. Ngritjen e Komisionit të Çmimit të Barnave, si njësi e përhershme, pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
2. Komisioni i Çmimit të Barnave kryesohet nga drejtori i Drejtorisë Farmaceutike, në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe ka këtë përbërje:
a) a)  Drejtoria Farmaceutike, në Ministrinë e Shëndetësisë, një anëtar                                                           
a. b)  Ministria e Financave •  dy anëtarë;
c)  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës •   një anëtar;
b. ç)  Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor  •  dy anëtarë.
3. Sekretar i komisionit është një specialist në Drejtorinë Farmaceutike, në Ministrinë e Shëndetësisë. Titullarët e institucioneve të përmendura në këtë pikë caktojnë në detyrën e anëtarit të komisionit punonjës, që kanë lidhje me funksionin dhe detyrat e këtij komisioni.
4. Mbajtësit e autorizimit të tregtimit të barit ose përfaqësuesi i tyre i autorizuar, përfaqësitë farmaceutike të huaja në Shqipëri, brenda datës 30 shtator të çdo viti, deklarojnë me shkresë, në zarf të mbyllur, pranë Drejtorisë Farmaceutike, në Ministrinë e Shëndetësisë, çmimet “CIF” në euro ose dollarë, për barnat e importit, dhe çmimet “EXË” (ex-vvorks) në lekë, për barnat e fabrikuara në vend.
5. Drejtoria Farmaceutike njofton, zyrtarisht, mbajtësit e autorizimit të tregtimit të barit, përfaqësitë farmaceutike të huaja në Shqipëri, për dorëzimin e informacionit për çmimet, jo më vonë se dy muaj para datës 30 shtator.
6. Komisioni i Çmimit të Barnave, brenda datës 5 tetor të çdo viti, mblidhet me njoftim të kryetarit për hapjen e zarfeve të çmimeve të deklaruara, të cilat siglohen nga anëtarët e pranishëm të komisionit.
7. Komisioni i Çmimit të Barnave, brenda datës 5 nëntor, mblidhet për të shqyrtuar informacionin e përpunuar nga specialistët e çmimeve të barnave në Drejtorinë Farmaceutike, për barnat e listës që rimbursohen nga ISKSH-ja. Në këtë mbledhje, komisioni miraton çmimet që do të shpallen zyrtarisht.
8. Komisioni i Çmimit të Barnave, brenda datës 15 dhjetor, mblidhet për të shqyrtuar informacionin e përpunuar nga specialistët e çmimeve të barnave në Drejtorinë Farmaceutike, për barnat jashtë listës së rimbursuar nga ISKSH-ja. Në këtë mbledhje, komisioni miraton çmimet që do të shpallen zyrtarisht.
9. Mbledhjet e Komisionit të Çmimit të Barnave janë të vlefshme kur në to janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij. Miratimi i çmimeve të barnave bëhet me votim të hapur dhe vendimi merret me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Në rast se ka barazim votash, vota e kryetarit është vendimtare.
10. Komisioni i Çmimit të Barnave, kur është e nevojshme, mblidhet me njoftim të kryetarit, për të miratuar çmimet e deklaruara për barnat që regjistrohen gjatë vitit kalendarik. Në këto raste, miratimi i çmimit të barnave bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve pas depozitimit të deklarimit të tyre, pranë Drejtorisë Farmaceutike.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0